Letër e nënshkruar
Nga Ilbi Tahiri
Ishte koha e ndërrimit Hrushov-Brezhnjev në BS. Në një dasmë hodhi pyetjen njëri: A do ndryshojë politika me këtë të fundit? Një i moshuar i zgjuar i dha përgjigjen me tregimin e barsoletës: Takohen në pazar dy fshatarë, njëri shiste dy derra, një derr të madh dhe një derrkuc. Fshatari tjetër e pyet:
– Sa është çmimi i derrave?
– I madhi 20 napolona, ndërsa derrkuci 40 napolona.
– Po si ka mundësi i vogli më shtrenjtë se i madhi?
– Sepse derri i vogël është derr bir derri!
S.B. e ka provuar se marrëveshje nuk bëhet me të. Herët e ka thënë profesor S.Gjinushi se kur bie ngushtë, ngaqë nuk zbaton ligje e rregulla, kërkon marrëveshje me kundërshtarët. Kështu ndodhi në tryezën e marsit ’97. I tha opozitës pasi bëri tragjedinë: “Është një kod moral i pashkruar, të bëjmë pajtim?” Nga kjo vazhdoi me bëmat e tij i pandëshkuar.
Mazhoranca e re, pas 23 qershorit mori përsipër t’i paguajë borxhet qeverisë rrumpallë, lënë pas ndaj bizneseve të ndërtimit etj. Tash merr mend me qera Lulzim Basha nga Sali Berisha, bojkoto Parlamentin e shko qaju BE-së, hajdeni të jeni prezent në marrëveshje me mazhorancën për gabimin ordiner të saj që është në gjykatë, të bëhet barabar bashkëfajtore me opozitën e pozitën e djeshme, e cila qëndroi për 23 vjet me korrupsion e krime ndaj vendit e shqiptarëve. Bëjnë ankesa ndaj qeverisë se 2B-të kanë hallin e “bëmave” të veta. Pra secili shikon nga vetja të paguajë qeranë e mendjes, se po ndërtohet shtet ligjor që u fut frikën e duan ta sabotojnë.
Qeveria e Rilindjes e ka ditur në ç’gjendje e dorëzoi vendin opozita e tanishme, dhe kryeministri ka dalë zot: “Di çfarë bëj. Do ngelem kryeministër i ndryshimit!”
