Ka ndodhur 18 vjet më parë si dje, në datën 3 korrik 1997. Në një bashkëbisedim me DITA, Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës deri në vitin 1998 sjell në vëmendje një ngjarje të harruar tashmë, ku ai ka patur rolin e protagonistit, siç pohon dhe vetë.
Është fjala për referendumin popullor për zgjedhjen e formës së regjimit, monarki apo republikë, që u hodh në votë bashkë me zgjedhjet parlamentare të 29 qershor 1997. Brezi i rritur i asaj kohe e mban mend pretendentin e fronit Leka Zogu I, me uniformë ushtarake dhe pistoletë në brez, duke parakaluar përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës i ndjekur nga simpatizantë dhe njerëz të armatosur.
Ndokujt i kujtohet edhe ndalesa demonstrative e turmës para Pallatit të Kongreseve, për t’i bërë presion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “t’i numëronte mirë” votat pro monarkisë. Por aty pati edhe të shtëna dhe viktima. Kjo është një përmbledhje e pasqyruar asokohe edhe nga shtypi. Por çfarë ndodhi në prapaskenë, kush u angazhua dhe mobilizua për të bërë çfarë?
Në rolin e dëshmitarit të dorës së parë, për këtë ngjarje të harruar flet Izet Haxhia. Sipas të cilit, kriza me armë është inkurajuar dhe nxitur nga ende presidenti Berisha (i rizgjedhur nën breshëritë e armëve në mars 1997), dhe ku ai pranon se ishte ndër protagonistët kryesorë.
-Izet, pse t’u kujtua ajo ngjarje?
-Shiko, për shumë njerëz 3 korriku i vitit 1997 është një datë e harruar e nuk u kujton asgjë. Kanë kaluar 18 vite, apo jo. Pasi kishin mbaruar zgjedhjet e 29 Qershorit ku koalicioni i majtë kishte fituar në shumicë të thellë, kishte zëra poshtë e përpjetë se vota për monarki apo republikë që ishte hedhur njëkohësisht me atë për deputetë, anonte nga monarkia.
-Po, kishte një përqindje të konsiderueshme mesa kujtoj…
Nuk më interesonte kishte fituar apo jo monarkia, e vërteta ishte që ne kishim humbur keqas. Më datën 2 Korrik më vjen një person e më thotë që Mbreti Leka i Parë don të takohet me juve. Për hajër thashë, nga më njef Mbreti mua? Plus që s’besoj të kem keqtrajtuar ndonjë eksponent të tij se ishim të zënë me rrahjet ndaj të majtëve. Ramë dakord, nga pasditja e datës 2 korrik u takuam me Lekën, (me Mbretin, thoshim atëherë) me sa më kujtohet në një shtëpi aty nga Rruga e Elbasanit.
-Çfarë biseduat?
Që të mos e zgjas, pretendenti për fron më tha këto gjëra: Monarkia ka fituar, por votat janë duke m’i vjedhë, prandaj kërkoj ndihmën tuaj e të njerëzve të tu që të mbrojmë këto vota, duke bërë pushtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ishte vendosur tek Pallati i Kongreseve. Në atë moment ndërhyri një nga miqtë e mi dhe i tha mbretit, “Po të duash, të marrim e të vendosim që tani tek Pallati i Brigadave”. Mbreti tha që atë punë do ta bëjmë nesër, por ta kryejmë njëherë këtë punën e komisionit të zgjedhjeve, ta marrim çertifikimin nga komisioni qe kemi fituar si monarki.
-Si kështu, thjesht duke detyruar me dhunë komisionin? E kush do ta njihte?
Mbreti siguroi se, “jam në kontakt me mbretëri të ndryshme që të na njofin ne si fitues të monarkisë”. E pyeta se cila mbretëri është gati t’ju njohë, dhe më numëroı disa ish mbretër që jetonin për vete në ekzil dhe që vendet e veta nuk i njihnin.

-Pra disa si puna e tij…
Po, por megjithatë nga entuziazmi, disa miq që kisha afër filluan të bëjnë plane e thurin ëndrra për mbretërinë që nuk do vinte kurrë. Personalisht, isha në merak se përse kërkoi pikërisht ndihmën time dhe nga më njihte mbreti. Nuk ndenja pa e pyetur se “si ju vajti në mendje të kërkonit ndihmën time e të njerëzve të mij”. Me idenë se mos më njihte thjesht si emër i fortë dhe me njerëz prapa. Përgjigja që më dha, ishte befasuese.
-Domethënë?
Mbreti më thotë që “jam në kontakte të vazhdueshme me Presidentin Berisha dhe ai më rekomandoi që të kërkoja ndihmën tuaj”, dhe shtoi që Berisha është i bindur që votat tona të monarkisë po vidhen e po digjen, ndaj dhe na mbështet fuqimisht në kërkimin e të drejtave tona legjitime që po grabiten.
-Pse nuk ju kontaktoi vetë Berisha?
Ishte koha që me Berishën nuk flisnim, për atë historinë e ambasadës amerikane (që donte ta hidhte në erë por refuzova, kemi folur më parë në DITA për këtë). Dhe normal, t’i rekomandonte mbretit që ta kërkonte mbështetjen time… Nejse, shtrënguam të entuziazmuar duart me shkëlqesinë e Tij dhe e lamë që të nesërmen të fillonim marshimin e armatosur për të pushtuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
–Në fotot e shtypit të kohës, nuk dukeni diku pranë…
Shiko, unë i thashë Mbretit që nuk mund të rri afër jush por do ju ndjek në distancë. Sepse kompromentohet qëndrimi i presidentit në këtë histori, por njerëzit e mi do jenë afër teje e do t’ju mbrojnë nga çdo rrezik… Të nesërmen më 3 korrik takohemi me mbretin. E shoh të veshur me uniformë ushtarake, i armatosur që të krijonte besimin që koha e Mbretërisë po vinte. Njerëzit e mij të armatosur rëndë e morën në mbrojtje mbretin, pra e vunë në mes, dhe bashkë me të filluam marshimin për të vënë në vend “padrejtësinë” që po i bëhej monarkisë duke i “vjedhur” votat , duke pushtuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
-Po, marshimi përgjatë bulevardit…
Tamam. Kur turma me në krye mbretin ndodhej përballë dyerve të Pallatit të Kongreseve nga ana përballë stadiumit Qemal Stafa, po nga brenda këtij stadiumi më duket, vjen një breshëri e gjatë mitralozi të rëndë që qëllonte direkt mbi turmën. U krijua një panik, shkrehje armësh, disa hidhnin bomba dore por nga nxitimi kishin harruar t’u hiqnin siguresën… Por unë mendjen e kisha tek mbreti se largqoftë mos na i ndodhte ndonjë gjë. U afrova me vrap tek turma që ishte shpërndarë në panik dhe po kërkoja mbretin. Pyes shokët e mi, ku është mbreti? Mos është qëlluar gjë se nuk po e shof gjëkundi, megjithëse gjatësia e mbretit i kalonte 2 metrat. Mbaj mend që po bërtisja si duket, kur shof një mikun tim që ma bën me dorë që të shkoja në drejtim të tij. Kur shkova rreth njëzet metra më larg ku ndodhej ai miku im, më bëri me shenjë që shiko kush është aty prapa shkurreve dekorative që rrethonin nga jashtë Pallatin e Kongreseve. Kur ç’të shof, një njeri me uniformë ishte shtrirë sa gjerë e gjatë pas shkurreve dhe mbante kokën të mbuluar me dorë. Në fillim kujtova se mos e kishte zënë ndonjë plumb qorr mbretin ngaqë ishte edhe më i gjati i turmës, por nuk kishte ndodhur asgjë e tillë.
-Sigurisht, ndryshe do kishte qenë lajm kryesor…
Po pra. Naltmadhnia e tij ishte shëndoshë si molla, por për çështje sigurie ishte fshehur pas shkurreve. I thashë vetes që “ti nuk do mbushësh mend dhe as njef historinë”, megjithëse kam qenë nxënës i mirë në histori. Kot nuk e ka thënë populli ynë që bëmë baba të të ngjaj… Këtu mori fund edhe ëndrra e mbretit tonë që i nxitur me dinakëri nga Marshalli Berisha, për pak desh la kokën përpara dyerve të Pallatit të Kongreseve.
-Pastaj keni pasur lidhje me Lekën I?
Pas kësaj skene të shkurreve, as kemi kontaktuar më dhe as më kanë kërkuar njerëzit e tij. Historia u mbyll aty.


Che palle
Hajduti popullit Shqiptardhe dhe historia me e trishte e kombit tone, poshte qelbesira popullit tone.
Gazeta Dita eshte gazete e respektuar pasi inerviston njerez dinjitoz si Izeti. Jam I sigurt se gazetaret dhe drejtuesit e Dites jane dinjitoze dhe te respektuar tamam si Izeti.
Eforte kjo Izet….edhe pse e treguar natyrshem dhe me vertetesi na i sjell te fresketa ato kohe jo shume te largeta tmeri dhe ankthi…qe miku yt i dikurshem i thurte me mjeshtrine e vet te lindur…Krahas te gjitha detajve te ngjarjeve te atyre kohve une do te vecoja momentin kur MBRETI U SHTRI SA GJATE GJERE PAS SHKUREVE…kam qeshur me lot kam qeshur…se te gjitha detajet i dija…por kete te fundit nuk e kisha ditur…Te falenderoj nga zemra per kete detaj te vetem qe sot me ndryshoi humorin….
kjo race vret akoma njerez te pa fajshem. si turistet ceke.
O Izet Haxhia te “vrafte qulli ” se na bere per te qeshur me lot.E paske mbrojtur mir “Lart-madhnine..” qe pas rremujes nuk po e gjeje dote..ha..ha.Po te shkruan nje deshmitar okular kur ndoqe e godite rende nje gazetar me syze te New24 gjat vizites se Marshalit tend te BAR-RINIA ne FIER me 1997.Atij i humt vula ndersa ju u shtofte inati per te dekonspiruar bemat e tij te tmerreshme ne keto 25 vite ne kete vend te shkaterruar prej tij,qe nuk ka kandar ti peshoi.Por drejtesia vonon por nuk harron-thot populli.Ju admiroj per trimerin,saktesin,guximin dhe atokritiken qe ben.Kjo u pastron nga mekatet e bera me urdher te Marshallit pa spaleta qe bente e kerkon akoma te beje gjemen ne kete vend.!
hahaha.histori teper interesante! I kishim harruar ato vite kur bente lartmadhnia fushatee ne jug dhe njerezit tallnin trapin!
Izet te sugjeroj te besh nje liber aotobiografik se besoj do te kete shume sukses,me ndihmen e ndonje shkrimtari per ti tregu me mire gjerat,dhe besoj se eshte momenti,se tani Po jep shpirt berisha,dhe shumica e popullit jane shume kurioz,dhe pastaj Jane te papune.vetem ne kete menyre mund te hakmerreni ndaj berishes.
—————————————–
– Jane armet e kriminelit Sali Bisha qe marrin jete ….. bile dhe te huajve ….
-VERIORET vazhdojne te destabilizojne dhe turrperojne SHQIPERINE ….
-Historikisht VERIORET jane e “keqia” me e madhe e SHQIPERISE ….
-Historikisht VERIORET kurre nuk kane punuar per te miren e SHQIPERI ….
————————————————————————————-
per piken e pare jam dakort
POR te thuash verioret jane ata qe i bejne dem shqiperise , une do te thosha je ti qe i ben dem shqiperise . pyll ka ne veri e ne jug. eshte veriu qe i dha burra vendit
luigj kurakuqi,bajram curri gjergj fishta e shumeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
eshte jugu qe i dha burra cerciz topulli vasil laci petro nini luarasi etjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj
se doli nje sali beric zhoze bashe nuk mund te thuash veri ashtu si doli nje genc rul e bode nano etjjjjjjjjjnuk mund te thuash jug
Ta hankshin mamin edhe tezen veriort ty laluc se shtat e shtat ju ka shku ju shkon edhe ka me ju shku tan jeten ,pis hune
Keto ngjarje edhe ne perrallat e Andersenit nuk i gjen dhe jo me t’i jetosh ne realitet.
Shoku Izet krimineli nuk na the qe Naltmadhnia e tij Mbreti i Shqiptareve, gjatovilla pa ekujliber Leka Zocka i I-re, ai kishin vene pampers, apo i beri shkurret pis.
ORE KU ESHTE NASTRADIN HAJVANI PER KOMENT SE I KA DALE NALTMADHNIA NE RESME,
Ky Sali Berisha ,mallkimi i ktij kombi,krimineli ,kusari,intriganti ,pjell e mbarsur vetem nga nje Djall do kish mendjen e forcen per te realizuar kte katastrof kombetare ,per te qen kudo prezent ne cdo ngjarje e per te qen gishti i tij djallezor kudo qe me cdo kusht te ruaj pushtetin e te realizoj “erresiren ” shqiptare! Shum te verteta po marim vesh nga dor e par ,te verteta qe te duken si personazhe perallash me aftesi te mbinatyrshme ,se vertet qe te jesh nje sali vetem atje e gjen !Por ajo qe te cudit esht : Vall dore e Djallit esht ajo qe mban akoma te hec neper “germadhat” qe shkaktoi ? Vall kjo dor e mbron ? Mos duhet te besojm edhe ne peralla apo te themi se jan po klyshet e tij qe e mbajn ?
Izet ,vazhdo te na flasesh e te kujtosh akoma te tjera per kte “hero”dhe ashtu si thot dikush shkruaj nje liber qe tja lem trashegim brezave e tu themi qe Shqiperia, nje vend i vogel qe nxori nje Skenderbe ,polli dhe nje perbindesh dhe e mbajti ne gjirin e saj te paprekur ……..
Tomsojer te pergezoj per komentin ke folur me gjuhen e shume e shume njerzve qe nuk kane mundesi te shprehen ketu sic shprehemi edhe ne (per sh arsye te ndryshme)besoj se edhe ata ndihen te plotesuar po kaq sa ndihem edhe une…te uroj gjithe te mirat ne jeten familjare dhe profesionale….shendet e pasuri…shpirtrore dhe monetare ..qofsh i bekuar dhe i lumtur kudo qe te jesh….
Izet te respektoj per ate qe po bene. Asgje nuk eshte ideale ne kete planet, ca me keq njerezit qe kane mostruozitetin me te madh e te gjenerueshem. Ajo qe ju po beni tregon se jeni penduar per ato qe keni bere ne virtet e rinise suaj euforike…..e pikerishte more KTHESEN e reagimit me fakte reale, shume here edhe komike, qe na ndihmone jo vetem ne, shqiptareve, por edhe miqte “NDERKOMBETARE” te Berishes, te kthjellohen,…….e keshtu mbase do te mund te bejne dallimin midis asaj qe ata thone, e nenkoptojne te percjellim me mesazhet e tyre,…te miku I tyre, shoku i tyre i “Revolucionit Demokratike”…..agjentit Berisha &Co.
Kjo qe ju beni eshte nje gjunjezim, nje pardon para popullit tend, per te cilin pa dyshim je I failure e I mirepritur ne reagimin tuaj, me fakte reale, qe ndihmojne ne zgjimin e popullit tent, nga gjumi i rende I OPIOIDEVE BERISHIAN.
Te pershendes me shume respekt. Pres te tjera histori reale tragji-komike…..
a e shikoni kush eshte sharlatani zog e i biri .
a shikoni nipin e lulushen e tij a thua vdes per kete princ muti . me falni per gjuhen . meri parate o e bija e yllkes se per ate je aty brenda pa as ne ender mos endero per kete familje tradhetare .edhe ato prona do te shkojne prape tek i zoti POPULLI se atij i takojne e lerine idiotizmat.
ne qdo remuje , vrasje djegje ,eshte e pa diskutueshme se ka patur gisht qofte largu sali krimineli . votojeni o popull dhe mbajeni te gjalle. kur do shpetojme nga kjo kolere.
Shum mir o izet,,,,,doja vetem te dija a i ke kerkuar falje popullit shqiptar per keto qe ke bere,,, se saliu ishte mendja,,,por dora ishe ti me shoket qe i ke cuar dhe ke ai dymetroshi,,qe po i vidheshin votat,,,te paken e kupton qe me veprimet e tua i ke bere deme popullit shqiptar,,, nuk e di se e ke bere me pare ne botimet e deklaratat qe ke dhene ne per gazeta,,,, edhe dicka tjeter ke qene i forte nga natyra apo nga posti dhe dora e lire qe te linte saliu per te vepruar simbas qejfit,,, saliu dihet qe ishte dhe eshte antishqiptar e kriminel…por pa ndihmen e tipave si ti dhe atyre me syze qe shoh ne foto,,, saliu Kurr nuk do kishte bere ate qe i beri shqiptareve,,, i kujtoj shum mire ato vite ku dhunoheshin deputet dhe gazetare si ne junten e kilit,,,, nje tjeter ketu qesh dhe tregon me mburrje historine kur ke ndjekur gazetarin dhe goditur,,, NUK ESHTE NEVOJA TE TREGOSH SE CFARE KE BERE ME SALI SERBIN,,,,ATO I DI E GJITH SHQIPERIA SE I KAN VUAJTUR MBI SHPATULLA,,,KAN QENE VITE TE HIDHURA PER SHQIPTARET KUR NJEREZ BANDIT DHE KRIMINELE MOREN FATIN NE DORE TE SHQIPERISE E SHQIPETAREVE,,,U CUAN SI IENAT PER PASURI DHE POSTE,,,, ME MIR MOS I TREGO KETO NGJARJE SE I ACARON SHQIPTARET,,,,TI NUK KE QENE GAZETAR DHE DESHMITAR,,,TI KE MAR PJESE DIREKT NE SHUM NGJARJE,,,, DHE I KISHE MUNDESIT TE LARGOSHE NGA KETO NGJARJE NE QOFTE SE NUK DOJE TE ISHE PROTAGONIST ME SALIUN,,,, POR NUK DO KISHE ME PRIVIGJET QE KISHE PERPARA,,,, TRIMIN NUK E BEN UNIFORMA APO POSTO PUSHTETAR,,, TRIMI ESHTE GJE TJETER,,,, DHE PO PATE GJE ME SALIUN MUND TE BISEDOSH NE PROFILIN E TIJ,,, BEMAT E SALIUT I DIM TE GJITHE,,, SALIU ESHTE KAPITULL I VDEKUR PER SHQIPTARET,,,, FAKTET QE JEP TI ACAROJNE SHQIPTARET ,,,,,,,
Bravo,
Nuk mendoj se eshte koha per te gjykuar Izetin…Izeti eshte njeri prej nesh…me mendesi mentalitet dhunti prej- SHQIPTARI….ne te gjithe jemi si ai dhe ai si ne….
MOS KE QENE DHE TI NE KRAH TE IZETIT NE ATO VITE,,, IZETI NUK ESHTE SI NE,,,,MUND TE JET SI TY,,,MOS I FUT TE TERE ME IZETIN,,,
O izet zeza,po pse rrenat bre ketu?ti vete e organizove edhe piketove ‘njerezet’ qe duhet te vriten! Po ka njereze te beses edhe te ‘horrat’ e tu ,malesoret qe dolen me iu treguar se me ju e Kane…
Do t’i tregoj emerat e satyre qe ti drejte me i vra ?
Me berishe nuk fliste izeti me,ama urdherat e Berishes sa shpejt i eksekuton edhe ne kete rast,apo jo?
Pfffff!
izetit i lumte qe po rrefehet .ai qe rrefehet falet.po tregon te vertetat.cfare doni te vertetat apo te shani .edhe zoti te thote fale kur rrefehet.kjo eshte te kerkosh falje.spo i mer krimet me vete po ju tregon qe te kuptoni kush eshte salic beric serbi e banda e tij tradhetare antishqiptare.
I dashur Niazi ! Te falenderoj thellesisht per ato fjal qe prekin zemra mirnjohse ! Shkruaj ne kte glob ate qe ndjej,ate qe kemi par e kaluar ne kuriz shum shqiptar qe besuam fjalen e madhe demokraci !Ate qe per fatin ton te keq ju besuam dhe e lam ne duar te sharlataneve,kusareve e tradhtareve qe me pazaret per pushtet,zhgenjyen kte popull te vogel dhe me pushtetin qe ju dham ndertuan murin, zgjodhen “doren”per te cuar “vepren” sa me lart e per ta ber te “pavdekshme”! U pasuruan e u fuqizuan ne kuriz te varferis e djerses se ktij populli me shum halle !Jam nje shqiptar i thjesht me zemer te coptuar dhe di qe nuk jam vetem e fjalet e mia dalin nga dhimbja qe ende nuk me le te haroj ! Izeti ka kurajon te na shfletoj kte histori sepse esht nje tull e atij muri,esht nje gisht i asaj dore qe nndertojn “salira” me forcen qe ne i japim !Me deshmin e Izetit nuk acarohem sa acarohem me paraden e ktij perbindshi dhe gjith familjes se tij qe nuk i hyn gjemb as ne gisht e as ne ndergjegje !Mir ben Izet e na i thua se ne harojm, se ne po mos haronim,pas asaj 97 te llahtar nuk e zgjidhnim perseri qe te vazhdoj “vepren heroike”! Shqiperia akoma nuk esht cliruar nga llumi qe ndertoi ky, sepse bemat e tij dhe ajo pjes qe mori pjes ne “vepren” e tij jan akoma “hije” mbi koat e shqiptareve!
Pershendetje……….
Izeti nuk e ndihmoj Leken,po e futi ne gracken qe Berisha ,si ish komunist 24 karat i pergaditi per t’i veta te gjithe. Me ‘besen’ e Malesorit alla berisha e izeti,qe kishin si qellim t’i vrisni edhe te perfitojne nga kjo vrasje me buje poena politike duke ia lane ‘fajin’ te majtes!
Ky skenar tipik te komunisteve te poshter e te shitur alla ramiz alia qe mbyti gjithe komunistet me ideal ,nuk u zbatuar vetem fale disa malesore te tjere qe erdhen e treguan se me ju e Kane edhe i mbrojten njerezet qe izeti donte me vra sipas urdherat te Berishes-me te çilin nuk fliste me po -shi shi sa cudi- urdherat e te cilit i zbatojke pa diskutim? O izet,bol u shite te Berisha nje here,mos u shit tash tek e majta ,apo mos eshte se gjithnje ishe ai qe ishe ne te vertete :bashkpunetore kriminale te Sigurimit si dikur?Zanati i vjeter i mesuar qysh ne rini nuk harrohet ,apo jo izet zeza,qe solli gjithe keto Krime e morte ne shqiperi per sa e sa nena ,edhe prape vazhdon krimet morale te tij me keto refime gjysmake!tregohu burr edhe hajde dill para ato mbretnore qe deshte me vra dje! Ke mbetur ma zi se ta se bile ato besnik mbeten mbetit te tyre déri ne fund Kurse ti nga nje patron tek tjetri,pa Pike turpi!
Pfff…turpi i mâle sise jeni si ti si berisha,po jo vetem jeni llumpen qytetaret e ketij kombi!