Për fatkeqësinë tonë jemi të detyruar të dëgjojmë këtë farë parlamenti që e kemi zgjedhur vetë. Del në foltoren e gënjeshtrës Fatmir Mediu e u thur lavde ish të burgosurve politikë. Unë nuk kam qene personalisht në ato burgje famëkeqe por kam dëgjuar nga të afërm të mi e më dhemb shpirti. Por ama, si merr guximin e flet me veneracion për ta ky farë birboje, që është tallur me ta. Shqipëria nuk ka nevojë sot për gënjeshtra, qoftë edhe poetike. Diskutimet për të ashtuquajturin “zbardhje e dosjeve” është një gur budallai në ujë. Këtij ligji i ka kaluar koha para 25 vjetësh. Meqë jemi këtu, po bëj edhe unë një “spiunim”. Denoncoj vendosmërisht Berishën si bashkëpunëtor të afërt të regjimit të kaluar dhe si pjesë e nomenklaturës komuniste. E në rast se dosja e tij e shumë të tjerve janë zhdukur, do të gjejnë ndonjë “fukara” për ta bërë shembull. Në fund fjalët e një ufo-je, Zhozefina Topalli “derdh lotë të hidhur” dhe na dërgon të falat e planetit ku ajo jeton në “varfëri” të tejskajshme. Deri kur kështu ma moj zonjë? A ka limit kjo hipokrizi? Nuk e di. Duhet të ketë një rrugëdalje. Është detyrë e jona për ta gjetur. Profeti.
Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
