Deri në 25 cm trashësi, Malësia e Krujës mbulohet nga dëbora. Zona e Qafështamës pa energji elektrike

J L

Dëbora ka mbuluar në Malësinë e Krujës dhe duket se nuk do të largohet deri në pranverë. Reshjet e rëna gjatë 48 orëve të fundit kanë qenë mjaft intensive duke bërë që në lartësinë 1700 metra trashësia e dëborës të shkojë deri në 25 centimetra.

Bëhet me dije se të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç pjesës së kampit të punëtorëve që ndodhet në majën e malit të Qafështamës.

Ndërkohë, prej dy ditësh zona e Qafështamës ndodhet pa energji elektrike.

Moti i keq, me reshje të dendura shiu ka përfshirë vendin prej disa ditësh, duke shkaktuar përmbytje në disa zona. Në Vlorë, lumi Vjosa doli nga shtati duke përmbytur 7 banesa, ndërsa u evakuuan 30 familje.

Problematike situata u paraqit edhe në Fier ku në disa zona niveli i uji shkoi deri në 1 metër.

Ministria e Bujësisë bëri me dije një ditë më parë se 1 mijë hektarë tokë është nën ujë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *