Trajneri Ernesto Valverde ka përsëritur dëshirën e tij për të mbajtur Neymar te Barcelona.
Braziliani shkëlqeu ndeshjen që u zhvillua sot në 12 të natës kundër Juventusit duke shënuar 2 gola.
Këtë javë është folur shumë nga mediat europiane se Neymar mund të transferohet te PSG per 222 milion euro.
Neymar nuk foli me gazetarët pas ndeshjes në New Jersey, ndërsa ishte Valverde që u morr me këtë temë.
“Ne duam që Neymar të qëndrojë me ne.
“Ne e dimë vlerën e tij në fushën e lojës.” – tha trajneri i ri i Barcelonës.
Neymar, i cili ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021, luajti vetëm në pjesën e parë të ndeshjes kundër Juventus.
Ai shënoi golin e parë pas një aksioni të nisur nga Messi.
Më pas realizoi të dytin me një aksion të shkëlqyer personal.
dh.th
