“Xoxe merrte detyra nga Jugosllavët dhe me grupin e tij, sulmonte Enverin, Nakon dhe udhëheqësit e Partisë. Printe sabotimet ekonomike, kaosin në vend, urdhëronte ndëshkime për ata që i shikonte si pengesë në misionin e tij”
(Vijon nga numri i kaluar)
Në seancën e parë të gjyqit ndaj Koçi Xoxes, në datën 11 maj 1949, ish-Ministri i Brendshëm e Nën-kryeministri i vendit, teksa përpiqet të mohojë plotësisht apo pjesërisht akuzat e Prokurorit dhe Kryetarit të Trupit Gjykues për vënien në shërbim të jugosllavëve, goditet rëndë nga të akuzuarit e tjerë…”Ne arrestonim sabotatorët e Titos, Koçi Xoxe i lironte nga burgu! Ai merrte detyra nga jugosllavët dhe me grupin e tij, sulmonte Enverin, Nakon dhe udhëheqësit e Partisë. Printe sabotimet ekonomike, kaosin në vend, urdhëronte ndëshkime për ata që i shikonte si pengesë në misionin e tij”, -dëshmon mes të tjerave i pandehuri Vaskë Koleci.
* * *
(Vazhdimi i seancës së parë, 11.05.1949)
Prokurori(Bedri Spahiu): -Përveç akuzave të Kucanit dhe të Beratit, bënë akuza të tjera jugosllavët kundër nesh?
Koçi Xoxe: -Pas Kucanit dhe Beratit, akuzat e jugosllavëve u bënë përsëri në vitin 1947 për çështje ekonomike. Akuza e parë e vitit 1947 ka qenë në lidhje me marrëdhëniet ekonomike, që gjoja po kristalizohej një vijë tjetër në vendin tonë… Në fillim, jugosllavët goditnin Miladinin dhe Enverin, pastaj me akuzën e vitit 1947, goditën Komitetin Central, Sekretarin e Parë, pra Enver Hoxhën.
Prokurori: -Në vitin 1947, a bënë dhe ndonjë akuzë tjetër jugosllavët?
Koçi Xoxe: -Akuza e dytë e vitit 1947, që bënë jugosllavët ka qenë në muajin nëntor. Akuzat, këtë radhë u përqendruan ndaj Nako Spiros, i cili merrej kryesisht edhe me punët ekonomike të vendit… Jugosllavët e akuzonin atë dhe thoshin se ai po bën disa punë të çuditshme…
Prokurori: -Përse në fillim jugosllavët akuzonin e flisnin në mënyrë të përgjithshme, ndërsa më pas i precizuan akuzat, më saktë jepnin ultimatume, kryesisht në adresë të Enver Hoxhës dhe Nako Spiros…
Koçi Xoxe: -Ata kishin objektivin e tyre, donin interesin e tyre, donin që ne të bënim siç thoshin ata, e godisnin ku e shikonin se kishte rezistencë më të madhe…
Prokurori: -Të na thotë i pandehuri Koçi Xoxe se cila ishte përmbajtja e akuzës së dytë të vitit 1947!
Koçi Xoxe: -Në nëntor të vitit 1947, akuza e jugosllavëve u bë verbalisht dhe ata përsëri thoshin se ka këtu tek ne (në Shqipëri) një formë apo front anti-jugosllav, gjë që shkonte në dëm të aleancës. Ata thoshin dhe akuzonin se Nako luan një rol të rëndësishëm në këtë punë. Ata thoshin se ekonomia po zhvillohej në vijën e një autarkie ireale dhe se në këtë punë Nako lozte një rol të rëndësishëm. Ata akuzonin se armiku, (domethënë Nako) nuk kërkon asgjë më të madhe se sa prishjen e marrëdhënieve. Pra, për këtë ata bënin përgjegjës Nakon, sikundër e akuzonin edhe se nuk përdoreshin mirë gjërat që vinin nga Jugosllavia.
Prokurori(Bedri Spahiu): -Që nga viti 1947, si u zhvillua gjendja në vendin tonë dhe çfarë marrëdhëniesh ekonomike u arritën me Jugosllavinë?
Koçi Xoxe: -Gjëja konkrete këtu është Konventa Ekonomike, koordinimi i planeve, parifikimi i monedhës, unifikimi i çmimeve, marrëveshja për bashkimin doganor që u bë në dhjetor të vitit 1947, kredia prej 2 miliardash.
Prokurori: -Në lidhje me këto, a ka pasur ndonjë kundërshtim nga udhëheqja jonë dhe a është parë si dilte kjo llogari?
Koçi Xoxe: -Në parim nuk ka pasur kundërshtim, por edhe para se të bëheshin këto marrëveshje, nga udhëheqja jonë ka pasur vërejtje…
Prokurori: -A e di i pandehuri se jugosllavët kanë ushtruar plaçkitje në tregun tonë, bile dhe nga tregtarë privatë jugosllavë?
Koçi Xoxe: -Pas Plenumit të VIII, mundet të ketë pasur dhe e di që ka pasur plaçkitje në tregun tonë. Në dritën e sotme shoh se këto marrëdhënie kanë qenë në baza të shtrembra se këto kanë qenë në baza kolonizimi e shfrytëzimi.
Prokurori: -A ndjen përgjegjësi i pandehuri Xoxe për këto që kanë ngjarë në lëmin ekonomik?
Koçi Xoxe: -Këto marrëveshje janë bërë mbi bazë shfrytëzimi, në dëm të ekonomisë sonë dhe konditat që ata na vunë, e kontrollonin ekonominë tonë. Zhvillimi ekonomik i vendit bëhej i varur me atë të Jugosllavisë, domethënë, siç e donin interesat e ekonomisë jugosllave.
Prokurori(Bedri Spahiu): -A kanë sabotuar teknikët e specialistët jugosllavë në punët tona?
Koçi Xoxe: -Ka pasur sabotime. Për shembull jugosllavët donin që Kuçova të bënte zhvillimin e kontrollin që donin ata, e për interesa të tyre. Gjithashtu, raste sabotimi dhe në hekurudhë… Kemi pasur sinjale nga poshtë se nuk vinte në rregull materiali nga Jugosllavia.
Prokurori: -I pandehur Pandi Kristo! A ka pasur sabotim nga ana e jugosllavëve dhe gjithashtu, a ka pasur sinjalizime nga njerëzit tanë për këtë?
Pandi Kristo(I pandehur): -Jugosllavët kanë bërë sabotime si në Kuçovë, Selitë, hekurudhë dhe ne kemi pasur sinjalizime. Këto janë vërtetuar në vitin 1947…
Prokurori: -Çfarë solli për vendin tonë parifikimi i monedhës dhe bashkimi doganor?
Koçi Xoxe: -Parifikimi i monedhës ka dëmtuar lekun tonë dhe nuk ka qenë në favor të vendit tonë. Edhe unifikimi i çmimeve ka qenë gjithashtu në fitim të jugosllavëve dhe në disfavorin tonë. Bashkimi doganor në fillim u vu në jetë dhe jugosllavët filluan të plaçkitnin tregun tonë dhe qeveria jonë u detyrua të bëjë protestë për këtë sepse na u zhduk plaçka dhe u mbush vendi me dinarë…
Prokurori: -I pandehur Koçi Xoxe! Po Komisioni i Koordinimit ku shërbente?
Koçi Xoxe: -Komisioni i koordinimit të planeve u krijua në fillim të vitit 1947 dhe qëllimi ka qenë që të krijonin jugosllavët një qeveri ekonomike në vendin tonë. Me koordinimin e planeve, jugosllavët donin që të bëheshin planet në interes të atyre dhe në dëm të ekonomisë sonë. Qëllimet e tyre, ata i maskonin…
Kryetari (Frederik Nosi): -A di gjë i pandehuri Koçi Xoxe dhe a ka marrë ndonjë masë kundër sabotimeve? Po i pandehuri Vango Mitrojorgji?
Koçi Xoxe: -Ka qenë rasti i dy jugosllavëve të implikuar në djegien e një godine për të cilën unë urdhërova arrestimin. Por më vonë, këta të dy ju dorëzuan qeverinë jugosllave, e siç kemi marrë vesh më vonë, njëri prej tyre ka qenë mbajtur në burg.
Vango Mitrojorgji: -Në vitin 1947, i është dërguar nga Sigurimi një informacion mbi sabotimet e jugosllavëve dhe Koçi Xoxe nuk e mori fare parasysh këtë dhe ka prishur të gjitha ato që thuheshin në këtë informacion.
Vaskë Koleci: -Nuk është e vërtetë që arrestimin e dy jugosllavëve ta ketë urdhëruar Koçi Xoxe. Këta janë arrestuar prej meje në bashkëpunim me shokët e Sigurimit të Durrësit dhe pas disa ditëve, i pandehuri Koçi Xoxe ka urdhëruar për lirimin e tyre. Dhe kjo tregon tendencën që kishte Xoxe për të përkrahur jugosllavët.
Prokurori: -A di i pandehuri Koçi Xoxe, se në sektorin kooperativist në vendin tonë, ka pasur ndërhyrje të trockizmit jugosllav?
Koçi Xoxe: -Në kooperativat fshatare të punës, ligji ka qenë i shtrembër për sa i përket shpërblimit se favorizonte kulakët të cilëve u njihte 20% mbi tokën. Ky ligj ishte marrë nga jugosllavët… Vetëm di se edhe në këtë sektor kanë përfituar të pasurit. Për punën e dyqaneve ata na rekomandonin “çmimet e lidhura” dhe ky ka qenë një orientim për të favorizuar kulakët…
Prokurori: -Plenumi i VIII ka qenë në dëm të interesave tona, a është kështu?
Koçi Xoxe: -Ky plenum ka qenë mposhtja e rezistencës së Partisë kundrejt jugosllavëve. Jugosllavët krijuan një situatë false për një rrezik që i vinte vendit tonë nga Greqia dhe Italia, sidomos nga Greqia dhe donin që të sillnin në Korçë një Divizion Ushtarak të tyrin. Pastaj, kur panë se kjo nuk u realizua, sollën çështjen e një Komande Unike. Por dhe kjo nuk u pranua. Në këto kushte ata kërkuan të sillnin një Brigadë ose një batalion trupash të specializuara (xhenierë) për të rregulluar urat dhe rrugët e vendit tonë, që të mund të kalonin tanket e tyre e armatimi i rëndë që do të vinin për ndihmë gjoja për rastin e një agresioni kundër vendit tonë… Di që teknikët tanë kishin bërë studime për urat dhe për rrugët dhe ishin në gjendje të mirë… Por kërkesa jugosllave ka qenë një mënyrë tjetër për të sjellë forca ushtarake tek ne dhe kjo donte të thoshte që Shqipëria të bëhej një Republikë e shtatë e Jugosllavisë…
Prokurori: -Pse kërkonin jugosllavët të sillnin Divizionin, të bëhej komanda unike dhe në fund të sillnin një pjesë ushtrie të specializuar?
Koçi Xoxe: -Jugosllavët, pasi dështuan për federatën dhe në unifikimin e ushtrisë si dhe në sjelljen e një divizioni, kërkuan disa masa ushtarake, domethënë, një tjetër komision në Beograd përveç komisionit të koordinimit. Të gjitha këto kanë pasur për qëllim të shkelin indipedencën tonë.
Prokurori: -Në Plenumin e VII, si u realizua fitorja e tezës jugosllave dhe a u bënë ndryshime e kooptime në udhëheqje?
Koçi Xoxe: -Në Plenumin e VII u morën masa me këtë rast. Nga Byroja u shkarkua Bedri Spahiu i cili u ul në Komitetin Central dhe në Byro erdhi Nesti Kerenxhi dhe kandidat Xhoxhi Blushi, në Komitetin Central erdhën disa shokë të tjerë si Petro Papi, Bajram Sinoimeri, Vaskë Koleci si kandidat, etj… U bënë kooptime në Plenumin e VII, Tezat e jugosllavëve….
Prokurori: -Kur u shtrua në byro akuza jugosllave a pati shokë të udhëheqjes që nuk u thirrën në Byro?
Koçi Xoxe: -Kur u shtrua në Byro akuza e jugosllavëve dhe u bënë analiza, nuk morën pjesë ose nuk u thirrën: Bedri Spahiu, Mehmet Shehu, Liri Belishova dhe Fadil Paçrami…
Prokurori: -Domethënë, u thirrën njerëz që nuk kishin qenë në udhëheqje… Të na thotë i pandehuri se pas akuzës, cilët persona nga udhëheqje u goditën?
Koçi Xoxe: -Po. Byroja propozoi që të merreshin këta në Plenumin e VIII… Pas akuzës ishin goditur: Nako Spiro, Fadil Paçrami, Liri Belishova, Mehmet Shehu si dhe shoku Enver që kishte përkrahur Nakon…
VENDIM: Pasi ora kaloi, audienca gjyqësore shtyhet për datën e nesërme 12/V/1949, ora 14:30 e pasdites.
Tiranë, më 11/5/1949
(Firmat e tre gjykatësve dhe sekretarit)
(Vijon nesër)
NESËR DO TË LEXONI:
-Shpjegimet e të pandehurit Koçi Xoxe në seancën e dytë të gjykimit(12 maj 1949). Debati i Prokurorit Bedri Spahiu me të pandehurin Xoxe, pas ndryshimit të disa deponimeve të dhëna në gjyq nga i pandehuri.
-Dëshmia e të pandehurit Nuri Huta: Koçi Xoxe më dha urdhër të vrisja
Kreun e Ballit Kombëtar Lumo Skëndo(Mitat Frashëri) dhe sekretarin Vasil Andoni.
-Dëshmia e Pandi Kristos: Koçi Xoxe bënte takime të fshehta me jugosllavët ku merrte udhëzime për të goditur Enver Hoxhën.
Nen presjonin e frikes, njeriu detyrohet te thote edhe te pa vertetat, ti beje realitet,ku mendon se mund ti shpetoje plumbit,qe njerzit e hetur per pushtet e ekspansion,thurin nen preteksin e “patriotizmit”!
Kemi rastin e Kosoves ashtu edhe Maqedonise nen federaten e Jugosllavise,ku shumica e qytetarve Shqiptare pak a shum u ndjene qytetar te barabarte,natyrisht per ata qe kishin nacionalizmin ekstrem ne koke,nuk u pelqente, nen egoizmin e thundres Enveriste!
Rastin e Greqise dhe Italise ne ceshtjet ekonomike,Jugosllavia e Titos,por edhe Koci Xoxe e ka dit shum mir se Shqiperia duhej te behej pre e kolonializmit,te sistemit kapitalist,pra ne ket rast Koci Xoxe e ka pas shum mir,per te ruajtur aleancen,ne luft kunder Fashizmit,por edhe interesat qe perfshiheshin nga keto aleanca,ku behej fjala per nje sistem politik Socialist!
Aleancat ushtarake njihen edhe sot,si NATO natyrisht ne kishim Jugosllavine ne ate kohe,qe per mendimin tim, Greqia pretenduse per territore ne jug do ti dridhshin kumbet nga forca e Federates Jugosllave ne territor te Shqiperise!
Pra te mendosh i lire ne politike,ke shum favore,sepse dikush mendon se ka perfituar,sic ish rasti i ushtris Jugosllave ne territorin tone,per te perfituar nga bregdeti jone,por natyrisht nuk do te ishte pa investuar,per te pas nje stabilitet ekonomik,te sistemit politik te asaj kohe!
Goditja e Miladinit dhe Enver Hoxhes nga ana e Titos ka qen e drejt dhe ne dobi te qeshtjes Kombtare shqiptare ne ballakan …..Titoja ka dahst qe Kosoevn tia jap shqiperis por kte nuk e kane lejuar Miladini dhe Enveri nen navigimin e plote te ” Crna Rukes” dores se zez qetnike serbe dhe carqeve te caktuara kundr zbuluese ne Rusi
Ja qka i thote dora e djatht e Titos Eduard Kardelj Stalinit ne Moske….E. KARDELI – Tek ne, në territorin e Kosovës dhe Metohisë edhe sot jetojnë më shumë shqiptarë se sa serbë. Ne mendojmë, që më vonë, kur të vendosim lidhje më të ngushta me shqiptarët, këto territore tua japim atyre…………………………………………………….
http://www.kosova-sot.info/politike/shqiperi/ja-cfare-mendonte-stalini-per-shqiptaret ……. nese lidhet kjo me ate qka thote Koqi Xoxe se Titoja Sulmonte Miladinin dhe Enverin eshte krejt e qart se Titoja ishte kunder politikes tinzare te Miladinit dhe Enverit ( qe te dy pjestar te Crna Rukes serbe ( Dora e Zez ) me te cilen Kosova mbeti nen serbi…………………kte me se miri e ilustron biseda e Heroit Haki Taha me Miladinin kur heroi Haki Taha e ka vrar Miladinin ne muzeu e Kosoves me 14 mars te vitit 1945. Haki Taha duke pare se Kosova pas lufte i takoi serbise i thote Miladinit ne zyre te tij se nuk jemi marr vesh keshtu gjate luftes…ne jemi marr vesh qe Kosova te behej me shqiperi ….Miladinii thote hajde te ngrejm nga nji gote raki kumbulle e leje ti shqiperin se jam MARR VESH UNE ME ENVERIN……pra kjo fjali e Miladinit se jam marr vesh une me Enverin tregon se Miladini dhe Enveri qe nga fillimi kur Enveri eshte caktua te kryesoj partin nga kriminelet serb te ‘ Crna Rukes ‘ Miladini dhe Mugosha jane marr vesh qe Kosova pas luftes ti takoj Serbise……..kjo eshte e qart tash me..shume e qart
http://lajme.dervina.com/archive/arkivi_.php?lajmi=3774-2715:683&printo=3774-2715:683