“Deri më 2 mars, konferenca përditë”, Meta: Sorrat nuk bëhen dot shqiponja

J L

Presidenti Meta u shfaq para mediave gjatë konferencë me një monitor të madh për të treguar sipas tij, paligjshmërisë dhe kapjen e institucioneve nga mazhoranca që po tenton të organizojë një puç shtet, ndërsa tha se një monitor të tillë do e vendosë edhe në Bruksel për të treguar ‘perlat e rilindjes’ se ajo nuk po sheh siç duhet paligjshëmrinë e kësaj mazhorancë.

“Më 2 mars mos dëgjoni mashtrimet e atyre që u ka hyrë tmerri nga populli, kjo është llogaridhënia, njerëzit kanë ikur se nuk kanë paguar një faturë dritash, kanë vajtur në burg, ndërsa këtu vidhet me falsifikime të rënda shtetërore, që i ka ditur edhe parlamenti, sepse kanë krijuar idenë që shqiptarët sikur janë lodhur, edhe sikur janë dorëzuar.

Por këta nuk e dinë akoma se ky është një popull shqiponjash dhe sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja, dhe shqiponjat do mblidhen të gjithë më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuqezi, nuk i ftoj të vijnë për presidentin, presidenti është në rregull nuk ka asnjë shqetësim për veten e tij. unë i ftoj për fëmijët e tyre, sepse sot kemi shpopullim.

Ky është grusht shteti, të kemi një Shqipëri pa shqiptar. Sepse nuk u ka mbetur asnjë ndjenjë shqiptare për këtë popull që vuan prej vitesh poshtërimin e rilindjes, jo të PS-së, sepse PS e ka bërë Shqipërinë me kushtetutën më demokratike dhe e ka votuar populli shqiptar, por shushunjat e kanë zhbërë atë parti.

Deri më 2 mars do të kenë konferenca përditë, për t’iu sqaruar pse janë dele deputetë. Sepse disa burra do dilnin do thonin: Ore po ku do e çojmë ne këtë vend. Nga 2 marsi Shqipëria do të bëhet kuqezi”, tha Meta.

j.l./ dita

Share This Article
10 Comments
  • Shkoni more arrestojeni sepse do hidhet nga ballkoni i presidencëa
    kur të ketë kriza . Pastaj do lejë letër lamtumire se fajin e ka rama
    dhe se paratë i ka dhuratë nga vjerri pasanik pemëshitës.

  • Sorrat nuk behen shqiponja, shume e vertet, por HAJDUTET KRIMINEL SI PUNA JOTE DHE MONIKES KURRE NUK BEHEN TE NDERSHEM.
    Ti i ke bere nje mije te zeza atij populli more hale dhe sot kerkon qe te ngresh popullin ne demonstrat per te mbrojtur ty dhe pasurite e tua. Ti megjithe ate kurven tende i keni pire gjakun ketij populli dhe nuk i keni lene gje pa bere. Vendi juaj eshte ne burg dhe te dorezoni gjithe pasurine e vjedhur bashke me ata larot e tjere si sali berisha, lulzim basha, fatmir mediu, etj dhe edi rama duhet te mbaj pergjegjesi te madhe qe te vuri ty ne ate post dhe sot te mban prape aty dhe nuk te fut ne burg.

    • Shyqyr zoti që ndërkombëtarët e dinë çar rrot kari kemi president se ndryshe ato lekë që dhanë do i kishin marrë mbrapsh.

  • E vertete.ti sorre me gjithe sorrat mbeshtetese,shqiponnja nuk beheni.bishti i qenit nuk drejtohet.

    • Edhe une jam dakort me Presidentin!!! Shqiponja eshte shpend i rralle e krenare e nuk eshte si sorrat , qe kakarisin cdo ore te dites e kur del Shqiponja ne fluturim fshehen nga frika..

  • Nga na dole , here shqiponje e here luan , zotrote , qe na i ke thane me gojen tate , qe je malok Skrapari ?!
    Nuk te shpeton asgje nga mali me krime , qe po ia shton dita dites vetes . Te gjitha sa po ben , jane perpelitjet e fundit te banditeve qe kane zene shtetin per fyti .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *