Letër e nënshkruar
Hamza Mehmeti
Z.Kryeminister, Minister i Financave, Drejtoreshe e Tatimeve! Në këto rreshta nuk pretendoj të japë në detaje disa probleme që na kane shqetësuar në vite (20 vite),ne si biznese te vegjël në qytetin e Peshkopise. Deri kur do të vazhdoj konkurrenca e pandershme? Inspektorët e Tatimeve kanë marrë rrogën qyl plus rryshfetet nga mosrregjistrimi i shumë bizneseve ne vite. Deri kur do të vazhdoj të mendohet për një vend pune nga të paaftë dhe te pandershëm ne Drejtorinë e Tatimeve Peshkopi?
Deri kur do të vazhdojë pagesa e bizneseve të mëdha baras me bizneset e vegjël, të cilët përvec fitimeve të mëdha po na zën frymën dhe me ndërtime te paligjshme?
Deri kur do ta kemi të sigurtë edhe këtë vend pune pasi ne po falimentojmë nga konkurrenca e pandershme në vite? Deri kur do të kete një kontroll te imët mbi punën e fitimin e paligjshëm të këtyre bizneseve të pandershëm,sepse ju po tentoni ti bëni të ligjshëm? Ato kanë arritur një bazë të mirë infrastrukture me fitime te paligjshme.
Deri kur do të vazhdoj kontrolli nga inspektorët e tatimeve në mënyre të paligjshme mbi ne që në vite po mbajmë frymën gjallë duke paguar shtetin më shumë se korrekt?
Këto rreshta janë përciptazi pasi po të hyjmë në detaje duhen shumë fletë. Deri kur do të kryhet një kontroll i rreptë ne Drejtorinë e Tatimeve Dibër ndër vite? Deri kur do ta kemi të sigurtë edhe këtë vend pune te krijuar vetë pasi për punësim ne shtet nuk bëhet fjalë?
Mos vallë ne duhet të kthehemi në mënyre të dhunshme në mos njohjen e shtetit dhe ligjeve të tij për bizneset derisa të arrihet konkurrenca e ndershme?
Unë që po shkruaj këto rreshta jam tatim pagues i rregullt i këtij shteti nga Nëntori i vitit 1991(pagesat janë lehtësisht të verifikueshme në Tatime,Sigurime Shoqërore e Pushtet Lokal).
