Hetuesit e serial killerit me armë e tritol janë shtangur nga dëshmia e rradhës së Julian Sinanaj. Në planin e tij të afërt në listën e shënjestrave ishin edhe dy ndërmjetësuesit e gjithë rasteve të tritolit, kushërinjtë Mëhillaj, dy personazhet më misterioze të gjithë kësaj historie “made in Siçili”.
Në deklaratat e tij para prokurorisë, i penduari i drejtësisë ka rrëfyer se pas vrasjes së biznesmenit Xhemal Çela në Durrës, ai ishte zhgënjyer nga Mëhillajt dhe kishte planifikuar ti ekzekutonte.
Po këtë radhë ekzekutimi i tyre nuk do të ishte i porositur, por një iniciativë personale e vetë Sinanajt pasi kuptoi se po përdorej prej tyre.
Para hetuesve, seriali killer ka mohuar të ketë gisht në vrasjen me tritol të biznesmenit durrsak Çela, apo edhe në atentatit që ju bë kreut të komunës Qendër, Fredo Berberi.
Po ashtu Sinanaj ka deklaruar se nuk ka lidhje me vrasjen e bujshme të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ngjarje e ndodhur në Vlorë në shtator të 2012-ës.
Julian Sinanajn nuk ka pranuar autorësinë edhe për vendosjen e tritolit ndaj ish-shefit të prokurorisë së Vlorës, Dorian Tafili, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 23 qershorit të vitit të shkuar, kur makina e tij personale u hodh në erë.
Nga ana tjetër, serial killer ka mohuar të ketë kryer vrasje me pagesë në Greqi, duke akuzuar policinë se po abuzon me deklaratat që bëhen në media.
Ndërkohë Prokuroria ka vendosur të verifikojë llogaritë bankare të Julian Sinanajt dhe të familjarëve të tij për të para se sa është pasuria e serial killerit dhe për të vërtetuar nëse deklaratat e tij për vrasjet me para përputhen me llogaritë bankare./ORA
E kapi filmin Juliani, po ben hapa pas nga deklarimet e para.
Jam kurioz nga e merr media gjithe kete informacion? Po Julianit ne paraburgim kush ja lexon gazetat?
Policia vete eshte burimi i çdo informacioni “kriminal”. Kur s’ka prova te mjaftueshme per te terhequr vemendjen e publikut thurr ngjarje te rreme per arritjen e synimeve te caktuara qe jane: demtimi i personave te ndryshem, thithja e deshmive per fakte te supozuara ose reale etj.
Vete drejtori i policise te shtetit eshte shprehur se ne Shqiperi veprojne grupe antishqiptare me platforme etnike e fetare. Kjo po qe eshte e rrezikshme per te gjithe. Per çudi kjo deklarate e tij kaloi pa asnje shqetesim. Interesi jone eshte qe te marrim vesh se ç’po behet ne kete drejtim.Apo kjo do te ndodhe kur t’ia beje bam?
Policia,Prokuroria,gjykata kane platforme bashkepunimi me News 24 dhe Balkan web , te tjeret e marrin lajmin 24 0re me vone nga komunikata per shtyp,kur lajmi eshte bere si peshk i prishur,
te gjithe o burra kapen 1 vrases me pages ka 20 vjet qe ndollin kto gjera. pse asnjeri nuk habitet qe ka persona qe paguajne 120mije euro per te hequr qafe rivalin e vet.kjo eshte me qelbur.kto parazita biznesmene qe sdine qe te bejne biznes te ndershem dhe zduan konkurence. biznesmenve nuk i intereson qe biznesi it tyre te shkoji mire atyre intereson qe tjetri te falimentoje..uroj qe qeverija te beje 1 reforme te thelle ne arsim 9 vjecar te pakten ne brezini e ardheshem te kemi 1 vend civin te ndershem dhe te kulturuar.se ky brezi jone ka hik per lesh.ps. ishalla policia mos te dehet nga gezimi por te vazhdoje keshtu…………….