Dëshironi të studioni në Rusi? Afatet e aplikimit për bursa

Dita

Ambasada ruse në Tiranës ka publikuar njoftimin në lidhje me aplikimet për bursa falas për studimet në universitetet më të mira ruse për vitin mësimor 2018-2019.

Afati i fundit i aplikimit është data 1 mars. Opsionet e mundshme janë studimet bachelor, master, doktoraturë, si edhe programe të tjera.

“Akordimi i bursave për të rinjtë shqiptarë realizohet në kuadër të programit të përvitshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Rusisë dhe Agjencisë Federale të Bashkëpunimit Humanitar Ndërkombëtar “Rossotrudniçestvo”. Mos e humbisni këtë shans të bashkoheni me dhjetëra studentë shqiptarë që tashmë e kanë zgjedhur Rusinë si vendin ku ofrohet arsimi shumë cilësor dhe me standarde të larta!”. e.k/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Shkoni, shkoni se helmimi ju pret ne ate vend kriminelesh dhe kur te mbaroni studimet dhe marre PSEUDONIMIN e KGB-se do beheni te afte per te punuar ne PERNDIM, ha ha ha.
    Po megjithate ka ndonje koketrash a mendjelehte qe do shkoj per ta provuar helmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *