Nga Xhevdet Shehu
Botuar në DITA
Nuk ishte vetëm Shkodra. Ishte një situatë kaosi në të katër anët e vendit. Përditë kishte rrëmujëra, zjarrvënie të qëllimshme uzinave e fabrikave, konflikte të armatosura, mitingje e antimitingje; të gjithë përbetoheshin për sjelljen e demokracisë në vendin që po linte pas historinë komuniste.
Se çfarë ndodhi në Shkodër më 2 prill 1991, më mirë nga të gjithë e ka sqaruar Gjek Çelaj, ish-zëvendës shef i policisë për Shkodrën në librin e tij “Kush vrau më 2 prill”. Është thuajse i njëjti konkluzion ku kanë arritur edhe analistë dhe hulumtues të asaj ngjarjeje.
Vitin e kaluar, në 30-vjetorin e asaj ngjarjeje, gjatë një interviste të gjatë në DITA Çelaj ka pohuar se:
“Ngjarja vetë ishte një mjet antidemokratik, djallëzor dhe kriminal për t’iu kundërvënë vullnetit popullor shqiptar në një moment të caktuar historik dhe politik. Më 31 mars 1991 Shkodra i kishte të gjitha arsyet për të votuar në shumicë kundër partisë në pushtet, por në datat 1 dhe 2 prill 1991
Shkodra nuk kishte asnjë arsye politike, ligjore, faktike dhe as morale të protestonte kundër zgjedhjeve të para pluraliste. Në Shkodër opozita kishte marrë rreth 70 përqind të votave, çka do të thoshte se në këtë masë do ishte edhe numri i deputetëve të saj që do zinin vend në Parlament. Procesi zgjedhor, ashtu si në gjithë Shqipërinë, kishte kaluar pa asnjë problem.
Nuk mund të pranohet nga asnjë mendje normale dhe nga asnjë arsye e shëndoshë, përveç mendjeve djallëzore dhe arsyes së banditëve politikë, që në Shkodër të protestohej pse kishte humbur PD-ja në Fier, Skrapar etj. ndërsa anëtarët dhe simpatizantët e saj në rrethet ku kishin humbur ta kalonin humbjen me qetësi dhe në mënyrë të arsyeshme, pa protesta dhe pa dhunë.”
Rrëfimi i ish-drejtuesit të Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha, është tjetër gjë. Është e njëjta logjikë dhe analizë me atë të Çelajt, por e parë nga brenda me syrin e Sigurimit të Shtetit dhe me informacione të panjohura deri më sot.
Bujar Hoxha është bindës kur tregon se, ndonëse i dobësuar për shkaqet që dihen, Sigurimi i Shtetit vazhdonte ta kishte situatën nën kontroll dhe dinte gjithçka po ndodhte në prapaskenë.
I drejtoj Bujarit fillimisht pyetjen e thjeshtë:
– Pse vendosët të bënit publike tani, pas 31 vitesh, të vërtetën e hidhur për ngjarjen tragjike të dy prillit 1991?
Ai më përgjigjet:
– Pse tani? Edhe pyetja e juaj e drejtë ka një shpjegim. Që në parathënien e librit tim “Pluralizmi shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit” e sqaroj lexuesin përse nuk fola atë kohë. Kishte dhe një arsye më të thellë: presioni politik dhe mediatik radikal u bë tepër provokativ që drejtpërdrejtë them pa mëdyshje se rrezikoja familjen dhe veten.
Në rastin e rrëmbimit të agjentit “Skifteri” u ndodha në një situatë të vështirë dhe me shumë risk u shmanga nga penalizimi dhe nga ndonjë “aksident i hollë” duke dyfishuar përkujdesjen familjare dhe vendqëndrimin në Tiranë. Agjentët e vëzhgimit me sinjalizuan se po survejohesha, por pas pak ditësh i larguan nga puna dhe i zëvendësuan me njerëz nga rruga (një masakër profesionale) që çdo dite me prisnin poshtë shtëpisë duke menduar se nuk do pikaseshin prej meje.
Ndërkohë, Saimir Kokonën që më kishte zëvendësuar e kishin rrahur në shkallët e shtëpisë dhe dyshuan se ishte inskenuar prej meje. Pas këtyre ç’mund të mendoje për të folur atë kohë?
– Dakord, e kuptoj situatën tuaj në atë kohë. Por po insistoj: Në librin tuaj ju i riktheheni 2 prillit 1991, që ka të bëjë me përgjakjen e Shkodrës me pretendimin se po e rrëfeni atë më vërtetësi. Mendoni se nuk janë thënë të gjitha për atë masakër?
– Po, padyshim që nuk janë thënë të gjitha, ndaj dhe në librin tim vendosa të tregoj të pathënat ndonjëherë për atë ngjarje më se tragjike. Por në heshtjen time të mëvonshme për atë ngjarje ishte dhe një problem tjetër, ligjor dhe mbi të gjitha moral: agjenti profesionist “Skifteri” që kishte dhënë prova të mjaftueshme për besnikërinë e tij, rrezikohej së tepërmi.
Për ta ruajtur i propozuam të kalonte kufirin në shtetin grek si emigrant, por nuk e gjykoi të përshtatshme. Ishte ky agjent i spikatur që zgjidhi shumë mistere të asaj kohe, mesazhet e tij agjenturore do hidhnin dritë në parandalimin e akteve terroriste në qytetin e Tiranës dhe skenarin antishqiptar të 2 Prillit në Shkodër, që janë përshkruar me vërtetësi në libër.
Në atë kohë këto gjëra shiheshin si trill dhe jo si mjedise spiunazhi të shërbimit sekret jugosllav që kishin aktivizuar dhe hedhur në veprim njerëzit më të rafinuar. Por këta njerëz, që zbaviteshin me fatkeqësitë e të vrarëve dhe të arrestuarve në Shkodër, qenë pikërisht ata që nxitën dhe organizuan masakrën, të skicuar nga “Skifteri” që mbeti deri në fund mishërimi i luftës së fshehtë.
Për t’i kuptuar drejt ato ngjarje, duhet të kthehemi prapa në kohë, atëherë kur kanë ndodhur, më shumë se 30 vite më parë, kur Shqipëria nuk kishte asnjë minutë qetësi dhe ishte në një kaos të pandërprerë, me djegie, vrasje e shkatërrime…
Para se të flas me hollësi për 2 prillin e Shkodrës, do ndalem pak në ngjarjen që ndodhi fare pranë Tiranës, në minierën e Valiasit.
… Në pranverën e vitit 1991, nisën protestat e minatorëve në minierën e qymyrgurit në Valias. Situata paraqitej alarmante dhe kërkohej vlerësim politik. Kundërzbulimi në Tiranë ndiqte me shqetësim situatën dhe informoi udhëheqjen e lartë për përshkallëzim aksionesh të organizuara nga individë që do të sulmonin magazinat e minierës ku mbaheshin lëndët plasëse.
Ishte pikërisht “Skifteri” i cili vuri në dijeni kundërzbulimin se nga magazinat e minierës ishin zhdukur disa arka me dinamit. Një informacion i tillë, padyshim, ngriti në këmbë gjithë strukturat e Sigurimit të Shtetit. Lëvizjet qenë të shpejta, synohej t’i jepej publikut siguri.
Nga ana tjetër ishin siguruar opinione që Presidenti R. Alia dhe Kryeministri F. Nano për çështjen e grevës së Valiasit po shfaqeshin me stil konfrontues që çoi më pas në rrëzimin e qeverisë së Nanos. Shkak ishte përplasja për mënyrën e zgjidhjes së situatës së kërkuar, ku kundërzbulimi garantonte qeverinë për një ndërhyrje pa pasoja dhe se kërcënimi i minatorëve në fillimin e tij nuk paraqitej kërcënues, rreth tridhjetë minatorë ishin futur në grevë urie një nga galeritë, në të kundërt qeveria ishte e destinuar të rrëzohej.
Të keqen, kundërzbulimi e shihte tek Presidenti që këshillohej me një funksionar të vjetër partiak, i lidhur me fijet e drejtuesve opozitarë dhe lidhje krushqie me Valer Xhekën, drejtuesi i grevistëve. Për kundërzbulimin, funksionari dhe këshilltari i Ramiz Alisë kishte lënë gjurmë në letrat agjenturore të procesit të goditur në Kukës, “Bomba” dhe njihej si “Profesori”.
“Skifteri” në raportimet periodike, ekspozoi emrin e një personi, minator i minierës, me origjinë nga Mirdita. Ai kishte marrë përsipër të terrorizonte banorë të Tiranës, duke hedhur kallëpe dinamiti ku kishte grumbullime masive të njerëzve, veçanërisht në stacionet e autobusëve.
Fati i këtij njeriu ndodhej në dorën tonë, një ashkël e vogël për kundërzbulimin. Me një ndërhyrje të lehtë dhe pa zhurmë, mirditori u ndalua pikërisht në stacionin e autobusit pranë Bankës Kombëtare së bashku me dy trasta me dinamit.
Në mbrojtje të tij u vu A. Hajdari i cili lëvizi gjithë gurët që “kamikazi” t’i nënshtrohej ekspertizës mjekësore dhe të ekspozohej diagnoza e njeriut skizofren. Nga hetimet e para, doli se urdhri për të kryer masakra në Tiranë ishte nisur nga nxitësit dhe organizatorët e grevës, për të ngritur tensionin e çuar në skaj krizën politike,me synimin rrëzimin e qeverisë Nano. Kërkohej dështim në të gjitha linjat.
U pa që ky operacion, duket lindi mirë që në fillim, iu përgjigj vrullit të tërbuar të “urithëve”, mbi të gjitha llogaritjeve të fshehta që frymëzonte gjithmonë aksionet e kundërzbulimit, të cilët kishin lëshuar nga zinxhirët 007-at për zbulimin e terrorit të planifikuar në kryeqytet. Merita pa diskutim shkon tek i mirënjohuri “Skifteri”.
Me profesionalizëm u operua edhe me dy persona nga një qytet tjetër, të cilët erdhën në Tiranë për të kryer akte terroriste duke shfrytëzuar protestat popullore që zhvilloheshin nëpër rrugët e Tiranës. Këta kriminelë që i bashkangjiteshin falangave lëvizëse kishin marrë me vete 25 granata ofensive dhe 30 kapsolla plasëse të cilat ishin projektuar për të krijuar panik e pasiguri nëpërmjet gjakderdhjes që do krijohej.
Një grup nga Laçi do thyenin magazinën e Kinostudios “Shqipëria e re” dhe do rrëmbenin pesëmbëdhjetë armë brezi që përdoreshin për skenarë filmi, do kapeshin për pak orë. Alibia e tyre që në origjinë, do shfrytëzohej nga opozita si pretekst për të nxitur më tej revoltat popullore kundër sistemit komunist dhe të ngarkohej me përgjegjësi direkte Sigurimi i Shtetit jo thjeshtë për paaftësinë e tij për detyrën por si “organ kriminal” që organizon akte të tilla terroriste për të penguar proceset demokratike në Shqipëri.
U kërkuan dhe disa të tjerë, por u zhdukën si me magji. Kjo gjendje mbylli rrugët për hetim dhe proces gjyqësor, ndryshku i korrupsionit politik kishte ndezur semaforin jeshil.
Profesionaliteti i spiunazhit të huaj ishte i lartë, por për fat të keq të tyre, fati anoi nga ana e jonë, 007-at qenë tepër aktivë për të çarë vellon e fshehtësisë së shtrënguar të “urithëve”.
Ne e dinim se e vetmja metodë për të asgjësuar një gjarpër është t’i presësh kokën. Por kohët e aksionit perfekt po veniteshin, për më tepër që realiteti po ndryshonte çdo ditë, shenja këto që tregonin se ishte zbutur përpikmëria agjenturore e shërbimit në tërësinë e tij. Në këtë optikë, do shkonin edhe episode të tjera siç ndodhi me ngjarjet e dy prillit në Shkodër, duke detyruar qeverinë Nano me kokë ulur të zbraste zyrat e shtetit…
(Vijon)
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Perralla me mbret, Shqiperia komuniste ishte nje kafaz zoologjik prone e perbashket Anglo-Hebraike.
Qe titoja Ka qene agjent englez ,i rekrutuar ne vitin 1935 eshte shkruar qe ne 1951..Qe Miloshevici Ka investuar 20 milioni dollare nepermjet agjentures se saj ne vite per te cilat flet autori,E Ka pranuar vete miloshevici “a e shikoni shqiperine si eshte katandisur?E pushtoj vetem me shoqaten e gjahtareve”-ka thene ne parlamentino serb.Ishin veprime te dhuneshme terroriste te mire organizuara.Ne TvSh,dy dite para cdo proteste jepej filmi “kartushi”,si lajmerim per falangat e dhuneshme.Ndodhte qe ky film eshte dhene edhe tre here ne jave.Verifikoni po’ deshet programet ne arkivat e RTSh.Pra organizzatori Ka qene me tope,Jo Saliu apoAzemi.Ne Jane shkurt 1991 Saliu dhe Azemi Jane strehuar ne nje vile ne periferia te Romea,maree me qera nga nje prej oficereve te zbulimit ne ambasaden shqiptaret.U kthyen ne shqiperi vetem kur doli ligji per zgjedhjes e para pluraliste ,ne nje ben te te cilit percaktohej se “me shpalljen e kandidatures,kandidati fiton imunitet parlamentari”pra pa u zgjedhur akoma behet i paprekshem.Pra,nuk Jane te rastit,por te beta nga kompetente qe i marrin ne mbrojtje.Ndaj autori Ka te verteta cka thote,si ketu Edhe ne shkrimet e para.Do te stimuloja intervistuesin e nderuar te kembengule,qe te verteta te dalin ne shesh.Madje te flasin me era,sidomos per agjente e spiunazhit te huaj,te tipit Azem,sali,prof.bujar hoxha,Gramoz pashko,Neritan ceka,Skender Gjinushin,etj,etj.Populli te mesoje te verteten Edhe pas 32 cjetesh.
Nuk e kuptoj kete mjegullnaje kozmike te Bujarit
( ne fakt e Dites) per 2 prillin 1991 ?
.
Jane “koke-forte” deshmite e Izet Haxhise per kete ngjarje prandaj mos u merrni me Mikro Siftere por me Mamuthin Elez B.
.
Sepse Izeti thote TROC..te nesermen e fitores thelle te PS te 31 marsit 1991 ….erdhi me drita ndezur Elez Biberaj me nje “kompetent amerikan” dhe URDHEROI……URDHEROIIIIIII te mos njihen keto votime qe fituan ‘KAMUNISTET” dhe nisi Azem Terroristin ne Shkoder qe ate nate me naziskinet talebane te tij..qe I nxori tym te zi
..
Fakti tjeter qe “padashje” Rajersoni tha ne 2 prill 2011; PO MOS ORGANIZONIN (LEXO ORGANIZONIM) 2 PRILLIN 1991 NUK REZOHEJ KOMUNIZMI…besoj qe I I shumezon me zero keto Skifteret e “mcefte” te Bujarit kur IZET HAXHIA QE ESHTE RIBURGOSUR E THOTE QARTE se Skifteri Bujarit te Dites eshte mikroskopik me Dinosaurin Elez qe eshte Sali berisha I vertete I Amerikes….
Ky AKADEMIK,ku eshte shkolluar dhe diplomuar?
Ka mundesi ne akademine dy vjecare te Sauksvilit!
Ma va…..Akoma doni te ngateroni gjerat.