Nga Shaqir Vukaj
Botuar në DITA
Ditë e fundit po bëhet zhurmë e madhe rreth një projekti për restaurimin e shtëpisë e Xhafer Devës në qytetin e tij, në Mitrovicë. Duke qenë se ai ka qenë kolaboracionist, pra bashkëpunëtor i pushtuesve gjermanë, në Kosovë dhe tepër aktiv në Shqipëri (ministër i Brendshëm në Qeverinë kuislinge) për më tepër i përfshirë direkt në krime, siç ishte ai i 4 shkurtit 1944 në Tiranë, mendimet ndahen, disa thonë e shkruajnë se duhet të restaurohet shtëpia e tij, të tjerë thonë të kundërtën.
Për mendimin tim thelbi qëndron në faktin se, cili është qëllimi, që ajo shtëpi të kthehet në shtëpi muze e Xhafer Devës, apo të restaurohet si ndërtesë me vlera arkitektonike etj.
Fakti që Bashkimi Europian ndërpreu financimin për restaurimin e saj është shumë kuptimplotë dhe tepër domethënës. Ai sapo mori vesh se qëllimi i restaurimit të kësaj ndërtese është kthimi i saj në muze për jetën e veprimtarinë e Xhaver Devës, në mënyrë demonstrative njoftoi ndërprerjen e financimit, madje nëpërmjet ambasadorit gjerman në Prishtinë, iu kundërvu publikisht këtij veprimi të qeverisë kosovare.
Europa demokratike tregoi edhe një herë qartë e prerazi se është kundër rehabilitimit të bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, çka e ka dëshmuar që nga përfundimi i luftës e deri më sot në shumë vende të pushtuara nga nazistët gjermanë si në Francë, Holandë, Norvegji, Danimarkë, Luksemburg, Austri, Çeki etj.
Askund në këto vende, dhe në shumë vende të tjera nuk janë rehabilituar kuislingët apo siç i quajmë shqip, bashkëpunëtorët e nazifashizmit. Ky qëndrim i Bashkimit Europian njëkohësisht është një sinjal shumë i fortë, jo vetëm për Prishtinën por edhe për qeveritarë shqiptarë që këto vite kanë rivarrosur me nderime shtetërore, kanë dekoruar e u kanë bërë monumente e nderime bashkëpunëtorëve të pushtuesve nazi fashistë.
*****
Në kuadrin e diskutimeve që kanë plasur në Shqipëri rreth këtij problemi ndoqa një emision të Rudina Xhungës në Dritare TV, ku ishte ftuar historiani Marenglen Kasmi dhe një “Profesor i shkencave në Kosovë” (thuhej poshtë emrit të tij), një farë Nexhmedin Spahiu që nuk kuptohej në se ishte historian, publicist apo përrallaxhi, që në ndryshim me Marenglen Kasmin, fliste pa asnjë letër, dokument apo fakt, por më me “ka thënë gjyshja, më ka thanë filani, më ka thanë çuni i dajës, i hallës, një i njohur” etj.
Nga ato që tha ia në atë emision krijohej përshtypje sikur dëgjoje një njeri që nuk kishte as arsimin e mesëm, pa le me titullin Profesor.
Për shembull ai nuk kishte as idenë si e kanë trajtuar shtetet e tjera të ashtuquajturën “Shqipëri etnike” të krijuar nga nazifashistët, që realisht nuk e ka njohur asnjë shtet në botë, madje as aleatja e tyre, Japonia. Ai nuk e kishte as idenë se gjatë pushtimit italian, Shqipëria nuk ka pas përfaqësi diplomatike në vendet e tjera sepse përfaqësitë diplomatike italiane përfaqësonin edhe Shqipërinë.
Duke e dëgjuar mu kujtua se para do kohësh, një kosovar me mbiemër Spahiu fliste e shkruante për shpikjen e “Kombit kosovar” dhe “Gjuhës kosovare”. Nuk e di në se është i njëjti person.
Pak rendësi ka nëse ai, si i djathtë ekstremist, madje me pikëpamje e ide neonaziste, shprehte pikëpamjet e tij, jo vetëm rreth Xhafer Devës, duke e quajtur hero i Kosovës e i shqiptarizmës etj., por edhe për disa kosovarë të tjerë të njohur për krimet e tyre në Shqipëri si pjesëmarrës të operacioneve të regjimentit “Kosova”.
Këto janë pikëpamje te tij, por ajo që tërhiqte vëmendjen ishte fakti se ai pa pikë turpi trillonte, gënjente e shpifte duke u bërë qesharak para atyre që e shikonin dhe dëgjonin, aq sa edhe drejtuesja e emisionit u detyrua që disa herë t’i kundërvihej.
*****
Ajo që “mësuam” nga “Profesor” Spahiu për vrasjen e Vasil Shantos është e padëgjuar! ‘Profesori” duke dashur të heroizojë figurën e një krimineli si Bislim Bajgora, që në krye të regjimentit “Kosova” ka bërë krime të rënda në Shkodër shpik e trillon, sikur Bislim Bajgora mbasi ka arrestuar Vasil Shanton, e ka vrarë për t’u hakmarrë për vrasjen e Adem Boletinit.
Për krimet e regjimentit “Kosova” në Shkodër ka shumë dokumente e dëshmitarë dhe nuk do të zgjatem me shumë shembuj e dokumente të asaj kohe. Do të përmend vetëm një letër të komandës së Xhandarmerisë Shkodër, drejtuar Komandës së Përgjithshme të Xhandarmerisë, më dt. 6.1.1944, ku ndëmjet të tjerave thuhet:
“Këto ditë aktiviteti i Nacional Çlirimtares asht shumë i pakët , të gjitha organizatat e saj janë largue nga qyteti me ardhjen sidomos të regjimentit “Kosova”, të cilët në bashkëpunim me Ballin Kombëtar kanë përmiresue situatën. Vrasja e kriminelit Ndue Nuthi me shokë asht pritë mirë nga populli. Shtypja qe u asht ba partizanve nga regjimenti “Kosova” popullit i asht shtue dëshira. Por sjellja kërcënuese ndaj personave të ndershëm e len të merzitun popullin”
Më qartë nuk ka si thuhet për sjelljen e Bislim Bajgorës, aq sa edhe Komanda e Xhandarmerisë e Shkodrës ankohej për sjelljen e tij dhe bashkëpunëtore të tij.
“Profesori’ nga Kosova shpif e gënjen pa pikë turpi për vrasjen e Adem Boletinit, kur thotë se Vasil Shanto ka vrarë Adem Boletinin, shef i Xhandarmërisë Shkodër (!). Është e vërtetë se vrasja e Adem Boletinit është e lidhur me emrin e Komandantit të Xhandarmerisë Shkodër, por të Komandantit të vërtetë të saj në atë periudhë, që nuk ka qenë Adem Boletini, por majori Ndrec Prenga.
Ky ish oficer i kohës së periudhës së Zogut, mbas pushtimit të Shqipërisë u vu në shërbim të pushtuesve që ditët e para të mbërritjes së gjermanëve. Për gatishmërinë e treguar dhe provat e dhëna në shërbim të tyre e emëruan komandant të Xhandarmërisë Shkodër.
Që në fillim ai u tregua tepër i ashpër kundër kujtdo që shfaqte pakënaqësi apo çdo lloj kundërshtimi ndaj urdhrave e masave të pushtuesve gjermanë. Me urdhër të tij ishte ndaluar qarkullimi i qytetarëve me biçikleta, grumbullimi i më shumë se tre vetëve, ai kishte filluar vënien e shenjave në pasaportat e njerëzve të dyshuar, kishte urdhëruar që qytetarët të mos dilnin natën, makinat mund të lëviznin vetëm me leje të posaçme. Ai paralajmëronte me pushkatim këdo që mund të gjendej në një shtëpi e që nuk ishte banor i saj etj, duke vendosur kështu një gjendje shtetrrethimi.
Ai, si Komandant Xhandarmërie ishte aktiv dhe bashkëpunëtor tepër i zellshëm i pushtuesve gjermanë, ndërmjet tjerave duke i informuar dhe furnizuar me të dhëna nga më të ndryshmet, veçanërisht kundër lëvizjes Nacional Çlirimtare.
Në fund të vitit 1944, pushtuesit gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre, mbi bazën e disa të dhënave të bashkëpunëtoreve të tyre, ndërmorën disa aksione kundër partizanëve dhe përkrahësve të tyre. Kështu në këtë periudhë, batalioni partizan “Perlat Rexhepi” ishte rrethuar në Theth. Po ashtu gjermanët ndërmorën një aksion kundër çetës partizane në fshatin Vorfë. Ja si e përshkruan, në telegramin e tij të dt. 3.11.1944 Prefekti i Shkodrës këtë ngjarje:
“Kam nderin t’ju njoftojmë se në datën 3 të këtij muaji Komanda Gjermane, mbas informatave (nga Ndrec Prenga e ndonjë tjetër – shenim imi) që ka pas, ka dërgue në katundin Vorfë të Postribës afro 300 gjermanë dhe kanë rrethue shtëpinë e Qerim Baculit, ku thuhej se gjendeshin 10 partizanë, nji sasi tjetër prej 74 vetësh ndodhej nëpër katund.
Mbas një luftimi prej 2 orësh të gjithë ilegalt kanë perfitue ikjen, vetëm nji flitet se asht plagosë prej tyne. Në kët rast janë plagosë nji grue nga ai katund dhe nji ushtar gjerman. Ushtart gjerman kanë kapë e pushkatue për raprezalje Hasan Mehmetin, Lish Keqin, Mehmet Loshin e Zhon Lishin, të gjithë nga Vorfa. Përveç kësaj kanë djegë shtepinë e Qerim Baculit, të Arif Avdylit, Lish Keqit dhe të Haxhi Brahimit me të gjithë pasuninë që kanë pas”.
Ndërsa komandanti i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, Hysni Peja, me shkresën Res.dt.15.11.1944 njoftonte Ministrinë e Brendshme si më poshtë:
“Në operacionin e bamë prej ushtrisë gjermane në katundin Vorfë e Rrjoll të Qarkut të Shkodrës, si përkrahës të komunistave kanë pushkatue personat e poshtëshenuem: 1-Ali Keqi nga katundi Vorfë. 1-Ismail Alia Vorfë. 3-Mehmet Alia nga katundi Vorfë. 4- Hasan Ahmeti Vorfë. 5 Ndoc Gjoni Rrjoll. 6-Bajramn Cufi Rrjoll. 7- Të birin e Gjok Prek Keqit. 8- Të birin e Pjetër Gjokës. Kanë djegë disa shtëpia”.
Gjatë kësaj lufte kanë mbetur të vrarë, tre partizanë, Istref Shabani, Halit Bajraktari dhe një francez (emrin e të cilit nuk e kam gjetur) që ishte liruar gjatë një aksioni të partizanëve në një kamp përqendrimi.
Në këto kushte, kur veprimtaria e komandantit të Xhandarmerisë Ndrec Prenga kundër Lëvizjes Nacional Çlirimtare ishte bërë tepër e rrezikshme, Komiteti Qarkor i Partisë Komuniste Shkodër, vendosi të organizojë atentat kundër tij.
Sipas dëshmitarëve që i kanë lenë të shkruara kujtimet e tyre për këtë ngjarje dhe Historikut të Luftës Nacional Çlirimtare të Qarkut Shkodër, për organizmin e atentatit u ngarkuan Komandanti i njësiteve guerile, Hajrullah Kastrati dhe Komisari Daniel Matlija (të dy Dëshmorë të Atdheut). Për realizimin e atentatit, krahas tjerëve ka marrë pjesë edhe Asllan Lici.
Me gjithë kushtet e jashtëzakonshme, atentati u krye në qendër të qytetit, përbri Kafes së Madhe, siç njihet nga shkodranët. Bashkë me Ndrec Prengën u vra aksidentalisht edhe Adem Boletini, me të cilin Ndrec Prenga sapo ishte takuar. Në komunikatën që shpërndau Komiteti Qarkor i Partisë thuhej:
“Shkodër. Më 4 Nanduer. Dora e drejtësisë së popullit ekzekutoi mbramë veglën e poshtër të okupatorit, majorin Ndrec Prengën.
Ndrec Prenga, që e dinte mirë se do ti paguante të gjitha të zezat që i kishte punue popullit gjatë çdo okupacioni, kish shpallë si oficer fuqiplotë i xhandarmërisë shumë lloj ordinancash për të pengue Lëvizjen Nacional Çlirimtare dhe mbante mbas vetes me duzina besnikë që të mbrojshin lëkurën e tij. Por atyne që janë tregue me fakte mburojë e interesave të popullit nuk u shpëtohet dot”.
Siç del qartë nga komunikata, qëllimi ka qenë vetëm vrasja e Ndrec Prengës, dhe Adem Boletini është vrarë aksidentalisht. Madje mbas dy ditësh Komiteti Qarkor i Partisë ka dalë me një komunikatë tjetër ku kanë shpjeguar se vrasja e Adem Boletinit ka qenë e rastësishme, dhe se ai nuk ka qenë objektiv i atentatit.
Dua të shtoj se Adem Boletini ishte djali i Heroit të Popullit Isa Boletini. Ai për shumë vite, që në periudhën e ish mbretit Zog, kishte shërbye në Ushtrinë Shqiptare, dhe në këtë periudhë ishte oficer madhor në Garnizonin e Shkodrës.
Adem Boletini ishte njeri i respektuar, jo vetëm si djali i Isa Boletinit, por me sjelljen e tij kishte krijuar emër të mirë dhe respekt tek shumë shkodranë. Ai nuk njihej e nuk përmendej si bashkëpunëtor i zellshëm i pushtuesve, madje sipas kujtimeve të disa veteranëve ai në ndonjë rast kishte ndihmuar persona që njiheshin si aktivistë të Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Krahas të tjerave, kjo ishte dhe arsyeja që Komiteti Qarkor kërkoi ndjesë për vrasjen e tij.
Është tepër kuptimplotë fakti, se megjithëse shumë herë është folur e shkruar për atentatin kundër Ndrec Prengës, asnjëherë nuk është përmendur emri i Adem Boletinit, përkundrazi është thënë e shkruar se ai është vrarë aksidentalisht dhe përsëritej fakti se, që në atë kohë ishte kërkuar ndjesë për vrasjen e tij.
Pavarësisht nga tallazet që ngriheshin herë pas here në kuadrin e “luftës së klasave”, ku në ndonjë rast e pësonin edhe djemtë e djemtë e tij, Isa dhe Enis Boletini, ata kanë qenë njerëz të nderuar e të respektuar, i pari në fushën e sportit (arbitër ndërkombëtar) dhe Enisi personalitet në fushën e mjekësisë.
*****
Do kthehem tek emri i Vasil Shantos për të cilin “Profesori” kosovar shpif e trillon se paska vrarë Adem Boletinin. Madje ky shpifës e gënjeshtar i pa turp, arrin deri aty sa ta quajë si hakmarrje të kosovarit Bislim Bajgora për vrasjen e patriotit të tij kosovar Adem Boletini.
Vrasja e Vasil Shantos nuk ka qenë e organizuar nga pushtuesit. Më dt.1 shkurt 1944, Vasil Shanto së bashku me tre shokë të tij, duke u kthyer nga Mali i Zi, në fshatin Gril (pak kilometra nga qyteti) rastësisht u ndodhën para një patrulle të Postëkomandës, dhe për të mos u përplasur me ta, futën në një fshat aty afër, një pjesë e mirë e të cilit ishte i lidhur me Luftën Nacional Çlirimtare.
Në atë zonë (Shtoj i Ri dhe Shtoj i Vjetër) dy fise ishin në hasmëri. Kur Vasili me shokët u afruan tek një shtëpi, me të zotin e së cilës Vasili kishte lidhje, nga shtëpia afër që ishte në hasmëri, duke kujtuar se u janë afruar hasmit, i pritën me pushkë.
Pushkët sigurisht zgjuan fshatin, por alarmuan dhe Postëkomandën që ishte aty afër dhe Vasili me shokë u tërhoqën drejt liqenit të Shkodrës. Në ndjekje të tyre u vunë pjesëtarët e Postëkomandës që ndodhej aty afër, të Postëkomandës së Rusit dhe disa bashkëpunëtorë të pushtuesve.
Mbas një luftimi u vranë Vasil Shanto, Rifat Manjani dhe Reshit Rusi (që u plagos dhe vdiq mbas disa orësh) si dhe u kap i gjallë Naum Zafirovi. Kjo është e vërteta që din gjithë Shkodra dhe fshatrat për rreth.
Kuptohet se për pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre kjo ishte një fitore e madhe, që bëri bujë e u trumbetua me të gjitha mënyrat e mundshme. Por në dhjetëra e dhjetëra shkresa e njoftime për këtë ngjarje, askund nuk përmendet emri i Bislim Bajgorës dhe regjimentit “Kosova”.
Pa iu referuar shumë dokumenteve ku përsëriten shumë herë të njëjtat gjëra, do paraqes vetëm njoftimin e parë për këtë ngjarje. Kështu Komanda e Rrethit e Xhandarmerisë, me shkresën nr.154 dt.2.2.1944 njofton Prokurorinë e Shtetit si më poshtë:
“Më dt.1 të vazhduesit në ora 16 në katundin Gril, komanda e qendrës, patrulla e postkomandës Vrap në bashkëpunim me ata të Rusit të Madh, me ndihmën e popullit të katundit dhe të Shtoit të Ri dhe Shtoit të Vjetër, janë takue me një çetë prej katër personash të armatosun komunista ku mbas 20’ luftim që kanë ba kanë mbetë të vra nga ana e partizanëve ish kapiten Rifat Manjani i Zeqirit dhe i Nazes, lindur në Homesh, Zerqan i datëlindjes 1908, i dyti quhet Vasko e mbiemri nuk i dihet.
Janë kap të gjallë Reshit Rusi vjeç 25, lindë e banues në lagjen Dergut, tuj kenë i plagosun randë i cili vdiq në spital. Naum Zafiri, vjeç 30 ish-toger jugosllav. Nga ana e patrullës nuk ka ndonji dam”
Komandanti i Xhandarmerisë Kapiten (Shaban Elezi)
Mbas këtij njoftimi të parë, kanë vazhduar letra e shkresa pa fund, veçanërisht mbasi u mor vesh se ishte vrarë Vasil Shanto, një nder figurat më të rëndësishme të Luftës Nacional Çlirimtare. Kjo është e vërteta e atyre ngjarjeve.
Përpjekjet e disa ekstremistëve të djathtë si puna e të ashtuquajturit profesor Spahiu për të justifikuar bashkëpunimin dhe krimet kundër atyre që luftuan e dhanë jetën në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, gjoja si luftë kundër komunistëve, si Xhafer Deva, Bislim Bajgora e ndonjë tjetër, nëpërmjet shpifjeve e gënjeshtrave, jo vetëm përpiqen të kundërvënë shqiptarët e Kosovës me ne të Shqipërisë, (duke iu kundërvënë edhe Bashkimit Europian dhe SHBA) janë një sinjal e paralajmërim për shqiptarët, këndej e andej kufirit.
Duhet të jemi vigjilentë sepse teoritë e përçarjes dhe ato fashiste e neonaziste nuk janë shuar, por gëlojnë në mendje të prishura antishqiptare.

Prandaj ka bere qejf serbia se ka nga keto lloj shqipetare qe herojnjte I bej kriminel dhe kriminelet patriot si xhafer deva etj.
Shoku Shaqir, anatar me çertifikate i organizates ilegale te partise sllavo-komuniste ne Tirane!
Ankohu ne Beograd e Moske se nuk po respektohen jugosllavet Basil Staniçet, Vojusllav Kushiçet, e tradhtaret shqipfoles.
Vasili Shantic,Bllazho Ivanovic,Kersto Kerstic,Naum Zafirov,,,Aaa Nashke,,ti Nashke!
Sa shume e keni dash Shkodren ju Nashke,,
Po e keni dash per Cernagoren.!
Shqiptare me ksule te bardhe!
Malsi e Kosove,qe i keni dale zot Shqypnise mot e jete!
E degjoni si fershellen gjarperi i Nashkes?
Bashkimi i trojeve shqiptare te pushtuar nga shovinistet sllavo-greke,aktivizoi Nashket,shulet,vorio-epirotet,kuco-vllahet,sllavo-boshnjaket.
Sa ju paska percellu vrasja e Nashkes Vasil te Cernagores???
Po me shume po jy percellon Ndertimi i Kulles Xhaferr Deves ne Mitrovice matane Ibrit,.
Sepse Nashket kane vene kufi te ri ne Uren e Ibrit.
Kulla e Xhaferr Deves ne Mitrovice eshte PIRAMIDE E SHQIPTARISE. Kjo po i trondit,prandaj fershellejne gjarpoerinjt e Nashkes.
Pasardhesit e Isa Boletinit ne Mitrovice eshte Pyramide shqiptare,prandaj serbet qe kane uzurpuar Mitrovicen nuk lejojne nipojt e Isa Boletinit te ndertojne kullen e
gjyshit
.
O demo e di si eshte puna me ju qe mbroni kolaboracionizmin?
Ju nuk dini te argumentoni dhe kushdo qe eshte i painformuar ose behet konfuz kur ju lexon, ose ju percmon per gjuhen qe perdorni.
Nashke apo pashke, ky qe ka shkruar sjell dokumentacion historik dhe ka nje gjuhe logjike.
Ti qe kundershton ke vetem vrer, asnje dokument dhe shan e fyen ate qe ke perballe. Jo gjarper, jo hardhuc, vetem sharje arixhofkash
Pse te besoj ty une dhe jo ate?
Flas per njerez normal, se ka edhe kategori militante qe yxhym nuk kane as tru e as veshe dhe duan gjuhe rrugacesh te ndihen mire.
Qetesohu o njeri, dhe nese je kunder, minimalisht sill dy copa leter dhe tregohu serioz kur debaton
Në shërim rë Crnagores je ti (me pagesë, pra UDB-ash, apo pa vetëdije) dhe të gjthë ata si tarallakja tënde, o Demo që dukesh i kapardisur.
Mire beni qe i.kujtoni se ne shqipot nuk.mbajme mend cfare ka bere Saliu ne 97 e jo me cfare ka ndodh ne 1944
Po ka mundesi që Adem Boletini u vra rastësisht, Vasil Komunisti u vra rastësisht, po nena jote rasisht të lindi ty! Se po beheni të pabesueshëm.
Nuk ka asgje te pabesueshme aty, perkundrazi jane fakte te njohura, se i din jo vetem Shkodra por edhe kush ka pas interes me i dit.
Ne Lufte nuk ka kshu planifikikimesh perfekte qe kerko ti o zotni, eshte perplasje e armatos e perditshme dhe ndodhin edhe gjana qe nuk duhet me ndodh.
Si vrasja e te ndjerit Adem Boletini. Ahpifjet i ban ky Spahiu, me fytyre e ndyte qe nuk i ka prej budallalikut por prej pagesave qe i merr atje ku i merr
Neqoftese kerkoni njerez te cmendur mos shko ma larg se Shqiperija dhe Kosova,keta ndertojne monumente Tradhetareve ,Kriminelave ,hajdutave ,Mbretereshes Xheraldines,Ahmet Zogut etj kurse busten e Enver Hoxhes e rezuan edhe pse e quani Diktator por ai luftoj per vendin krijoj Ushtrine e poullit,krijoj Shkolla kue ai e mori shtetin ne dore populli ishte 90% analfabete,dhe pos mos te ishte Enveri sot nuk dote ekzistonte Shqiperija,por erdhi Sali qelbesira e hoqi Enverin dhe e vuri hajdutin ne krye Zogin qe e vodhen popullin si qe e vodhi edhe ai vet ,dhe populli injorant i beson kety Idioti.
Ky Spahiu eshte jo vetem nje fashist i ndyre,por mbi te gjitha nje ARMIK I PKOMBIT SHQIPTAR!
Por ai nuk eshte me zhgarravitesi i Luftes Antifashiste,por me i ZIU eshte kryeministri Rama,qe e ka cilesuar Luften Antifashiste si Lifte Civile dhe nderoi kryekuinslingun me damke,kriminelin M.Frasheri!
Dhe PS-ja e mban kete armik te LANC-it si kryetar te PS,duke u bere bashkepuntor me nje bashkepuntor me pushtuesit,si Rama!
Sot PS-ja eshte kthyer ne nje bande KUINSLINGE,qe punon kunder interesave te popullit shqiptar!
Ketij Spahiut nuk duhet t’i botohet asnje fjale dhe te shpallet non grata nga qeveria(balliste e Rames) dhe e gjithe media!
Z.Shaqir ne datat e vendosura ka disa pasaktesi.Vrasja e Vasil Shantos eshte 1 shkurti e veprimet ne Vorfe ne nentor te 1944-s.Sa per reabilitimin e tradhetareve do ju kujtoj se ishit deputet kur Ndue Markagjoni deklaroj ne Kvendin e Shqiperise se kish marre pjese ne vrasjen e heroinave te Mirdites.Shume nga ju e duartrokitet. Reabilitimi tradhetareve ka filluar qe me permbysjen e sistemit.Ndoshta atehere ishit ne panik nga permbysja per krimet qe ishin bere.
Te mbrosh te renet ne luftrat e vazhdueshme te popullit per liri,eshte atdhetarizem.Aq me teper per ata djem e vajza (komuniste e jokomuniste)qe luften per liri e bashkerenduan me luften e gjithe popujve kunder nazi-fashizmit..Askund ne bote nuk jane reabilituar njerez qe bashkepunuan me nazi-fashstet.Kudo ata kane mbetur te percmuar ne harese.Pushtetareve te ketyre 32-viteve per te mbuluar turpet e baballareve te tyre(disave) jane bere shume te zellshem ne keto reabilitime.
Shkrimi juaj Z.Vuka me pelqen,per te vertetat qe thuhen.Eshte ne nderin tuaj dhe te gjithe njerezve te ndershem ,qe mund tu degjohet fjala per te vendosur pikat mbi”i”.Brezat nderohen mbi dhe po te shkruarat mbeten.
Para disa ditesh ndoqa ne TVK intervisten e legjendes se Kosoves Azem Mekolli…Ne nje moment ai tha.. Ne kohen e pushtimit serb ka patur shume njerz te kqij, shqipfoles, qe kan bashkepunuar me Beogradin ne dem te interesavee te popullit shqipetar… Po tani, a ka te tille akoma..nderhyri moderatori… Valla ka.. bile jo pak, çfryu ter mllef baca… E per fat te keq edhe ky “profja” Nexhmedin eshte bash nje nder me kryesoret e tyre… Por ky ka nje te “mire”… del hapur si antishqipetar ne sherbim te lobeve serbe!
Shaqir Vukaj eshte nje njohes i thelle i historise se LANC-te Shkodres,nje historian i vertete.
Te lumte mendja dhe dora zoti Vukaj!
Poshtersi veprimtaria e atyre qe mbrojne kuislingun Xhafer Deva apo veglen qorre te tij Bislim Bajgoren..
Po more po. Shaqiri nje ish komunist i Komitetit Qendror qe e dergoi Ramiz Alia ne Moske ambasador, Kokrra e malcurit. Ku e gjeti njohjen e thelle Shaqiri, te lufta Recit a? ik mar andej
Duket se ke mbetur para viteve ’90. Po ne se ti e njihke Shkodren me mire dil mor burre ne fushe te mejdanit e na fol e shkruaj qe te te degjojme, lexojme e vleresojme.,dil nga bunkeri ku je futur..
Vasil Shanto, nuk eshte “Shantiç”, por eshte shqiptar, I krishter ortodoks, me origjine nga shqiptaret e Maqedonise, atje ku shumica e popullsise se krishtere eshte shqiptare, por qe numerohen si sllave, falë edhe qendrimit te shqiptareve muslinane te asaj ane qe I konsiderojne sllave per shkak te fanatizmit fetar.
Stalini fillimisht aleat i Hitlerit. Me vone e drodhi dhe u be aleat o anglo-amerikanve.
Pytje SHAQIRAVE: Me cilin ishte yt ate, me Hitlerin apo me Anglo-amerikant?
Nëse gjatë LDB për një pjesë ka qenë e vështirë të kuptohet e vërteta e ballistëve dhe e partizanëve, pas luftës deri n vitin 90 u vërtetua gjithҫka, kush e kishte për Shqiptari kush kundër.
Shqipëria e pas luftës kishte rreth 1 mil. bano, shumica analfabet
Në vitin 90-të i kishte mbi 3,5 Mil. me shkolla, universitete, ushtri dhe ekonomi të fortë, ku shqiptarët e kishin në dorë fatin e atdheut të vet.
Ballistët që ishin në anën e pushtuesit, kur humbë- pas luftës shkuan në jugosllavi dhe nga aty me dokumenta jugosllave shkuan nëpër botë, dhe nga atje nuk rreshtën kurrë për ta mposhtur sistemin komunist sikurse thonin dhe thone edhe tani pasardhesit e tyre.
Ta zëmë një moment se e kishin me komunizmin edhe pse nuk ka arsyetim edhe nese e kishin apo e kanë me komunizmin!
Por nëse e kishin me komunizmin, pse se luftonin komunizmin jugosllav që persekuntonte Kosovën dhe viset tjera shqiptare në jugosllavi, por mu nga jugosllavia kishin mar urdhëra për zhbërjen e pushtetit të popullit në Shqipëri.
E vërteta është se sikurse ballistët e djeshëm të llojit deva, bajgora etj dhe pasardhësit e tyre të sotëm, të gjithë ishin dhe janë në shërbim të agjenturave të hueja për zhbërjen e kombit shqiptar.
Vlerësimin më të mirë për ballistët e ka dhënë Noli qysh ato vite:
Noli ndër të tjera shkruan:
Vijmë në konkluzionin: ballistët tanë ranë si shahitë të luftës fashiste, dhe nuk kanë asnjë shpresë që të ngjallen si lugatë nga ndonjë luftë e afërme reaksionare. Pra, mos u varni torbën, po u tregoni vendin, dhe vendi i tyre është në varret e fashizmës. Nga ana tjetër, guverna e Enver Hoxhës e rrëmbeu Shqipërinë nga thonjtë e vdekjes me sakrifica heroike në periudën e luftës. Tani vepron dhe triumfon me reforma dhe me punë konstruktive. Ka përpara një të pritme të shkëlqyer se periuda e paqes do të zgjatet të paktën nja pesëmbëdhjetë a njëzet vjet. Pra meriton përkrahjen e patundur të çdo shqiptari të mirë, që dëshiron të mirën e atdheut.
Botuar në “Dielli” (Boston), 1947, 26 mars, nr. 5767.
Edhe ato dokumenta qe ka nxjerre Shaqiri mjaftojne o Redaktor,per te gjykuar sa te drejte kishin ata patriote qe vrane kriminelin cernagore Vasil Shantic.
Mund te kene vrare rastesisht apo mund te kene lindur rastesisht zoti me comentin LACIANI por ne te dyja rastet eshte e Llogjikshme.
