Dervishi: Tare, shpresa se lajmi triumfon mbi propagandën

redaktor

Pedagogu i gazetarisë Lutfi Dervishi ka shkruar një status në adresën e tij në Facebook ku thotë se më në fund ka një drite që vjen nga edicioni i lajmeve që drejton gazetarja Ilva Tare në Ora News.

Por menjëherë pas këtij publikimi kanë nisur komentet të cilët nuk mendojnë si profesor Luti.

Në fakt dalja e Tares vetë në edicionin qendror ka sjellë një frymë e peshë tjetër dhe jo vetëm kaq ajo njihet si një drejtuese me shqisë e me sukses në redaksitë ku ka punuar.

Me siguri kur rri tërë ditën në Facebook është pak e vështirë të ndjekësh edhe lajmet nëpër televizione të cilat janë aq shumë e bëjnë aq pak për teleshikuesit duke bërë që të digjet dhe i njomi me të thatin.

Më poshtë statusi i Lutfi Dervishit…

 Edicioni qendror i lajmeve ne Ora News, – nje shprese qe lajmi triumfon mbi propaganden, profesionalizmi mbi amatorizmin! Lidhje direkte nga Tirana, rrethet e Prishtina! Reportere qe raportojne ngjarje! Materiale ekskluzive! Mungojne lajme nga facebook dhe videoklipe qe serviren nga njerezit e PR! Komplimente!”, shkruan Dervishi.

luti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *