Ousmane Dembélé nuk do të luajë me kombëtaren e Francës në dy ndeshjet e ardhshme të “Gjelave”, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror të Rusisë (me Holandën më 31 gusht dhe me Luksemburgun më 3 shtator).
Kjo u njoftua sot nga trajneri Didier Deschamps, i cili u duk krejtësisht i qetë kur tha se as Kylian Mbappé nuk do të grumbullohet me ekipin. Arsyet për secilin janë mjaft të kuptueshme. Aktualisht, mesfushori i Dortmundit nuk po stërvitet, sepse kërkon me çdo kusht të transferohet te Barcelona. Pothuajse të njëjtën gjendje po kalon edhe sulmuesi i Monaco-s, i cili pritet të transferohet te PSG-ja.
“Ousmane e ka manovruar veten në një gjendje të vështirë, sepse ka dy javë që nuk stërvitet. Ja pse është në telashe. Kjo është puna e tij dhe e agjentëve që ka. Ata do të vendosin më të mirën për të”, – u shpreh nënkampioni i Evropës.
Deschamps ka përfshirë në listën e tij dyshen e Bayern-it, Corentin Tolisso dhe Kingsley Coman. Ndërkaq, siç pritej, Karim Benzema vazhdon të mbetet jashtë.