Por te besosh tek nje marandoz i quajture Krisht qe ka lindur jo rastesisht por edhe pa ja futur Ate nenes se Tij Parthene (E Virgjer “shqip”) kesaj si i thuhet?
Mire ne kohen e pushtimit Italiane nuk kishte perfaqesues Dhipllo -Mat (Diplomat “shqip”) Arnautia po qe nga koha e Majmunit deeeeeeeeeri sa u krijua ky Pashallek nga Angloamerikanet
ne 1913te qe quhet Albania dhe vetem per interesat e tyre percarese kush ishin “Perfaqesuesit Dhipllo-Mate?
Fjala Greke Dhipllomat do te thote Dopjo Sy d.m.th I Zgjuar qe nuk ja hedh kollaj.
E kini bere pyetjen perse nje Vorio Epirote do Jeorgios Kastriotis u zgjodh si”fillim” i ketij Pashalleku dhe jo Perandore Ilyre si Megas Kostantinos,Iustinianos qe ndertoi Agia Sofian ne 532A.D dhe te kthyer ne Xhami nga Baba tuaj Strategjike Erdogani?
Dhe me Evllogine e Perendimit?
Arnautet nuk kane kuptuar akoma (kapito ancora) lojen e atyre qe donin te kishin me mire nje Pashallek Turk se sa nje Komb Greko-Ilyre per te cilen luftuan Heroikisht Epirotet e Kastriotit,Arvanitet,Ilyret,Maqedhonasit.
Evropa kurve dhe e poshter nuk do ishte Ajo pa Turqine por nje Komb i Lashte dhe me Dinjitet.
Fashistet e Romes dhe Cifutet nuk kane problem as Sllavet pushtues ne Ballkan as Turkoallvanosat por Kombin Greko-Ilyre.
Pushtimi i Magna Grecias nga Fashistet e Romes,i Alvanise,i Dhodheka-nisen (12 Isujjt Greke) ,Qipron, Kostantinopolis etj jane fakte historike te padiskutueshme.
Por flitet per nje “Genocide” kur Realistic eshte ndryshe.
Per ke Evrope flet ky Autori i ketij Artikullit (Autore de Article kur Tur-qia merr S-400,eshte pushtuese e Kombit tone GrekoIlyre,kthen Simbole historike me Permasa Boterore historike dhe Perendimi i thote Erdoganit qe po nuk “ktheve” S-400 Tek Ruset nuk te japim F-35?
Ja dhe kllouni i Janulles! Gjigand je, sidomos kur shpjegon prejardhjet e fjaleve!
Ose sich thoshte nje profesor (no joke, ishte profesor) neogrek, se me te lashtet s’kane gje te perbashket: Polinezine e kane zbuluar greket! Sepse origjina e fjales eshte greke!
LoL, njisha jeni.
Z. Shaqir, respekte!
Reagimi qe keni bere ndaj “profesorit” Spahiu, eshte mese i drejte, sepse, siç thotë populli shqiptar: Keta jane lezu (çmendur) fare. I ka çmendur sefaja ne Jugosllavine e Titos, qe i kane sherbyer i madh e i vogel qe kane qene ne pushtetin e Jugosllavise, se bashku me familjet e tyre dhe ua kane luajtur “fene” shqiptareve…
Ai qe nuk i kupton argumentet tuaja ne pikepamjen qe thuhen, ai eshte ose i marre ose laraman “shqiptar”… Keta si ai spahioviçi tok me “akademiket” qe duan te krijojne “komb kosovar” dhe “gjuhe kosovarishte, jane funderrina te shqiptarise, anti shqiptar te thekyur e te pjekiur jugosllavisht…
DRENICA E KUQE
Është e habitshme ata që ishin perendimor jan tradhtar! Ata që ishin më Sllavet e Rusët janë Atdhetar! po kjo është qesharake po ç’fare po bëjnë sot këto qelbesirat, drejtusa qeveriet, miratojnë ligje për bytheqirje, populli duartrokitje i pëlqen. Komunistat far e keqe.
Te lumt Shaqir vukaj, i ke ngja babes tand. Bejto Faslija trim dhe burre i ndershem, hero ne luften e Recit.Argumentat qe solle jane te sakta. ” profesori ” kosovar mashtron.
Ishte rruga Hysej….
Qe nga 1935 e deri me 1995 Shqiperia nderroi 5 regjime: Zogun, Italianet, Xhafer Deven, Enver Hoxhen, demokracine. Po amereikanet vazhduan me te njejtin regjim, atehere dhe sot. E pra ky regjim amerikan u orvat qe nga 1949-1953 ta bente Xhafer Deven kryeminister. Tjerat jane kopalla.