Tiranë, shkelet me këmbë Torta e Pavarësisë

anazapta

Shkelje me këmbë, lojë me topa “torte”, shtyrje pa fund për të marrë një copë. Kjo ishte pamja që u ofrua sot pas prerjes së tortës gjigante të vendosur te Pallati i Kulturës.

Njerëz që shtynin, të pajisur me tasa e qese, mundën të grabisnin copa të mëdha torte, ndërkohë që pati edhe nga ata që pësuan gjendje të fikëti.

***

Numri i madh i njerëzve që prisnin të shijonin tortën, e ka bërë të pamundur punën e policisë për të ruajtur rregullin e për të respektuar ëmbëlsirën simbol të Ditës së Pavarësisë.

Pavarësisht thirrjeve të herëpashershme të policisë për qetësi dhe rregull, të pranishmit vijojnë të shtyhen, duke krijuar tension.

Për shkak të turmës së madhe, mësohet se një grua është ndier keq dhe është ndihmuar nga punonjësit e policisë.

Torta 550 metër katror është mundësuar nga disa biznese kryeqytetase.

Momenti i prerjes se tortes
Share This Article
2 Comments
  • Sa pervers qe je o gjeshnikoshi qe etiketon padrejtesisht nje zone te Tiranes si autoret e shfaqjes se shemtuar te djeshme me torten. E nga e di ti se ishin nga Bathorja ata? C’eshte ky mobilizim per t’ia ngopur Bathores – qe dihet se ka ne shumice veriore/maloke – skenat e djeshme?! Njerezit e atyre skenave jane te filmuar dhe nese ndokush i njeh dhe e di qe jane nga Bathorja, le t’i thote e atehere te shohim se nga jane!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *