Fenomeni i shfrytëzimit të fëmijëve vazhdon të jetë prezentë thuajse në të gjithë vendin.
Së fundi, policia e Korçës nisi procedimin penal ndaj një babai në Korçë, për shkak se ka nxjerrë për të lypur të birin vetëm 7 vjeç. (Fotoja ilustrim)
Policia sqaron se 38-vjeçari me iniciale S. K, banues në Korçë ka keqtrajtuar dhe ka shfrytëzuar të birin 7-vjeçar, duke përfituar nga lypja e tij. Familja i përket komunitetit egjiptian.
“Sqarojmë se fillimisht, fëmija i mitur, është gjetur, rreth orës 01.00 të mëngjesit , i vetëm në rrugë, pranë derës të një lokali, nga punonjësit e Shërbimit të Rendit. Shtetasi K.K, deklaroi në prani të psikologes dhe të prindërve të tij, se ai detyrohej nga nëna dhe babai i tij, të lypte në rrugë dhe të ardhurat që fitonte(në ditë) duhet t`ia u dorëzonte prindërve”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”. /Dita/

Futni ne burg dhunuesit.
Ndryshej veshtire te rilindesh moj historia e te berit shtetin shtet.