Dëshironi të keni një zemër të fortë? Ndiqni këto këshilla

redaktor

Nëse synoni të evitoni problemet që lidhen me zemrën ose me paralizat e ndryshme, mjafton të ndiqni një dietë të thjeshtë:

– Hani më shumë fruta dhe perime.

– Zgjidhni bukën e zezë si edhe orizin e errët në vend të të bardhit.

– Zgjidhni të konsumoni proteina nga mishi i pulës, peshku, fasulet, si edhe thjerëzat.

– Hiqni dorë nga ushqimet e përpunuara, nga sheqeri dhe kripa e tepërt.

Të qenit fleksibël në përzgjedhjen e një diete të shëndetshme është shumë e rëndësishme, pasi ajo çka funksionon për një person mund të mos jetë efikase për një tjetër. Pra, nëse vendosni të mbani dietë zgjidhni atë që ju përshtatet më së miri.

Është gjithashtu e rëndësishme që të prefroni më tepër ushqimet e shëndetshme, por pa i kursyer asgjë vetes. Kjo do të thotë se ende mund të konsumoni ëmbëlsira, ushqime të shpejta, pije me gaz, çdo gjë që mund të konsiderohet e pashëndetshme, por vetëm me një kusht: të gjitha këto konsumohen në sasi të balancuara. b.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Hiqni dore nga sheqeri dhe pak me poshte mund te konsumoni embelsira.

    Jeni kontradiktore.
    Per nje zemer te shendeteshme, pervec kujdesit per ushqimin duhet edhe reduktimi I stresit.

    Gjimnastika ka gjithashtu rol te rendesishem/

  • Stresi dhe Ankthi janë shkaku i shumë sëmundjeve , përfshi këtu dhe Kancerin (kur nuk vjen nga faktorë të jashtëm), Pra nqs doni të jeni të shëndetshëm mundohuni të largoni STRESIN dhe ANKTHIN, bëni GJIMNASTIKË sa më shumë të mundeni, përdorni të gjithë por me metro, konsumimi pa kriter i Pijeve Freskuese më GAZ dhe sidomos atyre ENERGJITIKE Bëjnë Shumë dëm në organizmin e njeriut dhe sidomos në ZEMËR. Konsumimi pa kriter i produkteve të mishit të përpunuar ( Sallam, Mishi i Grurë i gatshëm, ) PËRBËN RREZIK të madh për SHËNDETIN, preferoni produkte natyrale dhe jo të përpunuara.
    Konsumonin më shumë Fruta dhe Perime dhe më pak Mish dhe Kaçkavall.
    Gjithashtu VERA ËSHTË MIKU MË I MIRË I ZEMRËS , konsumimi i 1 gotë VERË TË KUQE në ditë është ( Në vend të pijeve freskuese me GAZ, apo atyre ENERGJITIKE) ndihma më e madhe që mund ti japim ZEMRËS sonë, gjithashtu nga frutat aato që bëjnë mirë për zemrën është RRUSHI dhe SHEGA, sidomos SHEGA.
    MOS HARROJMË KËTU DHE SEKSIN, SEKSI ËSHTË MJEKU I MIRË I ZEMRËS , E DEKLAROJNË TË GJITHË MJEKËT PA PËRJASHTIM….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *