Gjyqi i Kadri Hazbiut, seanca 22
Anëtari i bandës së Xhevdet Mustafës: Paviç më dha porositë për Kadri Hazbiun, ne do ishim në shërbim të tij për puçin ushtarak dhe vrasjen e Enver Hoxhës!
(Vijon nga numri i kaluar)
Dëshmia e Halit Bajramit, oficerit shqiptar të Sigurimit, infiltruar në bandën e Xhevdet Mustafës në seancën e 22-të të gjyqit ndaj Kadri Hazbiut, përqëndrohet në instruktimin e grupit nga Petër Paviç, funksionari i UDB-së në Romë para nisjes për akte terroriste në Shqipëri dhe mesazhin tepër sekret që iu besua atij për t’ia përcjellë Kadri Hazbiut, ‘mikut të vjetër të jugosllavëve’. Përballë dëshmisë së tij, Kadri Hazbiun, të akuzuar në këtë sallë, nuk e mban vendi nga ‘provat për veprimtarinë e tij në shërbim të agjenturave të huaja, në dëm të interesave të Shqipërisë’. “Në momentet e fundit, kur urdhri nga Paviç ishte të nisemi menjëherë, mësova një fakt teksa takova gruan e Xhevdet Mustafës në Amerikë. Në një gazetë amerikane, ishte botuar fotoja e Xhevdetit si person në kërkim për drogë. Ai duhej të ishte në gjyq, por kishte lënë një garanci 1 milion dollarë se po stërviteshim në Itali për misionin në Shqipëri. Një herë Xhevdeti më kishte thënë se Gadafi e kishte paguar Xhevdetin që të vriste Reganin, presidentin amerikan. Në këtë situatë, me armët e sofistikuara që blemë në Belgjikë, po afronte ora e mesnatës, koha e nisjes në Shqipëri. Na dhanë detyrë që do të ishim gati për akte terroriste, në mbështetje të Kadri Hazbiut në puçin ushtarak për përmbysjen e pushtetit. Xhevdeti, i stërvitur nga CIA, do të ekzekutonte me armë Enver Hoxhën. Unë, mora porosi të veçantë, mesazh të agjenturës për t’ia komunikuar personalisht Kadri Hazbiut” – dëshmon mes të tjerave në këtë seancë Halit Bajrami…
Seanca e 22-të
Halit Bajrami:- Takimi jonë me Petër Paviç u bë në orën 08:00 të mbrëmjes në restorantin e vogël ‘Via Markoni’. Duheshin dhe 4-5 minuta nga orari, kur vjen ai në restorant. Ishte një djalë i gjatë, rreth 40 vjeç, i hijshëm dhe i veshur elegant. Edhe Sabaudini më prezantoi mua me këtë. Dhe u ula në një tavolinë jashtë restorantit, ku nuk bijshim shumë në sy të publikut. Dhe po rrijshim aty. Dhe filluam të bisedojmë. Pastaj filluam me ngrënë bukë, e vazhdojshim muhabetin. Puna e parë që bëri ky, më pyeti për familjen teme, për punën teme, për shokët e mi, për Zelandën e Re, për udhëtimin e gjatë pasi kisha bërë 22 mijë kilometra për të ardhur këtu. Më tha se më falënderonte shumë për këtë. Pastaj nisi të flasë për gjendjen në Kosovë. “Gjendja në Kosovë është jashtëzakonisht alarmante, është e ndezur, është shumë e vështirë”- vazhdonte Paviç. Pastaj filloi me ba muhabete politike me Sabaudinin. Dhe më vonë më pyeti: ’Ju lutem, a e kini pasaportën me vete?” – Si urdhëron – i thashë unë. Mora pasaportën, ja dhashë. Ai e lexoi e rilexoi për shumë kohë. Ma ktheu pastaj dhe unë e futa në xhep. Dhe më dha kartëvizitën e tij. –Unë kam biseduar shumë gjatë me Sabaudinin, ka gati dy vjet që e njoh. Intencioni jonë është që të kemi një grup të vogël shqiptarësh për të hyrë në Shqipëri për çështje pune, e sidomos ndërlidhje më tepër në fillim. Po unë kam marrë vesh që ju keni dhe një njeri të mirë në grup, që është me të vërtetë njeri i stërvitur, njeri i vlefshëm. Është Xhevdet Mustafa” – tha jugosllavi.
Gjatë kohës, kur fliste për këtë, më pyeti mua se ku kisha qenë gjatë luftës. “Unë kam qenë partizan në Pezë dhe pastaj kam qenë në Brigadën e tretë kur u krijua brigada. Më vonë, kur u shkri Brigada, kam qenë në Divizion në Korçë. Dhe kam qenë 4 vjet në Sigurim, në Divizionin e Korçës” – i shpjegova unë. U mendua pak dhe më pyeti: ”A i njihni Kadri Hazbiun dhe Feçor Shehun?”. “Si urdhëron. Kadri Hazbiun e kam pasur shefin e degës në ushtri, ndërsa Feçor Shehun, e kam pasur më se një vit shef të seksionit në Divizion. Më tepër kam pasur me Feçorin se më lidhte puna. Ndërsa me Kadriun nuk kam pasur shumë shoqëri por kam pasur gjithmonë respekt për të” – i thashë unë. Pasi bëri disa muhabete të tjera, erdhi përsëri tek puna e Kosovës. Ai tha se ne(jugosllavët) kemi shumë problem me Kosovën dhe për gjurullditë që janë bërë atje, shkaktar është Enver Hoxha, nuk është tjetër kush” – vazhdoi ai. Biseduam kështu nja 4 orë, nga ora 8 deri në 12. Gjatë kësaj kohe ai më tha mua: ”Unë kam biseduar me Sabaudinin dhe ai di çdo gjë. Ai ka dhe një mesazh për ty, që ti t’ia japësh personalisht Kadri Hazbiut kur ju të jeni në Tiranë!”.
Më pyeti pastaj përsëri në lidhje me Xhevdet Mustafën, nëse e kisha takuar Xhevdetin dhe më pyeti ‘si të duket’. Unë i thashë, duket njeri i mirë, mjafton të mos dijë shumë gjëra, se mos dekonspirojë, se mos kemi ndonjë problem dekonspirimi, se kështu duket njeri i fortë dhe i vendosur. “Mirë. Para se të shkoni në Shqipëri, duhet të keni kujdes dhe këtu në Itali, se kam marr vesh se ju keni dhe armatim këtu”- tha funksionari jugosllav. “Si urdhëron!” – i thashë.
Në muhabet e sipër, unë i thashë atij që nëse kishin mundësi të na ndihmonin e të na jepnin armë në kufirin në Jugosllavi, si edhe sende të tjera elementare që na duhen. “Jo. Tani për tani është e pamundur. Se me u kap ndonjëri prej jush në kufi, ose me u vra ndonjëri nga ju, ose me u kap në Shqipëri me armatim jugosllav, ne do të kemi shumë probleme me qeverinë shqiptare. Po ju gjeni, blini e ne ju financojmë, se nuk është problem të hollash…” – tha jugosllavi. ‘Mirë, po mënyrën me hy brenda në Shqipëri, a do të ketë mundësi që ju të na lejoni të hyjmë nga territori jugosllav”- i thashë. Jo, më tha, do të bëni çmos të hyni nga bregu i detit nga Italia. Nga fundi i bisedës ai shtoi dhe diçka tjetër. “Në Shqipëri ne kemi shumë shokë, shumë miq. Dhe unë do të flas hapur me ty, se ti je shoku dhe miku i Sabaudinit. Edhe Sabaudini më ka siguruar se ti nuk do të flasësh me njeri. Se është çështje me shumë rëndësi. Ti kur të shkosh në Shqipëri, do të kesh dhe Sabaudinin me vete. Po para se me shku në Shqipëri, Sabaudini ka me ju tregu ju dhe diçka me shumë rëndësi, me rëndësi të madhe që ju do ja jepni Kadri Hazbiut. Është delikate dhe nuk duhet ta dijë njeri tjetër, vetëm Sabaudini dhe ti”- më tha Petër Paviç.
Unë i thashë që kam lënë familjen dhe kam bërë çdo gjë që të jem këtu, sa më korrekt dhe ju duhet të jeni i bindur që unë do të bëj çmos që çdo gjë të jetë e kryeme sa më mirë. Dhe u ndamë ne kështu në orën 12:00 të natës.
Të nesërmen unë takova Sabaudinin dhe ai bleu një biletë tjetër për në Nju Jork për me shkue unë në Zelandën e Re. Por gjatë ditës që ndejtëm së bashku ne, ai më tregoi disa gjëra të tjera. Kështu që ai më tha se kur të jemi në Tiranë, në rast se ne do të kemi mundësi a në një mënyrë të takonim Kadri Hazbiun dhe Feçor Shehun ku të merrnim informata rreth banimit të udhëheqësve, ku banojnë anëtarët e Byrosë politike, Sekretari i parë i Partisë, njerëz me rëndësi të shtetit, të marrim informata të ndryshme se si mund të ndërpritej komunikacioni, dritat, uji… Të informoheshim se si mund të vriteshin rojet me armë speciale që nuk bëjnë zhurmë, si mund të futet gaz në kazermat ku ata jetojnë, me u afruar afër makinave e me marrë numrat e tyre, si ndërroheshin rojet e shërbimit, etj…
Po harrova këtu se kur qeshë unë duke bërë muhabet me Petër Paviç, ai më tha mua që Feçor Shehun e kanë hequr nga pozita, nuk është më në pozitën që ka pasur, e kanë zhveshur. Por me kohë, më tha Paviç, ai mund të vijë në pozitën që ka pasur. Edhe pasi mbaruam me Sabaudinin, më dha gjithë këto udhëzime që i kishin marrë nga jugosllavët për çështje informacioni në Shqipëri, u ndamë. Unë shkova në Nju Jork dhe i dhashë letrat gruas së Sabaudinit, atij Anton Frrokut. Erdhi u takuam edhe me djalin e Abaz Kupit. Ai tha se nuk ka nevojë për letër, se unë do të shkoj vetë në Romë e të takoj Xhevdetin, se kam edhe unë disa çështje personale. Më tha se due me e takue e me bë muhabete me të. Nuk e mori letrën për çështje kompromentimi ai. Se ai nuk më njihte mua. Dhe u ndamë. Para se të ikja nga Nju Jorku, në takimin që pata me gruan e Xhevdetit, bashkë me Frrokun që më çoi aty, ishte dhe një grua tjetër, gruaja e një Ismet Hidri prej Ulqini. Edhe ajo gruaja hapi çantën dhe qiti një gazetë. Dhe në këtë gazetë ishte gjysma e trupit të Xhevdet Mustafës, që kërkohej nga policia amerikane. Ai kishte lënë në bankë garanci një milion dollarë se s’kishte arritur me shku në gjyq, se kishte ikur, i kishte dhënë fjalën Sabaudinit se do të vinte me ne.
Unë fola me të shoqen, edhe mundet tjetër dhe u ndamë. Ika unë dhe shkova në New Zeland dhe u takova me Fadil Kacelin, i cili, ishte dhe ai si unë, anëtar i grupit terrorist. Dëgjo Fadil – kemi një problem të vogël – i thashë unë. –Çfarë problemi – më pyeti ai. Unë i thashë, e pashë gazetën që e kërkojnë Xhevdet Mustafën atje. Ai paska lënë një milion dollarë garanci, depozitë gjyqit të lartë dhe ka ikun nga qyteti, nga vendi që nuk duhej të ikte. Thashë se atë e kërkojnë dhe e kërkojnë si njeri të drogave, e unë nuk jam i kënaqur. I thashë se kështu, mos na qesin ndonjë problem dhe na kapin në Itali. Pra kemi prapa policinë italiane, kapin atë, na kapin edhe ne e na fusin në burg kot, pa bërë ndonjë shërbim apo ndonjë punë. Ti mirë e ke – tha -por është shumë zor për t’i besuar çdo gjëje që shet gazeta. Por unë u lëkunda pak e nuk isha i vendosur. Edhe Sabaudini filloi me më telefonu që s’po nisemi. I thashë në telefon që nuk jam i kënaqur kështu. Erdhi atje ai, bëri 22 mijë kilometra dhe më sqaronte në Zelandë të Re… “Por atë e kanë vënë në gazetë kush e di për çfarë arsyesh. Ose mund të kenë diktuar që ai merret me atë punën e drogës. Një herë e pata kërkuar dhe unë Xhevdetin, e ai më tha se Gadafi i Libisë e kishte paguar këtë që të vriste Reganin, atë presidentin e Amerikës dhe natyrisht, kanë bërë kështu një komplikim. Por nuk është gjë, çdo gjë do shkojë në rregull” – më tha Sabaudini.
Pasi iku Sabaudini dhe ne caktuam ditën e nisjes për në Itali, unë me Fadil Kacelin, më datë 16 gusht 1982 u nisëm dhe mbërritëm në Romë. Dhe shkuam atje në bazë, në Torodeloso. Dhe biseduam atje. Dhe numër një, sidomos për ne të tre që ishim më pleq, më të vjetër, që ishim e pak të shëndoshë, ishte me ec. Se nuk kishim bërë dhe përgatitje fizike. Se Xhevdeti ishte shumë i fortë, se ai vraponte gjithë ditën. Dhe filluam me ec nga pak. Sabaudini mbante kontakte të rregullta me Petër Paviç. Këta muajt e fundit, Paviç nuk ishte më në Romë se kishte shkuar në Beograd. Ai mbante lidhje me babën e Paviç. Ky i ati kishte dyqan që godiste sahatna, ndërsa Paviç, e merrte në telefon çdo ditë në orën 8 të mëngjesit. Na erdhi lajmi se do të iknim pas dy javësh, por ditë e saktë nuk u dha ende. Unë provova me pa atë barkën që të ishte në rregull. Ndërsa në Singapor, kishim blerë dy radio marrëse e dhënëse. Blemë dhe një palë dylbi, që shikonin në 20 km distancë, se atje ishin më lirë. Edhe një ditë në saba, më 24 shtator, Sabaudini tha se do të shkonte t’i telefononte gruas në Turqi. Se gruan e kishte dërguar në Turqi me gjithë vajzë. Nga Roma – tha – do të shkoj pastaj në Leshnje. Hajde dhe ti – më tha mua. Hipa në makinë me të dhe shkuam në Leshnje. Do vinte atje dhe Paviç… Sapo erdhi Paviç, ai e Haliti na thanë: Do të nisemi sonte. “Ku do shkojmë, do shkojmë në Shqipëri sonte. Po ne nuk jemi bërë gati. Të na kishe thënë, që të paktën të çojmë plaçkat në shtëpinë tënde” – thashë unë. “Harroje plaçkën. Do të shkojmë sonte se shokët atje janë në rrezik dhe na presin. Do të nisemi sa më shpejt dhe sa më parë, kupton” – vazhdoi ai në formën e urdhrit. “Po mirë. Meqenëse është puna kështu. Po ti na ke thënë se do na njoftoje një javë më para që ne të bëheshim gati” – vazhdova unë. “Ne sonte do të nisemi patjetër. Vdek a gjallë do të shkojmë në Shqipëri” – vazhdoi. Mirë, i thashë.
Ne shkuam më pas atje në bazë. I tha Xhevdetit dhe këtij, si i thonë Kacelit. Pra i tha dhe Fadil Kacelit që do të shkojmë sonte në Shqipëri. Xhevdeti qe gati, ndërsa Fadili u trondit pak, se i erdhi e papritur. Kështu si erdhi edhe unë e kuptova se kishte një sekret. Unë mendova që ishte nga ana e jugosllavëve se ata na përgatisnin e ata kishin edhe lidhje të tjera në Shqipëri. Por kuptova se ne duhet të niseshim menjëherë, në mënyrë që asnjeri nga ne, të mos kishte mundësi të bënte ndonjë gjë, të takonte dikë apo ku di unë… Po me sa kuptova, ishte punë sekretesh kjo.
Në saba, nga ora 4, aty erdhi një grua Madam Vardari prej Belgjike, për tek kryeqyteti Bruksel. Erdhi aty me ndejt disa ditë se ishte mikja e Xhevdetit. Por kur mori vesh Xhevdeti se ne do të niseshim po atë ditë, ai i tha asaj që të ikte dhe e çoi deri tek stacioni i trenit. E hipi në tren dhe iku ajo. Dhe unë shkova nga ora 6 pasdite, shkova me një italian të cilin e kishte mik shumë Xhevdeti. Pamë bashkë me italianin, atë djalin e ri, varkën, pamë në ishte në rregull, nëse rridhte vaji apo jo… Shkova e pashë pra nja dy orë që të isha i sigurt se varka ishte në rregull për udhë. Varka nuk pikonte benzinë, nuk bënte zhurmë. Çdo gjë ishte qind për qind në rregull. Që të mos na linte rrugës, mora dhe një motër më të vogël(varkë) dhe e futa brenda, pasi e mbusha me nja 600 litra benzinë ekstra. Benzinën rezervë e mbushëm dhe e mbajtëm në bidona.
(Vijon nesër)
Përgatiti për botim: Kujtim Boriçi
SOM 1
“Nga fundi i bisedës, diplomati e funksionari i UDB-së, Petër Paviç shtoi dhe diçka tjetër. ‘Në Shqipëri ne kemi shumë shokë, shumë miq. Dhe unë do të flas hapur me ty, se ti je shoku dhe miku i Sabaudinit. Edhe Sabaudini më ka siguruar se ti nuk do të flasësh me njeri. Se është çështje me shumë rëndësi. Ti kur të shkosh në Shqipëri, do të kesh dhe Sabaudinin me vete. Po para se me vajtur në Shqipëri, Sabaudini ka me ju tregu ju dhe diçka me shumë rëndësi, me rëndësi të madhe që ju do ja jepni Kadri Hazbiut. Është delikate dhe nuk duhet ta dijë njeri tjetër, vetëm Sabaudini dhe ti. Kadri Hazbiu e Feçor Shehu janë tanët, i kam miq të vjetër’”
SOM 2
“Por unë u lëkunda pak e nuk isha i vendosur. Në gazetën që më treguan kur takova gruan e Xhevdet Mustafës në shtëpinë e saj në Nju Jork, pashë fotografinë e Xhevdetit që policia amerikane e kërkonte për drogë. Ai kishte lënë një garanci 1 milion dollarë në gjyq e s’kishte shkuar, se përgatiteshim të niseshim për në Shqipëri. Një herë e pata takuar dhe unë Xhevdetin, e ai më tha se Gadafi i Libisë e kishte paguar këtë që të vriste Reganin, atë presidentin e Amerikës dhe natyrisht, kanë bërë kështu një komplikim. Por Xhevdeti Mustafa ishte përgatitur nga CIA, ishte stërvitur për shumë kohë dhe ishte i aftë sidomos për atentate me armë. Ky kishte rol të rëndësishëm në misionin tonë në Shqipëri”
NESËR DO TË LEXONI:
-Dëshmitë e Halit Bajramit, ish-oficeri i sigurimit shqiptar, infiltruar në bandën e Xhevdet Mustafës: Si zbarkuam gjatë natës në bregdet dhe rrethanat e vrasjes së tre ushtarakëve shqiptarë nga Xhevdet Mustafa.
-Si u diktua dhe u asgjësua banda e Xhevdet Mustafës dhe pasojat e terrorit nga ana e saj.
-Cilët ishin 5 detyrat e dhëna nga funksionari i UDB-së, Petër Paviç, të cilat Halit Bajrami do ja përcillte Kadri Hazbiut në takimin e parë me të pas zbarkimit në Shqipëri
Po i lexojme me interes rrefimet e Halit Bajramit. Une ate kohe kam qene ushtar dhe ceshte e drejta e morem vesh vetem kur u dha lajmi ne tvsh. Puna e bandave kishte vite qe nuk e degjonim, ndaj u cuditem, per me tepr nga deti. Na dukej cudi se si tre apo kater veta do te vrisnin udheheqesin, kur ai ishte aq shume i siguruar, por nga deshmia qe po lexojme kjo qenka e verte. Kjo veteton edhe njehere per grupet antiparti dhe rrezimin me cdo kusht te socializmit. Implikimin e nje pjese te udheheqesve ne eleminimin e Enver Hoxhes dhe permbysjen e sitemit. Po te jete keshtu a ka pasur te drejte Enver Hoxha? Po Mehmet Shehu a ka qene i perfshire? Polemika qe kane shperthyer ditet e fundit, mes nje KRIMINELI [nga dhe Uran Butka] dhe BURRE SHTETI nga [ z.Xhufi]. Gjithesesi refimi eshte interesant.
kto jane pallavrat e nexhmijes qe kurdisi per te hequr qafe krahun e mehmetit , dhe te mbijetonte vete si e pare e shqiptareve, edhe bebja nuk i ha kto mbrockulla , te vrisje enverin me pese capacule, hajde prralla me mbret hajde, mos i botoni kto budallalleqe se si ha njeri , stafi i dites qenka pak i pjerdhur nga trute
keto seanca ka kene te montuara.fatkeqsisht asnjeni nuk ka dasht me eliminu diktatorin ,se klyshat e tij kan kene.kjo lufte a ba me marre ramiz alia pushtetin ,pas vdekjes se diktatorit.me cudit deponimi i ali cenos,se ndryshe ka folur ne 1 interviste televizive. o hesht o kerko te falur
DEPONIMET E HLIT BARJAMIT TREGOJNE QARTE ATE CKA ESHTE THENE SE TE GJTHA GRUPET ARMIQESORE TE DENUARA NGA ENVER HOXHA KANE PATUR NJE QELLIM TE PERBASHKET…MARRJEN E PUSHTETIT ME DHUNE NE BASHKEPUNIM DHE TE NDIHMUARA NGA ORGANIZATA APO INDIVIDE TERRORISTE CKA E BENE TE VLFSHEM DENIMIN E TYRE
po halit bajrami klysh i komunistave ka kene . pse zelanda e re asht mush me spiunj te sigurimit.a ka ardh ndonjeni ne shqipni mbas 90. cuditem si i besojne lexuesit si te verteta kto gjygje.me siguri kto fmij te ketyre qe kan ba masakra ne popullsine shqiptare.gazeta juaj nuk duhet ta paraqese si nostalgji,se keto i kena lexu edhe ne gazeta te tjera me perpara dhe nuk i kan quajtur nostalgji .nostalgji kane vetem komunistet dhe klyshat e tyre
çka i botoni keto marrina, nje agjent i Sigurimit qe mbasi ka dekonspiru shoket i bindet urdhnave dhe akuzon Kadriun e Feçorin? Dita: te pakten vendosni nje shenim kritik per keto mbroçkulla.
Jo se Kadriu e Feçori s’e meritonin plumbin, por ishin deri ne fund vegla te binduna te Enverit. Leni keto marrina e merruni me ndonje gja qe i intereson sot shqiptareve.
NË KËRKIM TË SË VËRTETËS
Ka libra që lexohen me ëndje, në të cilët jeta rrjedh e qetë në larminë e saj të përditëshme, në të cilët lexuesi njëjtësohet me personazhet, ka përshtypjen se ato ngjarje i ka jetuar apo dëgjuar dhe kur arrin në fund ka përtypur në vetvete gjithshka. Ai e mbyll librin, e arkivon atë në kujtesë i bindur se nuk do t’i kthehet më leximit të tij. Ka të tjerë që të mbërthejnë, që nuk i lëshon dot nga dora, mbasi ritmet e leximit janë shumë të larta e ankthi apo kureshtja për vijimin e ngjarjeve, apo përfundimin e tyre marrin një ngarkesë të tillë që, në mbarim të librit, duket se ajo është bërë pjesë përbërëse e vetes. Këta lloj librash nuk mbyllen për të mos u hapur më, tek ata rikthehet sërish lexuesi, mbasi përsiatjet rreth ideve apo ngjarjeve të librit mbeten gjithmonë nxitëse.
Një libër i tillë është romani “Odiseja e një dedektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”. Ky i jep një karakter të veçantë veprës, që anon më shumë nga dokumentari se sa nga filmi artistik, nëse do të përdornim gjuhën e kinematografisë.
Romani fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtaree diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë të përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjestarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjëshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….
Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, t’ashtuquajturit armiq të klasës. Ata rriteshin pa baballarë, sepse këta ishin nën tokë, në burg ose në mërgim. Rriteshin me njëqind sakrifica nga nënat apo gjyshet në kampet e pafund të internimit, në vënde të ndryshme të Shqipërisë. Në më të shumtën e rasteve këta fëmijë ishin të parët e klasës, nxënës t’etur për dije e që mundoheshin të mësonin ndonjë gjuhë të huaj, për t’a zgjeruar atë. Ata i priste kazma që në moshën 16 vjeçare, sepse dyert e universitetit e, ndonjë herë edhe të shkollave të mesme, ishin të mbyllura për to. Kur arrinin moshën i përlante shërbimi ushtarak, pa kapur armë me dorë, në repartet e punës. Ishte preludi i viteve të punës së papaguar që më vonë do të kryenin në burgjet politike. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “ëngjëjve projtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.
Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një t’ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, përsa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpak u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit. Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit.Hamiti është bir i një partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohëshme n’operacionin për t’i nxjerrë. Simbas nënës së Hamitit i shoqi “më shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos bëntë shkolla ushtarake e shpesh thonte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mënxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.
Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në rradhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karierës së personazhit të tij :
“ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë të rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë në ndërgjegje. Rekordet në shërbim të së keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë në të cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithshka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fruteve të veprimtarisë së tij si detektiv [Inteligjencë Servici britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”
Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e mbrendëshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një përceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Kështu veçoritë e jetëve të tyre nga lindja, stilet e ndryshme, prejardhjet jo të njëjta, shkrihen e sheshohen në vetëdijen e përbashkët të të qënit viktima të një diktature, që ka çuar në kasaphanë dhjetra mijra qytetarë e në mjerim një popull të tërë n’emër të idealeve të paqëna. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjelltë. Ky shfaqet më parë tek Hamiti që, në një çast të vështirë për të, i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset çdo ditë, ka nevojë për një shok që t’i hapë zemrën, të ndajë me të shqetësimet, ankthin, pasigurinë. Të gjithë ata që, fatkeqësisht, kanë kaluar përvoja të tilla e dijnë mirë se sa vlen një shok i vërtetë n’ata kushte.
Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste. Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofemi, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligenc Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në rradhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.
Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të llahtarëshme. Fatet e njerëzve ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumfishtë që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shqelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukëshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimarrje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e një njeriu të vetëm që i jep vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithshka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vënd qëndror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjenc Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vëndit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.
“ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qënë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.” Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marredhëniet Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund t’a konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjenc Servisit për të patur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj, për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhëtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.
Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga mbas lufta e kanë të bëjnë me veprimtarinë kundër komuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhëtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të romanit shprehet kështu : “ Un jam gati të vë bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë servisi me këtë rast, është dy herë më e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë më të suksesshëm të historisë së shërbimeve sekrete.”
Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë të hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata t’arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku n’Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Oeracionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të të cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”
Rrjeshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve të romanit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës s’asaj diktature në marredhëniet me armiqtë – miq anglo-amerikanë në më shumë se një gjysëm shekulli.
Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vënd të nderuar në letërsinë e mbas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyresës së përgjithëshme, po aq është pranë fateve t’atyre që pësojnë historinë. Libri na jep një tabllo që i ngjan një tërmeti të fuqishëm që rrafshon gjithshka : bindje, opinione, besime, ideale, botkuptime, ideologji, parime, të vërteta të kthyera në tabu. Mbi gërmadhat e tyre, mes shumë luhatjesh, mosbesimesh, dyshimesh ngre krye një kult i ri, që është ai i mashtrimit, i hipokrizisë, që mbulojnë interesa marramendëse, leva të fuqishme që lëvizin jetë kombesh si t’ishin lodra fëmijësh e që në të folurit diplomatik merr termin “real-politikë”.
Në rastin tonë, ajo që del në dritë, simbas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cik absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marredhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë romanin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.
Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjëshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajon e burrerinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë robe të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht në t’ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaqë të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.
Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga diktatura. Kemi jetuar gati gjysëm shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyresën tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, nga SHBA së pari. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mëndje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që lavdi Zotit u ndryshua me shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjëmba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do t’ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.
Tani ky roman merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentat, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitëshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentat t’a përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat, shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qënien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qënë Enver Hoxha spiun i Inteligjenc Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sado pak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij, për qindra antikomunistë shqiptarë, të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vënde të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admninistratës amerikane për të favorizuar ish komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i oficerëve shqiptarë që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për t’a vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?
Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i romanit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vënd heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenj i mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më t’errta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve t’ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me trasparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjeteve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet t’a përvehtësojmë nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë nga “shpendërat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thonte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar. Këtë mision i ka vënë vetes edhe ky libër.
Eugjen Merlika
Ambasada amerikane dhe ajo angleze para se të largoheshin pas 1944 i shërbyen instalimit të komunizmit. Kushdo që shkonte në këto ambasada dhe dorzonte informacione sekrete për terrorin dhe pushkatimet që bënte komunistat mbi njerëz të pafajshëm menjëherë ja dorzonin Ministrisë Brendshme. Radio Londra pas 1944 bënte politikën e mashtrimit se qeveria komuniste do bjerë shpejt dhe shum patriota dolën malit me shpresë se Anglia dhe amerika do t?i ndihmonte kryengritsit antikomunistë. Kjo ishte loja për me i nxit antikomunistat me dalë malit dhe mandej me i dërguar ushtrinë dhe forcat e ndjekjes policore, ku të gjithë këto grupe intelektualësh dhe klerikësh u ekzekutuan dhe trupa anglo-amerikanë nuk ndërhynë kurrë. Mbasi i pastruan malet nga antikomunistët komunistat u larguan anglo-amerikanët sepse misioni i tyre kishte marrë fund në instalimin komunist sipas Traktatit të Jaltës të 1945, ku ishin firmosë nga terroristi stalin dhe protestanti amerikan, presidenti Ruzvelti dhe çifuti Çurçill që të kontribonin në instalimin e komunizmit në gjysmën e Europës sikurse ndodhi. Prandaj si të djathtët ashtu dhe të majtët në amerikë janë të lidhur me socialistët dhe komunistët sepse këta i duhen prapë për t?i përdorë nnëse rigjallërohen atdhetarët dhe klerikët katolik në mbrojtje të Shqipnisë nga çdo ndërhyrje ambasadorësh në punët e shtetit sikurse përzihen ambasadorët amerikanë sikur ta kishin koloni të tyre.