Ana Frank, vajza hebreje, simbol i viktimave të holokaustit, mund të ketë vdekur më parë nga sa është menduar deri tani.
Ana Frank fitoi famën botërore në 1947, kur babai i saj Otto Frank, i mbijetuari i vetëm i familjes publikoi ditarët e saj. Ana u dërgua në Auschwitz në shtator të 1944 dhe më pas në Bergen-Belsen, ku vdiq nga tifoja më moshën 15 vjeçare.
Deri tani data e vdekjes mendohej në mars të 1945. Megjithatë një hetim i ri e ndryshon këtë datë. Ekspertët e Shtëpisë së Muzeut të Anës arritën në përfundimin se në të vërtetë adoleshentja vdiq në shkurt të 1945.
Ata i bazojnë tezat në një sërë dëshmish të dëshmitarëve okularë dhe në një intervistë të re, detajet e të cilës nuk bëhen të ditura./DITA
ANA FRANKUN lereni te prehet e qete atje ku eshte dhe mos beni biznes me kete Engjell !
LIBRI I SAJ ESHTE NGA ME TE BUKURIT NE BOTE !
Ditari i Ana Frankut libri ma i bukur.
Anna Franku ka hyre ne historine boterore me ditarin e saj,si nje adoleshente qe e jetoi dhe pershkroi adoleshencen e saj,qe perkoi me nje lufte te tmerrshme ,si Lufta e Dyte Boterore.
Ky ditar unik ,per nga vlera historike dhe impakti qe ruan tek njerzit dhe sidomos adoleshentet ,do te mbetet perjete ne trashegimine historike boterore.
Lajmi per daten e vdekjes se saj nuk ka te beje fare me famen e emrit te saj,,,,,,edhe pse vdekja e Annes, Nenes dhe Motres se saj ndodhi kur ato ishin gjithe gezim se po I shpetonin perfundimisht ferrit te nje lufte, qe I kositi pa meshire hebrejte.