Në kallëzimin e saj të bërë më 22 qershor 2015, Elvana Gjata ka pohuar para oficerëve të Policisë Gjyqësore se ka hapur një biznes për shitje fustanesh nusërie në rrugën “Sulejman Delvina”.
Rreth orës 18:00 të kësaj dite, ajo ka qenë në këtë biznes duke u marrë me ndriçimin e katit të dytë me një grup pune. Kur ishte futur në dyqan, në katin e parë sipër tavolinës, kishte lënë dy celularët e saj të markave “Iphone 6” dhe “Samsung Edge S6” dhe çantën e dorës. Vetë ka hipur në katin e dytë. Rreth orës 18:30, ajo ka dëgjuar një zhurmë, sikur u mbyll dera në katin e parë. Menjëherë ka zbritur poshtë.
Sapo ka zbritur, ka vënë re se të dy telefonat e saj mungonin. Ka kontrolluar çantën mbi tavolinë dhe ka konstatuar se i mungonte një shumë prej 3000 eurosh. Ka njoftuar punonjësit e sigurisë së lokalit dhe policinë. Nga informacionet operative të marra, ka rezultuar se autor ishte një person me emrin Ervin Tahiri.
Menjëherë nga ana e policisë është bërë kontrolli i banesës së shtetasit Ervin Tahiri, i cili jetonte me vëllanë dhe babain e tij. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën 1220 euro dhe portofoli i Elvana Gjatës, i markës “Michael Kors”. Brenda këtij portofoli janë gjetur leja e drejtimit të mjetit në emër të kallë¬zueses Elvana Gjata dhe një kartë krediti në emër të saj.

shyqyr i paska shpetu VRYMA mo