“Fiks Fare” ka sjell historinë tronditëse të një 12 vjeçarje, e cila tregon se është bullizuar, rrahur e keqtrajtuar nga bashkëmoshatarët, brenda mureve të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”.
Ajo është institucionalizuar në Institucionet e përkujdesit që 40 ditëshe. Deri në moshën 6 vjeçare ajo tregon se ka kaluar një fëmijëri të qetë , dhe se problemet filluan me vajtjen tek “Zyber Hallulli”.
Pas 12 vjetësh, ajo u kthye tek e ëma, e cila arriti ta merrte vajzën ligjërisht, pas një kalvari të gjatë gjyqësor. Në momentin që filloi jetesën me të ëmën, ajo vuri re që vajza, shfaqte probleme shumë të rënda psikologjike. Këto probleme i kish filluar qysh në muajt e fundit të qëndrimit në Institucion. Vajza i thoshte vazhdimisht që donte t’i bënte keq vetes, donte ta godiste kokën në mur apo të hidhej nga lartësia. Këto sjellje i konfirmon edhe ish drejtoresha e Institucionit Lejla Çutra.
Gjatë një takimi në zyrë me gazetaren e Fiksit , në prani të psikologes së Institucionit e pranojnë që ajo i ka rënë murit me kokë, ka hipur tek dritarja, por nuk arrinin të kuptonin dot sjelljen e rënduar të saj, ndaj menduan që ta shtronin në spital. Ku t’i bëhej një vlerësim edhe më i specializuar.
Në rrëfimin e saj, vajza tregon se rrihej dhe keqtrajtohej rregullisht nga një bashkëmoshatare e cila kish ardhur nga Shtëpia e Fëmijës Durrës. Ajo e rrihte thuajse çdo ditë duke ja bërë jetën dhe qëndrimin shumë të vështirë. Aq sa, ajo gjente shpëtim vetëm tek psikologia e Institucionit.
Ajo tregon se sa herë kthehej nga shkolla, kërkonte të rrinte vetëm me të. Pas largimit të kësaj vajze, atë nisi ta persekutonte një tjetër vajzë, më e madhe në moshë, që vinte nga jeta e rrugës. Ajo e shante me fjalor të ulët dhe përdorte fjalë shumë ofenduese ndaj 12 vjeçares. Sipas saj, edukatoret e dinin që kjo ndodhte, por në shumicën e rasteve nuk tregonte pasi kishte frikë. Persekutimin dhe bullizmin e ushtruar ndaj vajzës e pranojnë edhe psikologia dhe ish drejtoresha.
Zj. Çatra e pranon që Insitucionit “Zyber Hallulli” i ka humbur misioni. Aty nuk ka më jetimë. Që me futjen në këtë Institucion të fëmijëve të marrë nga rruga, që kanë njohje e lidhje u bë e pa mundur trajtimi. “Nuk është as stafi i duhur dhe as misioni i institucionit për të trajtuar fëmijët e rrugës” pranon ish drejtoresha.
Fiksi i kërkoi informacion zyrtar Institucionit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale. Zyrtarisht qëndrimi i ish drejtoreshës ndryshoi. Sipas Ministrisë dhe Institucionit, ky i fundit ka të gjitha kapacitetet dhe stafin e duhur për të pritur edhe këta fëmijë të rrugës, siç i quan Lejla Çatra dhe se situata në këtë shtëpi fëmije është nën kontroll të plotë.
Duke parë gjendjen e rënduar të vajzës, nëna dyshonte se ajo mund të jetë abuzuar gjatë kohës që kish qëndruar në institucion. Ajo bën një denoncim në polici dhe çështja shkon në prokurori./ TCH
l.h/dita

Ekziston fjala bullizuar ne shqip o gjysmaket dhiare te Dites?
Femijet e rruges do vene diku o ish drejtoreshe, por stafi pse e merr rrogen kur dikush rrihet e trajohesh cnjerezisht cdo dite?
Une jo qe jo por edhe ndonji tjeter te mos cuditet per keto trajtime “ekselence” ne ditet e sodit origjinal sic ndodhnin ne diktaturen e pa liri.Ky i sodit, nji raste “jetim”.Po ne diktature keto gjera nuk ishin jetim,ndodhnin jo nga dita ne dite po nga ora ne ore dhe Diktatori heshte.I cili ndjeste paste,diktaturen e kishte si plan marrveshje “Frika Ruan Vreshtin”.
Ne te semes iu kjofte liria e sodit,pa anshmeri te gjithve me rradhe qe merreni me pushtetin nga ma i parendesishmi deri tek Presidenti e kriepiktor me hallat jasht,krieqeveritari.
Njoh nji shok timin qe ka mbijetue nen kujdesin e ati pushtetit monist ne femijerin e vet ne shtepin e femijes Shkoder.monizmi i dha shkolle te larte,prfundoi me profsionin e Gaztarit,punoj ne Kinio Studio bente dokumentare pro diktatorit.Kur ndrroi sistemi ishte pinjolli ma i ligesht ne kundervumje te ati sistmit,kryesisht diktatorit.Nji burre gazetari qe cfare kishte blue me kohe ne stomak arriti ti nxirrte te vjellat pa pushim.Like floriri mos gabofsha e ka dekoruar me medalje.
Nuk duhen ngaterruar femijet e jetimores me femijet qe jane ne proces integrimi, por keta te fundit duhet te shkojne ne institucione te specializuara, sepse kane nevoja te ndryshme: eshte shume me e veshtire te edukosh nje femije qe ka jetuar ne rruge se nje femije qe e merr qe foshnje dhe qe rritet me rregullat e jetimores. Keshtu u shkon dem edhe puna e edukatoreve sepse femijet qe jane rritur aty ndikohen nga te tjeret dhe fillojne dhe sillen keq, ose fatkeqesisht kemi te tilla fenomene te shemtuara. Shtetit i del me lire ti mbledh te gjithe ne nje institucion, por nuk vendoset me kritere ekonomike kur behet fjale per jeten e femijeve. Jeta nuk ka qene bujare per ta, te pakten te jete shoqeria dhe shteti.