Dëshmi të panjohura për Dritëroin dhe rivaliteti me Kadarenë

DITA Online

 

Prof. Xhevat Lloshi

Me Dritëroin kemi qenë bashkëkohës. Ai ishtë pesë a gjashtë vjeç më i madh se unë. Dritëroi është një personalitet i padyshimtë i letrave shqipe, bashkë me Ismailin e të tjerë që i kanë dhënë një fizionomi të re letërsisë shqipe. Dhe jo vetëm letërsisë, por edhe gjuhësisë e kulturës shqipe. Dritëroi hyn ndër emancipuesit e mëdhenj të kësaj kulture, prandaj edhe është aq i lakuar si shkrimtar, si poet, por edhe po aq i kontestuar. Është i kontestuar nga regresistët, nga kontestuesit e gjuhës standarde dhe mediokrit. Në të vërtetë kjo i bën nder Dritëroit. Vepra e tij tashmë është e fiksuar përfundimisht dhe faktet, dëshmitë, apo dhe krijimet e panjohura të tij që do të botohen më vonë vetëm se do ta plotësojnë portretin e tij, që tashti mendoj se është i konsoliduar.

Kam pasur mundësi, në rrethana shumë të ndryshme, ta njoh Dritëroin, të paktën prej gjysmë shekulli. Për të mos thënë fjalë të përgjithshme, që thuhen në kësi rastesh, do të tregoj disa gjëra konkrete, që ndoshta kanë interes për lexuesin, e ndoshta edhe për njerëzit e tij të afërt.

***

Në Tiranë, e cila ishte shumë më e vogël se sot, sigurisht njerëzit e letrave, të shkencës, të kulturës njiheshin me njëri-tjetrin. Aq më tepër që unë kisha filluar të botoja ndonjë gjë në gazetën “Drita”, jo për t’u bërë shkrimtar, por, është krejt e natyrshme që ne, njerëzit e kulturës, të kemi dëshirë të dalim edhe në shtyp. Kështu që Klubi i Shkrimtarëve dhe vetë shkrimtarët nuk ishin ndonjë gjë e largët dhe e panjohur për ne.

Dhe, aq më tepër, që në vitet ’60 edhe Dritëroi, edhe Ismail Kadareja, ishin njerëz të njohur dhe ishte e natyrshme dëshira jonë për t’i pasur pranë, jo për t’i adhuruar thjesht në mënyrë abstrakte, por sepse e ndienim, që pranë tyre diçka mund të mësoje. Të njëjtën gjë mund të them për të gjitha figurat e mëdha, që kam pasur fatin të njoh.

Në ato vite kam qenë punonjës i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë. E quaj një nga burimet më të mëdha të jetës sime praninë, në atë Institut të njerëzve, si Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabeji, Mahir Domi, më pas Androkli Kostallari etj. Me këta njerëz të rrije në të njëjtin institut, të dëgjoje diskutimet e tyre, të lexoje punimet shkencore, por edhe bisedat e thjeshta, njeriu ecte përpara në jetë e në profesion. Të njëjtin synim kam pasur edhe në njohjen me njerëz si Dritëro Agolli.

***

Të mos ju duket e çuditshme, kam disa shënime autobiografike, të shkruara me dorën e tij që në vitet 70. Është një biografi, besoj, më e shkurtra që mund të gjendet, ku shkruhet:

Dritëro Agolli lindi në vitin 1931, në një fshat të Korçës. Që i vogël ka qenë në kontakt me partizanët. (Nuk besoj se mund të thuhet më thjesht se kaq). Pastaj vazhdon: Shkollën fillore e kreu në fshat, të mesmen në Gjirokastër, në një qytet tjetër të Jugut. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Leningradit, në BRSS, më 1957. Ka punuar në gazetën “Zëri i popullit”. Filloi të botojë që në vitin 1946. Është laureat i Çmimit të Republikës.

Që këtu zbulohet një tipar i Dritëroit, për të mos rënë në sy me gjëra të mëdha. Ka dhënë disa gjëra kaq të pakta, saqë të vjen keq që ka thënë kaq pak. Do të dëshironim të thoshte më shumë. Pas kësaj ka dhënë një bibliografi:

Dritëro Agolli ka botuar këto vëllime me poezi:

  1. “Në rrugë dola”, 1958
  2. “Hapat e mia në asfalt”, 1961
  3. “Poemë për vete e për babanë”, 1963
  4. “Shtigje malesh dhe trotuare”, 1965
  5. “Mesditë”, 1969.

II             Në prozë:

  1. “Zhurma e erërave të dikurshme”, tregime, 1964

2 “Komisari Memo”, roman 1970

III            Në dramë

  1. “Fytyra e dytë”, komedi 1967
  2. “Mosha e bardhë”, dramë 1971

IV            Në kinematografi: skenarë artistikë

  1. “Horizonte të hapura”
  2. “I teti në bronz”

V             Në gazetari:

Ka shkruar me qindra artikuj, reportazhe, skica, kritikë e recensione letrare.

Kjo është e gjithë bibliografia e tij në atë kohë, kur të tjerët mbushnin faqe për të treguar sa më tepër…

 

***

Pata mundësinë të afrohesha më shumë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Kam qenë anëtar kolegjiumi në gazetën “Drita”, merrnim pjesë edhe nëpër diskutime, në raste të ndërlikuara në revistën “Nëntori”.

Ja një rast. Në vitin 1973 dy kritikë, njëri prej tyre sot ka vdekur, shkruan një artikull të gjatë, mospranues ndaj romanit “Dimri i vetmisë së madhe” dhe mua bashkë me një historian të letërsisë na thirrën (kështu zhvilloheshin diskutimet në raste jo të thjeshta), për të pasur nga Lidhja një zë pak më tepër profesionist, sesa shumë njerëz të tjerë që e quanin se po bënin punë të madhe, duke sulmuar shkrimtarë të mëdhenj. Kështu ndodhi që më thirrën të punoja në gazetën “Drita”. Të them të drejtën, nuk kisha dëshirë të bëhesha kryeredaktor dhe ata tre vjet kanë qenë një periudhë e madhe mundimi për mua, sepse së pari, më shkëputën nga puna ime, që e vazhdoj edhe sot, dhe së dyti, më vunë përpara një përgjegjësie, sepse nga njëra anë, duhej t’i përgjigjesha vijës ideologjike të kohës, dhe së dyti sepse për gjënë më të vogël mund ta pësoja. Së bashku me redaksinë prisnim ditën e hënë se mos kishim botuar diçka që s’duhej dhe rasti më i mirë do të ishte të përfundonim në ndonjë fshat.

Ishin vite shumë të vështira, sidomos pas Plenumit famëkeq. Dhe në këto rrethana, në vitin 1980 më kërkuan që të shkoja kryeredaktor i gazetës, diçka që nuk e kisha menduar, por nuk mund të refuzoja, sepse pasojat ishin jo të lehta. Dhe sigurisht, ai që do të thoshte Çalën e parë, nëse do të pranohesha si kryeredaktor, përpara sesa ta merrja vesh unë, ishte Dritëroi. Kjo do të thotë se Dritëroi kishte një mendim shumë më të mirë, nga çlrisha unë për veten time. Gjatë atyre viteve kisha privilegjin të punoja me të, sepse nuk është e vërtetë që vetëm disa drejtues si Dritëroi përbënin problem për shtypjen e lirisë, për dënimin e njerëzve të tjerë. Kishte shumë njerëz përreth, njerëz ambiciozë, të pakënaqur me arritjet e tyre, për faj të tyre, që bënin shumë gjëra, madje edhe kundër meje. Jo thjesht merreshin me thashetheme, apo shkonin te Dritëroi si kryetari i Lidhjes, por shkonin drejtpërdrejt në Komitetin Qendror. Dhe mua m’i kanë treguar (se kjo është Shqipëria) se si njëri ka shkruar 5 letra kundër meje. Por Dritëroi asnjëherë nuk ndërhynte. Kishte raste që anëtarë të organizatës së partisë të Lidhjes sillnin ndonjë poemë për ta botuar dhe unë nuk e botoja. Kam ngulur këmbë që të mos botoheshin edhe poema që lavdëronin udhëheqësit e kohës, sepse isha i bindur që gazeta “Drita” nuk mund të bënte këtë punë. Dhe ata puna e parë që bënin, ishte të ankoheshin te Dritëroi.

Por Dritëroi, në asnjë rast nuk më ka thënë: përse nuk botuar këtë shkrim, këtë tregim, këtë poezi. Që ta kuptoni situatën se si ishte, po ju them se mua më kritikuan se doja t’i jepja gazetës një frymë tjetër pasi mendova që titujt të mos i vija vetëm në krye të faqes, por t’i fusja edhe në mes me ndonjë kornizë. Mendoni, vetëm për një gjë të tillë më kritikuan për frymë të re. Ndërsa Dritëroi nuk binte kurrë në pozita të tilla. Kjo bëri që të kisha marrëdhënie me të edhe për materiale të ndryshme, që do të botoheshin në gazetë dhe kam ruajtur nja dy gjëra për të treguar mënyrën e tij të komunikimit, si sillej ai dhe këtë dua t’jua them se si ma ka shkruar me dorën e vet.

Me këtë del edhe se si e shihte letërsinë dhe botën shqiptare Dritëroi. Shkruante:

“Vlora me një histori e një jetë të pasur me ngjare nga e kaluara, nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe e sotmja, ka një humor popullor origjinal, ka njerëz të zgjuar, me gjuhën e tyre të një koloriti të mahnitshëm. Dhe megjithatë tipin e labit të vërtetë pothuajse asnjë shkrimtar që jeton në Vlorë nuk e ka pasqyruar. Prandaj kërkohet një punë krijuese më këmbëngulëse, kërkohet një njohje e thellë e historisë dhe jetës, kërkohet një kulturë më e madhe nga gjithë forcat krijuese”.

***

Jo më kot e tregova shënimin e tij për Vlorën për t’ju thënë, se cilat ishin kërkesat që shtronte Dritëroi në atë kohë, pa anshmëri, pa sforco, pa detyrim, se “unë jam kryetari e të bëni si them unë”. Sigurisht, në atë kohë kishte orientime të ndryshme, shpesh herë të detyrueshme, por për krijimtarinë Dritëroi donte të ishte sa më e mirë. Ai i donte krijuesit, e donte veprën e tyre, por jo vetëm kaq, ai e kishte provuar vetë me shkrimet e tij, në prozë dhe në dramë, se ç’do të thoshte kritika nga lart për një krijues, dhe Dritëroi nuk ka qenë pjesë e këtij mekanizmi. Sigurisht, ai ka kryer detyrën si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, por është e vështirë të thuash se ka qenë pjesë e mekanizmit shtypës në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ai e donte letërsinë, i donte krijuesit dhe ka shumë prej tyre, që i ka ndihmuar edhe për të shkuar në shkollë, edhe për të botuar dhe asnjëherë duke u nisur nga ideja: “ua rregulloj unë qejfin këtyre”! Është krejt ndryshe nga disa të tjerë, që sapo marrin postin, aty e kanë mendjen.

Do t’ju tregoj edhe diçka tjetër. Më dërgonte ndonjë gjë për të botuar dhe më kërkonte, që t’i hidhja edhe unë një sy, sepse edhe unë mbaja përgjegjësi. Dhe më shkruan: Lëre kështu i dashur Xhevat! Shikoni, është kryetari Lidhjes, që e ka vartës kryeredaktorin, por Dritëroi nuk fillon me shkresa, me sekretare dhe e thotë më thjesht sa s’ka: Lëre kështu, i dashur Xhevat! Por më interesantja vjen më pas, kur thotë: Lëre të plotë diskutimin, përveç tregimit për kaun e kuq e të zi, që hiqet. Pra, është ai që më thotë se çfarë hiqet. Por kam edhe një shprehje të tij, që më pëlqen shumë, sepse ai kishte shumë dëshirë të bënte humor, por jo të drejtpërdrejtë, në mënyrë të tërthortë, siç është e zakonshme në humorin popullor: Elefanti e mban fëmijën në bark 22 muaj. Lepuri e mban fëmijën në bark vetëm një muaj…

Çfarë e mbajti Dritëronë në nivel të lartë? E mbajti ajo, që unë do ta thosha me një fjalë: integriteti i tij. Dritëroi kishte një filozofi për jetën, për krijimtarinë, për njerëzit, dhe këtë e kishte jo për të bërë spekulime me artikuj e me shkrime, siç bëjnë ca “filozofë”, “sociologë” e “psikologë” sot. Ai e kishte këtë si një mbështetje të brendshme, të vërtetë, për jetën e tij. Dhe krijimtaria e tij, konkretisht poezia e tij është filozofia e jetës së zakonshme. Poezia e tij është poezia e vatrës.

***

Një njeri si Dritëroi krijon një botë, e cila me zhvillimin e njerëzimit, me ndryshimin rrënjësor edhe të kushteve materiale e mendore, nuk është më e pranishme, si për shembull, jeta e zakonshme e fshatit, psikologjia, hakmanja e tipit fshatar, të gjitha këto që mund të duken sot të çuditshme në krijimtarinë e Dritëroit. Por kjo botë e krijuar, e përfytyruar në mënyrë letrare prej tij ka dhe do të ketë gjithnjë interesin e vet, ashtu siç kanë për ne botët, që janë krijuar që nga Greqia e lashtë, mitologjia kineze apo shkrimtarë të tjerë të shquar, që nga Shekspiri etj., e që nuk ekzistojnë më. Edhe gjuha e Shekspirit nuk është gjuha e sotme angleze, por bota që ka krijuar ai vazhdon të jetojë për shkak të veçantisë. Kështu është edhe ajo që ka lënë Dritëroi në veprën e tij. Dhe ai nuk hoqi dorë nga kjo. Nuk bëri deklarata propagandistike për t’iu përshtatur ditës, por vazhdoi me integritetin e tij. Për ta theksuar këtë fakt do të doja t’ju tregoja diçka që i përket vitit 2005. Pra, nga viti 1970 deri më 2005-n Dritëroi është po ai, sepse ai kishte një filozofi të vetën për mënyrën se si e shihte jetën, i kuptonte problemet e mëdha, megjithatë, ai kishte besim te njeriu. Atë që ai e ka thënë edhe do të mbetet: Njeriu i mirë. Filozofia e njeriut të mirë ishte te Dritëroi dhe është e nevojshme edhe sot.

Më 27 nëntor 2005 ishim në një lokal në qendër të Tiranës, ku organizohej një festë në Ditën e Flamurit. Rastisa në një tryezë me Dritëroin. Pasi pimë ndonjë gotë, nuk kishim ku të shkruanim dhe morëm ftesën e pjesëmarrjes, e cila ishte njëkohësisht edhe menyja, mezi gjetëm një stilolaps shumë të keq dhe Dritëroi më shkruan: “O Xhevat, ti që je një njohës i shquar i gjuhës dhe një lëvrues i admirueshëm i stilistikës, e vure re se si e këndonte orkestra këngën shumë të njohur të Minushes: Fjalët “Qaje moj Minushe, qaje robërinë” janë jashtë idesë dhe jashtë origjinalitetit të këngës. Kënga origjinale është: “Dy gishta përmbi vetull, ç’ma mbaje shaminë, qaje moj Minushe, pse s’e qan të zinë”. Po jo qaje robërinë. Është një mbishtresë, sepse çfarë ka robëria me një grua që i lutet fshatit ta qajë burrin”.

E ka firmosur, ishte i bindur që unë do ta ruaja. Siç e shihni, është Dritëroi edhe në këto pak fjalë. Është i shqetësuar për shtrembërimin e kohës. Minushja s’ka kënduar as atëherë e as tani për robërinë. S’kemi pse ta bëjmë patriote! Po e tregoj këtë, për t’ju thënë, që ne kishim një lidhje të veçantë.

Në Fakultetin Juridik kishte një degë të Gazetarisë dhe aty Dritëroi jepte një lëndë për gjuhën dhe stilin e shtypit, kurse më vonë, kur unë fillova të shkruaja për stilistikën, Dritëroi kërkoi që ta jepja unë këtë lëndë. Isha pasues i tij në lëndën e stilistikës së gjuhës së shtypit. Kjo është edhe arsyeja pse më drejtohet kështu. E quaj veten të nderuar që edhe në këtë fushë, për të cilën e quaj veten specialist, kam një damar të Dritëro Agollit.

Po ju tregoj një rast tjetër. Ka qenë viti 1982 dhe më mori me vete në Devoll. Dy ditë rresht unë isha me të dhe ai shkonte te të gjithë, tek ata që i njihte ose nuk i njihte, për gëzime e hidhërime. Do ta pranoj që gjatë gjithë kohës kemi pirë bashkë, por unë nuk mund ta pasoja si për stilistikën Dritëroin edhe në pije. Në fund të ditës së dytë thirri shoferin dhe i tha: “Merre Xhevatin dhe çoje në Hotel Turizmi në Korçë, të flerë 24 orë, se nuk mbahet më, kurse mua më lër të humbas në Devollin tim!”

***

Edhe nën regjimin diktatorial ne kemi jetuar. Edhe nën atë regjim njerëzit nuk e kanë parë jetën vetëm në përballje me diktaturën, sepse njerëzit njëlloj kanë dashur të rriten, të shkojnë në shkollë, të dashurojnë, të martohen, të bëjnë fëmijë, të realizojnë jetën e tyre. Unë nuk mund të rri pa përmendur edhe rastin e Ismailit. Si mendojnë këta analistë, që Ismaili duhet t’i kundërvihej diktaturës, të përfundonte në burg apo në Spaç, dhe në këtë mënyrë ata ta quanin disident sot? Ajo që është më e rënda dhe ne duhet ta pranojmë, është që këto lloj diktaturash, si ajo që instaloi Enver Hoxha te ne, janë shembur prej arsyeve të thella, jo prej kundërvënies së disa njerëzve me parime demokratike. Diktatorë të këtij tipi nuk rrëzohen as nga shkrimtarët, as nga disidentët, as nga kundërshtarët politikë. Ky është një realitet i egër, i hidhur, që ndodh edhe me diktatorët e sotshëm. Siç e shihni, përdoret ndërhyrja e jashtme me raketa e avionët modernë. Në këto rrethana nuk mund t’u hiqet e drejta njerëzve të jetojnë dhe të gëzojnë jetën, dhe të përfundojnë të gjithë në burg se është diktaturë. Në këto rrethana vetvetiu te ca njerëz krijohet një gjendje skizofrenie, njerëzit bëhen me dy fytyra, atë publike dhe atë profesionale, dhe kjo është normale në një shoqëri të sëmurë, siç është diktatura. Por, nga ana tjetër, ka njerëz që gjejnë forca brenda vetes për të jetuar edhe në këto rrethana. Dhe kjo kërkon një filozofi jete.

***

Filozofia e Dritëroit ishte që njeriu është kështu siç është, me gjëra të këqija, që ai i ka thënë me një humor të jashtëzakonshëm e satirë, por te njeriu duhet të shohim edhe diçka të mirë. Kjo ishte politika e Dritëroit. Nëse do t’i referohemi letërsisë së realizmit socialist, e cila fliste për heroin pozitiv, Dritëroi sigurisht do të fliste për të, por ai nuk donte personazhin pozitiv, ai donte njeriun e mirë. Ai ka qenë pjesë përbërëse e ideologjisë së kohës, por jo pjesë e mekanizmit shtypës për ta deformuar njeriun. Dritëroi mendonte realisht se mund të krijohet njeriu më i mirë dhe rolin më të madh e kishte letërsia dhe jo politika. Tek ai kanë bashkëjetuar edhe letërsia, edhe politika, por prapa saj ai ka qenë një bektashi ateist. Me këtë shpjegohet marrëdhënia e tij shumë e ngushtë me Naimin, me natyrën, me panteizmin. Ai donte të shihte kudo gjënë e mirë dhe kjo është mënyra se si ai ka shpëtuar nga kthetrat e ideologjisë për të mbetur edhe sot një njeri me një filozofi të tijën, e cila do të dukej së jashtmi në pajtim me politikën e kohës, por tani mund ta shihni se ai ishte njeriu që sheh përtej, me një botëkuptim më të gjerë njerëzor dhe jo të ngushtë, sipas një ideologjie. Për këtë arsye, edhe në kthesën e madhe që ndodhi, ai e ndjeu se këtu kishte ardhur koha që të mos ishte më njeriu skizofren me dy fytyra, por atë të mirën që e kishte mbajtur brenda edhe gjatë viteve të diktaturës, mund ta shfaqte edhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ato forca, të cilat nuk donin që ajo diktaturë të likuidohej. Dhe në këto rrethana, ai e ruajti ekuilibrin me integritetin e tij.

Një njeri dhe një krijues si Dritëroi ishte e pamundur të mos gjente vendin e duhur, në një kohë të duhur. Një tregues shumë i rëndësishëm për karakterin e tij: Mënyrën e komunikimit me njerëzit, botëkuptimin për jetën ai e ruajti edhe pas vitit 1990. Nuk do të doja të përsërisja ato çka janë thënë këto kohë me hollësi për qëndrimin e tij në Kongresin e 10 të ish-Partisë së Punës, ku ai me një fjalim dëboi anëtarët e Byrosë nga skena politike, por dua të them, që ai e vazhdoi këtë punë edhe në një periudhë të vështirë, edhe për të personalisht.

Në ato kushte, Dritëroin do ta sulmonin detyrimisht ekstremistë të të dyja palëve, edhe ata që donin që diktatura të mos shembej, edhe ata që donin që bashkë me diktaturën të shembnin edhe Hidrocentralin e Fierzës, edhe Dritëro Agollin, edhe Ismail Kadarenë. Kjo është një mënyrë e ndryshme për ta parë botën edhe nga këta analistë, që çdo gjë e duan o të bardhë, o të zezë, o të kesh qenë në burg në kohën e diktaturës, o je pjesë e diktaturës.

Sulmet ishin gjithfarëshe, sepse kemi shtresa të ndryshme të shoqërisë, që mendojnë se mënyra e tyre për t’u dukur është agresioni kundër çdo gjëje dhe kryesisht kundër atyre, që janë në qendër të mendimit publik, që e dinë gjithashtu se këto figura kanë një të ardhme historike.

Dhe në këtë drejtim Dritëroi është një shembull, se si mund të kalohet në periudha të ndryshme të jetës, me kthesa, me përmbysje, me vështirësi, me kërcënime, por duhet diçka e brendshme, etike në shpirtin e njeriut, e cila edhe në përballje me të keqen, prapë nuk stepej. Figura si Dritëroi, me këtë lloj qëndrimi dhe gjykimi janë në gjendje ta kapërcejnë këtë shtresë agresive, çka sot është thuajse e pamundur.

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

Dëshiroj që të të mos përqendrohem shumë në anën sociologjike dhe politike të veprës, por më shumë te vlerat e saj letrare, të cilat mbeten edhe kur njeriu mund të mos jetë dakord me pikëpamjet ideologjike që ka vepra. Dhe jam përpjekur ta them se nuk është e rëndësishme që Dritëroi sulmoi burokracinë, sepse këtë mund ta bënte kushdo dhe me fjalë të mëdha propagandistike, siç bëhej gjithandej, por këtë ai e bëri me letërsi, e bëri me art, me një humor të jashtëzakonshëm, që vazhdon të mbetet edhe sot. Mund të marr thënien më të shkurtër nga esetë e shokut Zylo “Miq-fiq”. Vetëm Dritëroi mund ta bënte këtë.

Ka pasur edhe udhëheqës të kohës, që kanë qenë kundër daljes së librit, sepse nuk e kanë quajtur libër të realizmit socialist, por kjo ka qenë mënyrë përmes së cilës Dritëroi ne, që e kuptonim se çfarë po bënte, të na rrëmbente dhe ta mbronim, pavarësisht se çfarë thuhej kundër tij.

Kadare dhe Agolli

Rivaliteti Kadare-Agolli

Sigurisht që ka pasur rivalitet dhe është më se normale. Këtë gjë ne të gjithë e dinim. Dhe mund të thuhet se edhe në atë kohë ekzistonin palët në njërën anë dhe në anën tjetër, edhe nga shkrimtarë të njohur. Problemi është si ta trajtojmë këtë dukuri. Sigurisht që janë çështje të rivalitetit në krijimtari. Kjo është një gjë njerëzore dhe aq më tepër, mund ta themi pa asnjë dyshim se ka qenë një epokë e presidiumeve dhe edhe në art e muzikë ishte problemi, se kush ishte më i miri e më i pari. Ishte një reflektim i drejtpërdrejtë i hierarkisë politike. Në qoftë se hierarkia politike e përqendronte çështjen se kush është i pari, kush është udhëheqësi, kush është Skënderbeu i ri, kjo gjë transmetohej në të gjitha qelizat e jetës politike, kulturore të Shqipërisë. Dhe njerëzit, në këtë prizëm, duke huazuar nga politika, përpiqeshin të zgjidhnin këtë dilemë: kush ishte më i madh, Dritëroi apo Ismaili. Kjo mënyrë të arsyetuari nuk vlen fare për artet dhe letërsinë, sepse secili sjell botën e tij. Ky lloj arsyetimi është tërësisht i gabuar edhe sot, mbështetur nga një frymë patriarkale, krahinore, e prapambetur, e cila shkon deri atje, sa të bëjë të njëjtën gjë: kush është poeti kombëtar, Fishta apo Naimi? Unë them që këto gjëra edhe për Fishtën e Naimin, edhe për Dritëronë e Ismailin, duhen flakur tej. Madje do t’ju kujtoja edhe debatin Qose-Kadare. Kam qëndruar pranë tyre, u njoh edhe të meta dhe, po të kisha cinizmin, do të flisja për këto anë, por as kam folur dhe as do të flas për këto anë. Atëherë kam shkruar: “Për mua është fatkeqësi, kur njerëzit e shquar të vendit hyjnë një konflikt, që merr përmasa publike, sepse konflikt përzihet kush të dojë. Dhe rezultati është që dalin në plan të parë të metat e këtyre njerëzve, kurse unë them që në plan të parë të dalin vlerat e tyre. E them këtë sepse sot ka njerëz që në mënyrë të papëlqyeshme duan të hedhin poshtë edhe Skënderbeun, edhe Ismail Qemalin, edhe Fan Nolin… Ne kemi nevojë për vlerat e këtyre njerëzve, çfarë kanë bërë për Shqipërinë me punën e tyre”.

Share This Article
21 Comments
  • Nje shkrim me shume mesazhe pozitive nga nje stdjues skrupuloz si prof.Xhevat Lloshi per nje shkrimtar te madh si Dritero Agolli e Ismail Kadare! Kontribut me mjaft vlere per njerezit e cultures, artit e publikut te gjere.

  • Booboobooo,6 paragrafe kot fare para se te behet nje biografi te shkurt de agollit,edhe 6 te gjere po ashtu te kota ku ma shume lavderon vetin se Agollin..bedhe duhet te presim paragrafin e fundit per te mesuar asgje per marredhenjet e tyre…
    E pra ,une se i kam takuar te dy,pa pi kur asnje gote me ta,dmth kur Agolli ishte plot i vetedishme,ju tregoj marredhenjet e tyre me nje fjali te Agolli,une num marr rroge nga ministria e mbrendshme si ai.
    Doni me?

  • Z. Prof. Xhevat Lloshi !
    Ma zbukurove diten sot me shume gaz dhe humor.Je i vetmi qe tregon lirshem pa ambicien e unit sic don te tregoj komenti i Flutures.Sepse thua nji realitet qe ka ekzistue origjinal si ajo kenga e minushes se cfare i duhet barbaria nji gruaje qe i lutet fshatit ta qaje burrin.

    “Dy gishta përmbi vetull, ç’ma mbaje shaminë, qaje moj Minushe, pse s’e qan të zinë”. Po jo qaje robërinë. Është një mbishtresë, sepse çfarë ka robëria me një grua që i lutet fshatit ta qajë burrin”.

    Në fund të ditës së dytë thirri shoferin dhe i tha: “Merre Xhevatin dhe çoje në Hotel Turizmi në Korçë, të flerë 24 orë, se nuk mbahet më, kurse mua më lër të humbas në Devollin tim!”

    Nuk kam cfare ti shtoj komentit tim sepse ia prishi bukurin humorit te Driteroit qe me sa origjinal na e ke sjellur ketu ma siper.Te cuane te flesh 24 ore se nuk mbaheshe ma ndersa mua (Driteroin) me lerni te humbas ne Devollin tim.

    Te uroj gjithe te mirat sebashku me te bukurat e jetes qe te deshiroje shpirti dhe zemra yte.Kaq bukur dhe vertetesisht rikujton te madhin Dritero.
    Pershndetje.

  • Titulli eshte intrigues. E fillova leximin normalisht, pastaj ne mes me shpejtesi dhe fundin nuk e lexova fare. Shkrim i dobet professor qe nuk perfiton asgje. Mos haro se gjuhetaret si ti, letraret, aktoret etj. u bete te njohur dhe me vlere vetem ne ate rregjim, dhe nuk ishte merita e juaj individuale per te qene te tille. Ashtu si ishte e prapambetur Shqiperia, shume prej jush do te ishin tjeterkush si njerez te rendomte.

  • ne ate vend ka shtratin e vet poshtersia , pafytresia e cdo maskarallik ,njerez pa ndergjegje njerezore ,hipokrit e perbuzes te cdo principi njerzor ,thjeshte anadolak

    prandaj lulezojn gjithfare Diktaturash dhe ai vend nuk ben kurr perpara si vendet e tjera .
    Ja pra shife kte ,i thur lavdi dy karaktereve me kurve ,
    qe per hir te se vertetes jane shembulli me i ndyr i nje shoqerie te vertete me principe njerezore .
    Si nuk u lodhen njiher kto tabore te injorances ,duke shkrujt me vend e pavend per kta te pafytyre ,dy kumnistat me rropsi ,qe vetem perfituan nga ai shtet si komuniste por edhe ky i maskarenjeve . Mjerishte e kann ne gjen sumlepirjen ,servillikun ,poshtersine e gjithcka kto te pacipe . Mbasi i kenduan Diktatorit komuniste vazhduan me ate kermen e shpelles ,ca i knojn zogut te kurves ,ca Haxhi qamilit , ja pra ,deri sa te vdesin kta do mbajne ate popull me te Tilla idiotizma pafund ,sepse e kane te pamundur jo vetem te pranojne te rene ,por qendrojn me fanatizem ne te kaluaren e tyre ,duke mos i hap kurr rruge te rese ne ate shoqeri . Vazhdoni e flisni ,kendoni , i bini daulleve dhe i rekomandoni atij populli , pjes nga Libri e nastradinit komuniste – Meditim neteve ne Hanin e Bajgave te Mazllum Pashes

  • Xevat,nga shkrimi juaj,kamdisa pyetje,nese do keni miresine ,t’i pergjigjeni,do e plotesojne shkrimin tuaj:- Perse ,e simpatizoni,personazhin e Belulit? -Vertete,punonit,me ate frike te madhe ne zemer,se do ju gjente hataja,si ju dhe koleget tuaj?-Si mund ta benit punen,ne ato kushte terrori,qe paskeni qene? -Si nuk qenkeni ndjere asnjehere ,per kete terorr,por i qenkeni nenshtruar,bile duke e patur edhe per nder? -Fakti qe ju ,po perpiqeni te beni avokatin,per Driteron,tregon te kundertetn e asaj qe thoni,per te. -Per konkurencen mes Driteroit dhe Kadarese,jeni shume artificial,sepse vete veprat e tyre,jo vetem nga cilesia,por sidomos nga volumi,tregojne qarte,qe konkurence nuk ka patur,por mund te themi ,ka patur vetem perpjekje te Driteroit,per te qene sa me prane Kadares,por jo me sukses.Doni,apo jo,juve dhe bashkepunetoret e tjere te Lidhjes,Kadareja,triumfonte mbi kedo,me veprat e tij,dhe jo ne Shqiperi,por kudo neper bote.

  • Ismaili Kadare i paperseritshem ne proze Dritero Agolli i
    paarritshem ne thjeshtesine e tij ne poezi ! dhe nuk ka
    perse te lodhemi te lexojme kaq shkrime te gjata per dy figurat me perfaqesuse te letersise se sotme shqipe!

  • Mua me ka bere pershtypje Driteroi si kritik letrar nepermjet humorit.
    – Diletanti zhgarravites:
    SI TU DUK,
    VAJZA QE MBLIDHTE PAMBUK?…….
    – Dtiteroi:
    BRE POET BJER NJE KILE LESH
    QE TA BEJME KETU PERSHESH….

  • Shkrimi i z.Xhevat Lloshi mund të them se është shumë interesant.
    Duket si një shkrim i thjeshtë,por te ajo thjeshtësi qëndron fisnikëria e profesorit.Ai nëpërmjet disa tregimeve të vogla,jo vetëm që tregon për një njeri të madh si Agolli,por sidomos për filozofinë e tij,të vërtetat e jetës,kuptimin e jetës njerëzore,thjeshtësinë e njeriut të kohës dhe të çdo kohe në përgjithësi.Njeriu dhe jeta njerëzore -siç thotë z.Xhevat-nuk mund të merret me ngarkesa poltike por ashtu siç është në të vërtetë,një jetë rritjeje,hallesh dhe gëzimesh,lufte dhe mbijetese,pra kështu është jeta,,nuk është jeta o me partinë o kundra saj, duke u shtirur me dy fytyra dje dhe sot. dhe duke i dhënë shoqërisë shqiptare përveç halleve që ka edhe, një luftë fallco,artificiale të mbushur me ligësi dhe poshtërsi për qëllime politike dhe karieriste.Shkrimi në dukje i thjeshtë i z. Xhevat Lloshi përcjell një filozofi njerëzore,shumë fisnike dhe në të kundërt të shumë komenteve është i thellë dhe konstruktiv.

  • Z. Xhevat, nuk jeni ambientuar me kerkesat e kohes sot. Duke qene studjues dhe kryeredaktor, nuk ke njohuri te plota per krijimtarine e Driteroit. Tek dramat mungon nje drame interesante qe eshte vene ne skene ne vitin 1984 ose 1985 me titull “Balade per njke grua” Pose kesaj flet qe nje kritik me peshe politike shante Koncertin. Cili? Anastas Kondo? Fole o Xhevat, njerezit presin te jesh me i hapur. Vaj medet!

  • Profesor Xhevati , me vjen keq te them qe ky shkrim nuk eshte per nje njeri te nivelit tuaj. Nuk e di, kam patur une nje mendim te larte per ty kot ose ju keni rrjedhur fare. Pa dorashka, ky shkrim eshte i njje njeriu fare nen mesataren e shoqerise ose me sakte ngjan shume me tregimet e atyre veteraneve me arsim te ulet qe tregojne per kalamajte ose kalimtaret. Per nivelin qe mendohet se keni ju, ky shkrim eshte nje bllof. Ky shkrim ju vret ju. Do te ishte mire te mos e kishit bere se jeni humbes. Keto i them se mendoj pozitivisht per ju. Tani mu cfaqen dyshimet: Duke pare edhe disa njerez te shquar te tjere, qe kane bere te njeten gje si ju, mendoj se intelektualet e asaj kohe nuk kane qene ne lartesine e duhur, do me thene qe shkrimi tregon nivelin tuaj te ulet dhe nuk e paskeni merituar vendin e larte te punes. Edhe nje mesues fshati i fillores do ta kishte bere me te mire shkrimin. Kesaj paaftesie tendes i shtohet edhe egoja e Belulit qe ju e paskeni shume te madhe. Tani qe keni rrjedhur fare, po e shfaqni edhe pa ndrojtje se nuk arrini ta kuptoni qe ka njerez shume here me te ditur se ju. Qellimi i shkrimit duket qe eshte Beluli, por tregohen edhe disa budallalleqe te tjera per Driteroin. Per te shkruar per te ju nuk e paskerkeni nivelin e duhur sepse ju nuk dini te evidentoni kryesoret e ti argumentoni ato . Po te ishte gjalle Driteroi do ta ndiente vehten te ofenduar nga nje shkrim i tille. Ju perpiqeni te ngrini ate por ju nuk jeni i afte ta beni. Ju zhgenjyet shume vete sot. Te kuptohemi, ketu nuk po flasim per karaktrin tuaj, por po flasim per paaftesine tuaj. Ne se do qe te ngelet dicka nga fama jote, te lutem mos shkruaj me.

  • Shkrim i dobet. Ne nivel bisede kafeneje.
    Megjithate ja vlente te pije nje kafe me Xhevatin!
    Merr nga biseda ate qe eshte e vlefshme, dhe te tjerat leji ne tavoline se i pastron kamarjeri.

  • ne fakt midis krijuesve bashkekohes eshte normale te kete rivalitet. Eshte ndjesi thellesisht humane; ca sekrete te çudithme te botes humane ndofta jemi te denuar te mos i kontrollojme dot. Ka pasur nje ndodhi mes Gertrude Stein dhe Heminguejit kur jetonin ne Paris, gjate kohes qe ishin miq ajo i thote nje debat me pronarit te nje ofiçine per makina dhe mekanikut, nje djalosh i ri ishte i avashte dhe si i fjetur, ky e quan brezi i humbur…” Ju te rinjte qe vini nga Lufta, jeni te gjithe nje gjenerate e humbur…Nuk keni respekt per asgje, jeni te gatshem te pini gjersa te vdisni..”. Hemingueji e beri te veten tek “Fiesta” kete metafore qe misheronte pasigurin e nje brezi te tere, dhe kur u prish miqesia me G.Stein ajo e akuzoi aq here si manipulator. Pergjithesisht eshte krijuar opinioni se Driteroi ishte nje poet devolli qe pinte raki e shkruante vargje partie ne copa letrash qe i harronte tavolinave, kurse Kadareja ishte nje shqiptaro-francez aristokratik i diplomuar (fatkeqesisht!!!) ne Leningrad, qe merrej me çeshtjet e medha njerezore. Fare thjesht Kadareja ishte nje tragjik konsekuent ne stilin e te shkruarit dhe shume ndryshe ne jeten private, kurse Driteroi dallohet qarte qe jeten private dhe publike e kishte te shkrire edhe objekt te te shkruarit. Ne koncept, mund te thuash se Kadareja te shkruarin e kishte profesion qe edhe i pelqente, kurse Driteroi motivacion. Nuk mund te bente vaki qe Driteroi te shkruante “Dimrin e Madh”, roman me shume faqe dhe stres ideologjik, ashtu siç Kadareja nuk mund te shkruante “Trendafili ne gote”, apo Zylon. Te dy talente, padiskutim. Ka njerez qe bejne ndarjen ekstravagante, dmth Kadareja shkruante per jashte (per eksport), kurse Driteroi ishte prodhim i destinuar per vendasit.Ndofta edhe mund te jete keshtu, siç dallohet zgjedhja e emrave tek disa vepra te Kadarese, ndersa Driteroi as e kishte merak kete pune. Por jo se kishte mangesi, se boten e kish pare dhe ai, bile beri disa perkthime poetike, psh Robert Bernsin. Per Kadarene nuk dua te shtoj kot, tanime eshte ai qe e njeh tere bota, por i pashmangshem shfaqet dualizmi artificialisht i sterfryre krijimtari-disidence, qe te huajt e vene re me mire e ne, qesharake ta pranosh. A thua e te huajt i njihnin mekanizmat e rregjimit socialist me mire se shqiptaret qe e jetonin. Veper e shkelqyer e Mikhail Bulgakov eshte “Mjeshtri dhe Margarita” , shkruar ne vitet ’40, ajo eshte veper e madhe kunder totalitarizmit, apo “Ferma e Kafsheve”, “1984” te Oruell; kur shkon per ne maja te atilla doemos do kesh veshtiresi te medha te behesh dikush. Te tere ata qe shkuan ne Amerike pas Kolombit ngelen ne histori, por zbuluesi mbeti vetem Kolombi. Driteroi iku si nje hambar qe dha shume thase me grure, por edhe shume grure u derdh ne dysheme, per pavemendjen e tij, por edhe te kohes qe ndryshoi dhe publikut qe po behet gjtihnje e me shume indiferent ndaj veprave letrare. Shpresoj qe me shkrime te vyera e kujtime episodesh qe thone shume per karakterin e njeriut, siç i sjell prof. Xhevat Lloshi te arrijme te vleresojme figurat e ndritura te letrave shqipe, qe dhane shume per klturen dhe edukimin e ndergjegjes tone kombetare.

  • nuk pranoni te konfrontoheni me mendimin ndryshe te opinionit dhe
    bushtroni censur ?!
    Ateher zhdukeni kte teme ,
    dhe kto surrate te qelbura mos i qisni mo ktu ,
    kaq te thjeshta jane gjonat sot .
    Nqs ju ka ngel ala ra ne komunizem ,largohuni nga komunikimi me popullin ,bashke me idhujt tuaj ,qe pjeses dermuse te ktij populli s’i thon asgje .

  • Jam ulur ne tavoline me prof.Mahir Domin.Ishte fundi viteve 60.Gjyshi sapo ishte liruar nga Burreli.Kishin njohje te hershme.Nuk foli per te,vetem psheretiu.Edhe kaq mjafton qe ta kujtoj me nderim te thelle.Kur ke punuar me keta kollose te shkences,Mahir Domin,Eqrem Cabeun,Aleksander Xhuvanin(aman te lutem mos e rendit edhe Androkli Kostallarin,se me behet si emer ferre) ,lere deri ketu,mos e ul steken.Koha i ka bere diferencat.E ben si Nasho Jorgaqi,qe kishte nen vartesi ne Ndermarrjen Botuese koloset e Letersise,Mitrush Kutelin,Lasgush Poradecin,Pashko Gjecin,Gjon Shllakun,Sotir Cacin,Vexhi Buharane,..,flori,margaritare dhe merrej me Mimozat e Ismail Kadarese.Edhe sot merret me Mimozat, me sigurimin e shtetit..Ky ma dha subjektin,por une e shkrova,tani e mohon,,,.Ky them une nuk eshte ne rregull me sistemin e vlerave.Se ky prej atyre koloseve mund te kish vjele thesare.Ata ishin si Abati Faria,qe do ta conin Nashon ne shpellen e Thesareve.Poor,ka rene dhjami ne lekure te qenit-thote populli.

  • E lexova artikullin e zotit Xhevat : komentet e bera nga
    njerez te ndryshem,te pasqyruar me poshte nuk i,lexova.
    Por nje mendim e kam per materialin e paraqitur nga
    Xhevati eshte shume i thate,teper medioker per nje fig.
    qe gjate gjithe jetes se tij ka patur si leitmotiv se si bota,
    jeta eshte nje : ” Tango qe duhet te dish ta kercesh”,
    shprehje kjo latinoamerikane dhe Xhevuo ka ditur ta ker-
    cei mire “tangon” qofte ne socializmin qe sot hedh balte
    e urrejtje,qofte “demokracine e Saliut” ,ku tash ky “stilist”
    merr “fryme lirisht” ne demokracine alla bsjraktare- kanu-
    nore te Sali Gerdalles,nga “bjeshket e nemura” te Vicido-
    lit !? Bravissimo,zoti Xhevo ! E mole ate derr socializmi sa deshet kategoria juaj.Na nxorret trima nga ku nuk na i
    nxorret Jug-Veri ,me perjashtim te Shqiperise se Mesme.
    Apo me fal ,edhe Shqiperia e mesme ka nxjerre nje “trim”
    Haxhiun e Qamilit qe sot eshte i vetmi qe nuk eshte rea-
    bilituar. Se cfare tradhetie ka bere Haxhiu s’dihet por nje
    gje dihet se “trim” nuk ka qene asnjehere. ”
    “Trimat me flete” i kemi ne ekstremet e Shqiperise,po c’e
    do na doli nje “malok”dhe i vuri te gjithe perpara si bage-
    tite “trimat e xha Jahos” .Kesaj si i thone,zoti Xhevat ? A
    ka bythe ku te rrije kjo qe i beri “trimave” ,maloku !
    Kerceje tangon zoti Xhevat dhe vazhdo te mallkosh ate
    qe te beri nga vemje – njeri sepse “Bota eshte nje kokerr
    qepe qe duhet ta qerosh pa derdhur lot” !!!! Any way….!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *