Pamja e një derri duke qeshur pasi është shpëtuar nga përmbytjet në Kinë ka pushtuar rrjetin. Kafsha u fotografua me një buzëqeshje në fytyrë pasi po mbahej nga disa punonjës të emergjencave.
Ndërtesa në Yibin ishte bllokuar pas stuhisë së rëndë, ku duhej bërë në mënyrë urgjente evakuimi i banorëve. Në momentin që punonjësit kanë gjetur derrin, besohet se është lumturuar jashtëzakonisht shumë.
Sapo fotografia u publikua në rrjete sociale, filluan modifikimet me fotoshop ku vendosnin fytyrën e presidentit Trump apo kafshë të tjera, duke shkaktuar shumë të qeshura.
Pamja origjinale u postua njëherë në Ëeibo, një platform kineze e mediave sociale.





