Deri kur vallë, kjo histori?!

redaktor

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Respekte Dita! Kur komandanti merr një kokërr, ushtarët e shkulin nga rrënjët. Historia 8 vjeçare e qeverisjes së PD-së, është një qeverisje e tmerrshme vjedhjesh e abuzimesh me pasuritë e popullit. U shkretuan pyjet, u gërryen shtratet e lumenjve, u rrafshuan malet, vjedhje në naftë e krom, deri dhe paratë e thata në Bankën e Shtetit. Bën spektakël në TV T.Balla, E.Braçe, M.Kodheli, dhe nga ana tjetër përqesh Llalla e Mustaqelliu. Të mbrojtur me badigardë e rroga të majme, janë bërë mbrojtje e sigurt për hajdutërinë. Deri kur vallë do vazhdojë kjo histori? Xhepat e fukarenjve janë bosh, nuk ngopen me lugë të zbrazur. Populli duhet të marrë në dorë fatet e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *