“Dhjetori ’90? Ja çfarë bëri Ramiz Alia dhe dhuna e atyre si unë”

redaktor

Në një nga intervistat e tij të shumta me Ditën, Izet Haxhia rrëfen momentin kulmor të ditëve të dhjetorit 1990, krijimin e Partisë Demokratike.

Largimi demonstrativ i Shenasi Ramës nga PD-ja dhe pse u tërhoq Azemi nga gara…

Si u “dogjën” Pashko dhe Ceka dhe fraksionet e para në kupolën e selisë blu.

Incidenti i parë gjatë vizitës së Berishës atje dhe fillimi i antimitingjeve.

Me z.Haxhia bisedoi gazetari Xhevdet Shehu.

Kjo është pjesë e një interviste mbi ngjarjet e dhjetorit 90 dhe është botuar në DITA në 07 dhjetor 2015

(Vijon nga KËTU)

 

– Izet, ju si e kujtoni, si doli Berisha ato ditë në krye?

 – Në 16 janar Berisha nuk ishte i pranishëm dhe u bë votimi për të rrëzuar Hajdarin nga posti i kryetarit nismëtar të PD. Pas votimit u zgjodh Meksi me një votë më tepër se Azemi pas votimit të anëtarëve të komisionit nismëtar të PD-së. Por pas kthimit të Berishës dhe me këmbënguljen e tij u arrit kompromisi dhe ky votim u quajt i pavlefshëm dhe u vendos që deri në organizimin e degëve të PD në rrethe të mos kishte votim tjetër.

Kjo ishte një fitore e Berishës në rrugën e tij drejt kreut të PD-së që do të vendosej më datën 19 shkurt te selia e re e PD-së në rrugën e Kavajës. Gjatë kësaj kohe në një mbledhje të kryesisë pati një debat të ashpër mes Shenasi Ramës dhe Berishës. Shenasiu që kishte qenë dhe studenti promotor në lëvizjen studentore që në fillimin e saj me një vizion të qartë për synimet e kësaj lëvizje dhe qëndrim mospajtues ndaj të dërguarve specialë në këtë lëvizje Berisha dhe Hajdari.

Ai i akuzonte të dy këta si të dërguar të Ramizit dhe Xhelil Gjonit, por në këtë betejë Shenasiu u la vetëm nga pjesëtarë të tjerë të komisionit nismëtar dhe u largua në mënyrë demonstrative nga PD për të vazhduar veprimtarinë e tij në shoqatën “Fan Noli” të studentëve që ishte organizatore e grevës së urisë së studenteve që çoi në heqjen e emrit të diktatorit dhe rrëzimin e statujës së tij.

Berisha me këtë rast kishte arritur të detyronte të largohej një nga kundërshtarët e tij më të hapur dhe të pakompromis nga PD. Duhet shtuar këtu se Berisha vazhdonte të mbante kontaktet e tij me Ramizin në mënyrë të fshehtë dhe ndërmjetës për këtë ishte Spiro Dede, Sekretari i sapozgjedhur i Komitetit Qendror të PPSH. E kam marrë njëherë me makinën e PD-së tek muzeu Enver Hoxha dhe e kam sjellë në orët e vona tek PD-ja.

Pas votimit për largimin e Azemit nga kryetar i komisionit nismëtar dhe anullimit të tij pas këmbënguljes së Berishës, në PD filluan të shfaqeshin dy grupe kundërshtare që synonin kreun e PD-së.

Filloi një luftë sa e hapur edhe nën rrogoz për të siguruar votat e anëtarëve të komisionit nismëtar që do zgjidhte kryesinë e re të PD-së dhe kryetarin e saj deri në kuvendin e parë të partisë që do mbahej në vjeshtën e 91-shit.

– Po Azemi në cilin krah u rreshtua?

 – Azemi duke kuptuar se ishte i humbur në këtë garë filloi të mbështeste Berishën. Hajdari më tha që duhet të zgjedhim Berishën me çdo kusht, dhe po nuk u zgjodh Berisha ne do ta shkatërrojmë edhe PD-në.

Unë ato ditë në Tiranë kam takuar Halil Haklajn dhe pasi me pyeti se si shkojnë punët në PD, i thashë që situata është e tillë dhe e këtillë, ai me tha që jam gati me njerëzit që kam pranë të ndihmoj në zgjedhjen e Berishës në krye të PD-së për faktin që atë e kemi nga Tropoja.

Në ditën e votimit që ishte një ditë e tensionuar më dha një armë të cilën nuk e di nga e kishte marrë dhe dy persona të tjerë edhe këta të armatosur. Sipas planit që bëmë me Azemin, po të mos fitonte Berisha në votim do të futeshim brenda në zyrën ku bëhej votimi në katin e dytë dhe do të dhunonim kundërshtarët e Berishës.

– Kjo nuk ndodhi. Pse?

 – Nuk ndodhi sepse Berisha me një votë më tepër se Pashko, 6-5, arriti të zgjidhej kryetar i PD-së. Grupi kundërshtar i Berishës kishte zgjedhur për kandidat të tyre Pashkon e jo Meksin siç pritej, sepse secili anëtar i komisionit nismëtar do votonte në mënyrë të fshehtë për atë që mendonte të bëhej kryetar pa pasur një kandidaturë të hapur apo të caktuar më parë. Ka qenë zgjuarsia e Azemit që arriti që votat të mos ndaheshin në mes të tij e Berishës. Ai i mbushi mendjen Imamit dhe Selamit që të votonin për Berishën. Por vendimtare ka qene vota e Neritan Cekës që në momentin e fundit e dha për Berishën, apo me urdhër të atij që më vonë e “dogji” Cekën po për të ndihmuar Berishën në dhjetor të 91-shit.

E kam fjalën për Ramiz Alinë.

Meksi, Pashko, Edmond Trako, Merita Zaloshnja, Arben Demeti votuan për Pashkon për kryetar. Ndërsa Azemi, Imami, Zogaj, Berisha, Selami dhe Ceka do votonin për Berishën. Ironike është vota e Cekës, sepse zuri vendin e Shenasi Ramës në PD, pasi ky u largua në mënyrë demonstrative nga PD-ja duke thënë profecitë e tij për Berishën, të cilat u vërtetuan të gjitha më vonë.

Nuk do ta kalonin vetëm pak muaj kur Ceka do të bëhej kundërshtari i Berishës në Kuvendin e parë të PD-së, duke tërhequr pas vetes edhe Hajdarin, tanimë të penduar që ndihmoi dhe luajti rol vendimtar në zgjedhjen e Berishës në krye të Partisë Demokratike.

Pas kësaj filluan edhe përplasjet e mia me shumë nga kundërshtarë të Berishës në PD, të cilët me ndihmën e Azemit, sikurse ta thashë pak më sipër, arritën të më largonin për një periudhë tremujore nga ruajtja e Berishës dhe selia e PD-së. Unë u ktheva pas tre muajsh në PD, në prag të Kuvendit të parë të saj.

 – Dhe si e gjetët situatën atje?

 – E mjeruar për Berishën. Ai kishte ngelur vetëm. Sulmohej dhe shahej në mënyrë të hapur nga shumë punonjës të PD-së. Edhe shoferi i parë i PD-së që u mor nga shofer zuku i komunales që shpërndante dru, shante me zë të lartë e poshtë zyrës Berishën. I kishte ngelur pranë vetëm Agron Çika, por çfarë mund të bënte Agroni i vetëm?

Dhe si u kthye situata?

U përdor dhuna fizike. Edhe unë përdora “aftësitë e mia”. Kam rrahur disa nga këta personat më aktivë. Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste më hapur kundër tij në PD.

– Kishte prapaskena në atë kohë kundër Berishës në PD?

 – Kjo as që vihet në dyshim. Përpara kuvendit, grupi i kundërshtarëve të Berishës bënin mbledhje të fshehta në vilën e Pashkos dhe duke tërhequr pranë vetes Hajdarin dhe ia mbushën mendjen për të vënë kandidaturën për kryetar, në mënyrë që votat e përkrahësve të Berishës të ndaheshin në mes tij e Hajdarit dhe të fitonte kandidatura surprizë e Cekës, sepse Pashko nuk u mendua të dilte në krye, pasi po diskreditohej dita-ditës si zëvendëskryeministër i qeverise Bufi.

– Pse Ceka ishte surprizë? Ai ka qenë ndër të parët që doli në krye të lëvizjes për përmbysjen e regjimit komunist?

 – Kjo është e vërtetë, por kandidatura e Cekes ndërsa ishte surprizë për delegatët e kuvendit të PD-së, nuk ishte surprizë për Berishën. Berisha ishte vënë në dijeni të këtyre lëvizjeve nga vetë ai që e futi në politikë, pra nga Ramiz Alia. Ai e ka marrë në telefon tre herë, duke e njoftuar për këtë komplot të të tijve.

– Ju mendoni se edhe lëvizjet e brendshme në PD i komandonte Ramiz Alia?

 Po. E kam bindje absolute këtë. Dhe Berisha, në saje të ndihmës së tutorit të tij politik, Alisë, do ishte një hap para mocionistëve të mëvonshëm të PD dhe do të dinte të ndërtonte strategjinë e fitores në kuvend, duke i dërmuar keq kundërshtarët e tij. Do ishte prapë Ramiz Alia që do t’i vinte në ndihmë Berishës në dhjetor të 91, që duke thirrur në zyrën e tij me dijeninë paraprake të Berishës do të digjte Neritan Cekën duke e paraqitur si njeri të tij, ku në të vërtetë me këtë dalje të tij me Ramizin po ndihmohej Berisha që kishte humbur autoritetin në PD e popull si bashkëpunëtor i Ramizit dhe eliminohej një kundërshtar i tij që kishte mbrapa grupin e Idriz Bashës.

Kështu iu hap përfundimisht dhe iu pastrua rruga Berishës për t’u bërë President i Shqipërisë në zgjedhjet e marsit 92.

Dhe ja ku e keni ende edhe sot e kesaj dite aty në shpinë. E ka gabim Arben Duka kur thotë se gjermani i fundit nuk ka ikur akoma. Ai (Berisha) është Pol Poti i shqiptarëve. Gjermanët nuk kanë bërë as sa një e mijta që u ka bërë Sala shqiptarëve. Ai jo vetëm që ka vrarë e shkatërruar, por ka vrarë atë që vdes e fundit te njeriu: shpresën se ky vend mund të bëhet. Ky është krimi më i madh i tij..

 

Imami-Pashko– Si shpjegohet që incidentin e parë Berisha e pati pikërisht në Tropojë?

Mendoj se nuk ndodhi rastësisht… Ndodhi kur filluan mitingjet e njohjes së PD nëpër rrethe. Në atë kohë unë shoqëroja Berishën së bashku me një student fisnik nga Mirdita, Ndue Lugja.

Është konçidencë apo nuhatja e popullit fisnik të Tropojës që incidentin e parë apo antimingun kundër Berishës e PD-së e kemi jetuar në Tropojë.

Njerëzit e vuajtur por krenarë të Tropojës nuk mund ta pranonin që biri i tyre që kishte qenë në shërbim të regjimit të kthehej sot para tyre në një njeri që shante e mallkonte regjimin nga i cili tropojanët kishin vuajtur shumë. Ata nuk pranonin hipokrizinë e patriotit të tyre që nga komunist i thekur e fanatik na ishte kthyer në antikomunist të tërbuar që propagandonte teorinë e tokës së djegur. Kjo ishte ajo që nuk pranonin tropojanët dhe jo demokracinë.

Plus edhe fakti tjetër që një njeri ordiner dhe me nam të keq si hajdut pulash e spiun sigurimi që ishte Azem Hajdari të vinte e t’u shante ata që deri më dje ai kishte qenë shërbëtori dhe servili i tyre. Këtë poshtërim që i bënë tropojanët, Berisha nuk e harroi dhe nuk ia fali Tropojës, duke u hakmarrë ndaj saj.

– Në ç’mënyrë?

 – Me futjen e vëllavrasjes dhe vrasjen e qindra të rinjve në vitin 97 dhe pas saj në mënyrë të drejtpërdrejtë duke u bërë pale në këtë gjakderdhje. Pas Tropojës antimitingjet u bënë të modës edhe në shumë qytete e rrethe të tjera. Kjo nga njëra anë e nxitur nga segmente të regjimit, por edhe për shumë zgjedhje të gabuara që bëri PD në rrethe, duke zgjedhur njerëz pa asnjë pikë reputacioni, përkundrazi njerëz të urryer nga populli dhe të kompromentuar me regjimin.

Kjo, siç tregoi edhe vetë përvoja e mëvonshme, ishte një strategji e Berishës për të futur në radhët drejtuese të PD-së njerëz të komprometuar e të kontrollueshëm, me cene në biografi, si i thoshim ne që ta kishte më të lehtë futjen në kthetrat e tij PD-në dhe keqpërdorimin e tyre për interesat e veta karrieriste e diktatoriale.

PD po kthehej në një kopje të shëmtuar të partisë mëmë. Të gjithë minjtë, të degjeneruarit, spiunet që po braktisnin anijen që po mbytej të PPSH u futën në radhët e PD.

Ata studentë nismëtarë të dhjetorit që me lëvizjen e tyre të pastër sollën pluralizmin dhe, për rrjedhim, krijimin e PD-së, po largoheshin të tradhtuar e të zhgënjyer nga kjo parti për t’u lënë vendin bashkëpunëtorëve të Sigurimit të përgatitur për këtë ditë.

 

 

*****

Vijon. Ribotohet nga një intervistë e Dita në numrin e datës 07 dhjetor 2015

 
http://www.sportsstump.com/

Share This Article
27 Comments
  • sipas ketyre prallave ne vatiantin”sipas Izetit” i bije qe kodoshi ka qene Ramiz Alia dhe kodoshet njerezit prane tij.

  • Te gjitha ketoqe thot Izeti jane te verteta ,pasi jane degjuar edhe ne ate kohe. Kudo flitej ,e kam fjalen per qytetin ku une jetoja, se takimi gjoja I befasuar I Berishes te Ramiz Alia me Neritanin ishte e organizuar nga Ramizi. E ja ku doli e verteta se cila ishte. Edhe fjalet se Azemi ishte nje i biri i nje komunisti te thjeshte ,se ishte nje rrugac numer 1 I Tropojes, e se ishte nje debil njeri e degjonim po nga goja e nje tropojani qe punonte ne qytetin tone. Dua te them se Izeti ,me gjithe budullalleqet qe ka bere ,apo dhunen qe ka ushtruar per te mbrojtur Saliun jane te verteta. Daj dua te them qe populli ta besoj Izetin ,e te mos perkrah kete sharlatan Sali e te distancohet nga ky sharlatan njeri…….

  • Sali Berisha ka patur jete ne politike vetem nga lufta qe i eshte bere e qe i behet kundra. Sikur mos te ishte sulmuar e mos sulmohet nga lloj-lloj them se do ta kish patur te pa mundur mbijetesen ne politike.

  • Izet . me vjen keq po si patrot i yti nuk kam pasur aspak rrespekt per ty , pikerisht ne saj te ketyre veprimeve qe jan ber nga ju , per te sjell ne pushtet Saliun .Do te them nje gje se edhe ju , qe e keni mbeshtet Berishen , jeni po aq fajtor para popullit te tropojes .sot na thua se saliu nuk ja fali tropojes .kur ti e ke ditur se ai nuk po ban gja per tropojen , pse vazhdove ta njekish mprapa . Nuk e di sa vlen sot pendimi yt por une si malsor si ti ,nuk besoj ne sinqeritetn tan .Me dukesh si Azemi , ne te gjitha mendimet e tua.Nga veprimet tuaja dhe te Saliu kemi fituar urrejtjen e pa drejt te nje populli qe do ta vuajn brezat .Shun shpejt Tropojanen do dhon jan prej puke .

  • Kjo eshte nje e vertete qe.e kena kuptuar ne vite t e para , ne vitet 96,97 u pa dhe u kuptua se kush ishte PD, ato njerez qe e fute non ne politike perseri SRBerishen kan nje pergjegjsi shume te madhe para popullit

  • Izeti ka qene vecse nje ushtar i rendomte,dhe KUBEJA e perdori si i deshi palla,sic perdor sot Pipellin Skipetar.
    Dhe JO sic peretendon ZETI,qe njeres si une…..bla bla bla
    Ata njerez qe nuk bashkepunonin nje Plumb TT-je ballit nuk kushtonte asgje.

  • Po,vallahi e kam dijt qysh kur e kam takue sali serbin ne korik te itit,1990,ne tiran dhe kam qen 3 dite pacienti i ati tradhtari,e kam kutue se ai njeri,KA HYE NE P.P.SH.si kali i trojes,kete ja kam than nji mikut tim,Ymer Minxhozit qysh ne shtator te atij viti kur erdhi tek une si misafir ne zvicer,por Ymeri ne ate kohe nuk me besoi,por pas 3,vite kur sali serbi ishte kryetar i shtetit,e perjetoi Ymeri zhgenjimin e pare prej sali serbit,pra me tha,PO TI MIKU IM KU E KUPTOVE SE SALI BERISHA ESHTE I POSHTER,KUR VETEM NJI JAVE ISHE NE TIRAN,E UNE QYSH KAH MOTI E KAM PASUR MIK E SHOK,POR NUK E PASKEM VLERSUE MIR?!Une i thash se edhe ju e keni verejt se sali berisha nuk eshte i sinqert,por kenibere se nuk e njihnit mir me nji fjal ju jeni treguar i thash Ymerit harbut.Si,eshte e mundur qe shteti partia,sigurimi e kan dijte se sali berisha eshte dhender serbi dhe dajallaret e sllobodankes dhe gjyshja e ,,liri”kan qen oficer te sigurimit ushtarak te jogosllav-KOSI,pra deg e UDB-s ne ushtri,dhe po ata pra te partis dhe te sigurimit i kan besuar kty kali te trojes,dhe e kan dergue ne franc per specializim,dhe ky kali i trojes eshte treguar ma katolik se papa,pra ma komunist se vet marksi,dhe e ka bere per te fituar besimin tek kuadri i p.p.sh.dhe sigurimi,pra me vetedije ky eshte pregadit dhe ka spionue dhe njerez dhe ka dal dhe deshmitar neper gjygje,pra sali serbi ka bere shkollen e udbes jugosllave i thash Ymerit.
    Tani,hic ma large se diten e ejte,te kaluar,ne kuvende sali serbi,ju tregoi gjith shqiptarve se kush ka qen kushe eshte dhe kush dote ngelet,pra ai ju,tha,rames,metes,e gjith popullit se sic,jua kam bere baballarve tuaj komunist,dotjua beje dhe juve,pra ai po e tregon se ai ka punue dhe veprua kunderrendit dhe ligjit por nen rogoz me urdhrat e udb-cia-isfalia,dhe fare nuk frigohet se e ka shkatrue shqiprin toka e gjegur e tij,dhe shiti detin greqis,pra vllavrasjen e ka fut e cfar nuk ka bereky sali,nuk i numrohen te bemat e kti tradhtari dhe partis se tij fashiste e kolaboracioniste.

  • AH MORE IZET, SHQIPETARET I DINE TE GJITHA KETO, POR SISTEMI KOMUNIST I KA LENE ME GODITJE NE TRU TE VOGEL DHE NUK KANE KURAJO TE MENDOJNE PER VETEN E TYRE.

    SHIKO SOT, CFARE PO BEN EDUSHKA, NJE MIJE E NJE TE ZEZA, TE GJITHE SHPREHEN KUNDER POR TE DALE NJERI NE PROTESTE NUK GUXON.

    JEMI PRARA BOTE.

  • Izet! “Me mire von e se kurre” -thote populli. Me shume peripeci dhe shume te liga qe ke bere ne kete popull, ne emer te fashizmit Berishjane, qe ndoshta je penduar, ndoshta kerkone lehtesira vetiake, ndoshta Saliu me Ty, sot po ben ate qe beri dikure Ramizi me Saliun…..Gjithesesi, askush nuk mund te vertetoje, alibite, prapaskenat dhe teoremat politike te sharlataneve, spiuneve, krimineleve, seksereve, batakcinjeve dhe tradhetareve te shqiperise, te djathte e te majte, te brendshem dhe te jashtem keto 25 vjete…Ne piken ku jemi une te urej, por nuk te gjykoj per ato qe ke bere edhe ti bashke me ATA fashiste, pasi do te jete nje kohe Jo shume e larget, kur do te hidhen ne kandar te gjitha nga indtitucione pergjegjese te specializuara….; une te admiroj per ate qe po ben me kurrajo malesori, para kombit tend, para historise,edhe pse je perfshire ne pjesen e zeze te saj……Serish dua te te pershendes Dhe te inkurajoj te na thuash te verteten cfare di, ti dhe te tjere “burra” qe edhe pse dine shume, ende qendrojne ne heshtje, per faktin e pamohueshem te vrasjes Arben Brocit, gjaku I te cilit skuqi Jo vtem sheshin e Shkodres, por edhe gjithe fytyrat e shkodraneve, qe cilet historikishte e kan quajtur veten DEMOKRATE, por qe realishte be keto 25 vjete heshtje, per birin e tyre, provuar se jan reaksionere, dhe bajraktar te patjetersueshem. Deshmia juaj do ti vinte ne ndihme, Jo vetem familjes se te ndjerit Broci, jo vetem Shkodraneve te ndershem e me vlera njerezore, por dhe historise se ketij cerek shekulli….
    Pres te degjoj dicka. Respekte. Me mire von, se kurrrrrrrrrr.

  • Berisha ja drodhi Ramizit pasi u be kryetar ne PD, ashtu si ja drodhi Bamut Topi Berishes pasi u be President. Apo si ja drodhi Edi Rama Fatos Nanos pasi e solli nga Parisi ” me thonj pa pre ” sic tha Tosi vet.

  • Ti Teuta kerkon ta besojne Izetin.
    Kjo deshire e ytja mbasi e kupton objektivisht rrealitetin qe shtjellon Izeti.I trembesh se te tjeret nuk do e kuptojne.Por per ate njeri qe ka dy gram mend te logjikoj cfare asht mire dhe cfare asht keqe,cfare asht tridhime dhe e vertet per rrealitetin konkret te dala nga goja e Izetit bindet dhe mos ki frige se nuk e besojne.
    Berisha asht figure e shemtuar qe ne vitin 1991-92.Njeri i pa karakter,tradhetar qe me Rambujen dhe shitjen e detit Grekut keto shembuj tipike te veprimtariase se keti strucit as me 50 kg peshe trupore te lidhun ne ato gjymtyre shtrembaluqe edhe pse perbindesh nga veprat anti kombe e anti popull.Ku nuk gjene nji gja te mire sa con miza ne krahe.Do te gjeje per cka ka lype.
    Berisha punoj per tardheti kombetare.Duhet denuar po per tradheti dhe krime njerezore dhe ekonomike te kryera e te realizuara prej tije per plot 25 vjet sistem kapitalist malokiane.

    • Une e kam njohur shume mire Izetin student.Ai eshte karakter i forte dhe deshmon te verteta qe ne shumicen e ngjarjeve une jam deshmitar i besueshem ne opinionin e Qytetit “Studenti” te atyre viteve

  • Flm Z.Izet Hxhia ….qe na ben te kuptojme tamam se ne doren e sa bij kurvash kemi rene….Se putanat e Shqiperise…kurvllikun na e kane shitur per nder dhe lavdi deri me sot…

  • Izet i besoj te gjitha per sa flet, biles mund te jene edhe me shume…..Por ama qe te thuash qe Berisha vrau shpresen e popullit Shqiptar nuk ta pranoj, pasi ne si komb kurre nuk e kemi pasur as edhe 1 fije shprese gjate gjithe historise tone.
    Me moshe po i kuptojme me mire gjerat. Karreristat sikurse politikanet tane jane perzgjedhur nga MIQTE tane te huaj. Megjithate ata kane gjysmen e fajit, pasi gjysmen tjeter e kemi vete. Inxhinjeria SOCJALE arriti te shkaterroj lidhjet farefisnore Shqiptare, dhe tani i eshte turrur familjes. Ne shtet persembari skemi pasur kurre, por edhe keto te tjerat kishim mangut tani!!! E pra e keqja, ligesia tek Shqiptaret por edhe me gjere….. ushqehet me hasmerira dhe urrejtje………..

  • Izet i besoj te gjitha per sa flet, biles mund te jene edhe me shume…..Por ama qe te thuash qe Berisha vrau shpresen e popullit Shqiptar nuk ta pranoj, pasi ne si komb kurre nuk e kemi pasur as edhe 1 fije shprese gjate gjithe historise tone.
    Me moshe po i kuptojme me mire gjerat.
    Karreristat sikurse politikanet tane jane perzgjedhur nga MIQTE tane te huaj.
    Megjithate ata kane gjysmen e fajit, pasi gjysmen tjeter e kemi vete. Inxhinjeria SOCJALE arriti te shkaterroj lidhjet farefisnore Shqiptare, dhe tani i eshte turrur familjes. Ne shtet persembari skemi pasur kurre, por edhe keto te tjerat kishim mangut tani !

    E pra e keqja dhe ligesia tek Shqiptaret por edhe me gjere….. ushqehen me hasmerira dhe urrejtje !

  • Ku shkoi ” intelektuali”, ” shahisti ” ‘Mark Ujku” etj, sahanlepires.
    Bajraktari juaj Qen Berisha tani ka nevoje per ndihmen tuaj.

  • Thua, Izet, se në PD erdhën ” minjtë, të degjeneruarit, spiunët…”.Ka patur dhe të tillë, por, mos ngatërro të tjerët me veten!

  • Disa prralla o izet kallxoja atyne qe nuk kan qene pjes-marres ne prishjen e mitingut te pare te PD-se ne Tropoje. Ti ke arsyet tua qe thu te verteta dhe rrena por un duke e dit shum mir ate prishje mitingu, nuk rri dot pA te korrigju. Nuk jan ato qe thu ti arsyeja, asht ndryshe. Mitingun ja kishin caktuar ta benin te shkolla 8 vjecare e asaj kohe, nga krahu i poliklinikes. Filluan shum mir fjalimin dhe popull kishte jo pak qe i mbeshteti, kur papritmas shikohen dy individ problematik e pijanec qe i njihte tan Tropoja( bile njanin sa e kishin nxjerr nga burgu qe ta bente ate qe beri) njani nga qyteti kurse tjetri nga nji fshat i Tropojes. U ngjiten te dy siper se ishte si tribun, te pim e te bam thum dhe than, nuk na duhet kapitalizmi, rroft patria e punes e gjana tjera qe i kishte mesu sigurimi i shtetit se ata shkoll nuk kan pas. Pastaj atyne ju bashkun disa ushtar qe ishin civila, sigurimi dhe disa pjestar te familjeve te atyre policve dhe normal hafijet e komunistat qe kishin fillu ne nigju ngordhjen. Nuk Po i futna ma gjat me te korrigju se nuk ja vlen. Ti fol per cka di dhe thuj te vertetat por mos i shtremo gjanat per urrejtje dhe hakmarrje.

  • Injorante si fteri kane rspekt per Izetin Mendoni se ne çbote jetojme.Kjo eshte tamam si ajo shprehja qe per inat te sime vjerre shkova e fjeta me mullixhiun.

  • Një badigard trim e i ndershëm ndaj atdheut e kombit ,fatal që i ka shërbyer kriminelit më të shëmtuar të kombit si Sali Berishës ,që ka vënë në përdorim dhe forcën e dajakut në raste të veçanta , ka rrahur e kanosur disa politikan shqiptar ,ose disa personave në fund të fundit përbëjnë kundravajtje penale që dënohet me gjobë ose burgim gjer në një vit sipas nenit 84 kanosja .Po përse atëherë është peresekutuar e mbahet në burg Izet Haxhia ,kur ky person nuk është vrasës i Azem Hajdarit ,thjeshtë është një viktimë e judës Sali Berisha .

    .Azemin e futi në rrethim dhe e vrau Sali Berisha ,kjo dihet publikisht ,por faktikisht asnjëher ky ish zyrtar i lartë që është dhe autor i krimeve më të rënda në shqipëri që mba padrejtësisht në burg dhe Izet Haxhin ,nuk është marrë në hetim si i pandehur ,apo ndëshkuar nga gjyqësori shqiptar ,për shumë vrasje e krime të bujshme që kan ndodhur në shqipëri si sulmi kundër jugut në v. 1997 ,dhe krimet në v.1996-98 ,firmat piramidale ,ku populli humbi 2 milard dollar ,26 të vrarë të Gërdeci ,katër të vrarë më 21 janari 2012 ,vrasja e Azem Hajdarit ,zhdukja e Rrmzi Hoxhës ,Trebickës ,dhe shumë çeshtje të pa zbardhura qëllimisht nga mafja e drejtësisë shqiptare në shërbim të Sali Berishës ,që i ka ka bë shqipërisë fytyrën më të zezë se këpuca .
    Për 30 vjet këto krime i jan mbyllur ,në mënyra korruptive ,pajtuese , ose duke paguar para NËN DORË
    te gjykatësit ,avokatit ,sekserit prokurorit ,apo dhe viktimës.pa pasur nevojë për seanca të rregullta gjyqësore.

    Pra kemi Sali Berishën që me dashje ka kryer vepra penale ,ka vra njerëz ,ka shkaktuar vuajtje të rënda e tragjedi kombëtarer ,tortura fizike apo mendore ,siç është viktima Izet Haxhia që vuan padrejtësish burgun .

    Është e pa lejueshme për drejtësinë shqiptare ,e njollos atë rëndë që një person si Sali Berisha që ka ushtruar funksionin më të lartë publik si kryeministr ,apo president i shqipërisë i ka shkaktuar vuajtje të rënda ,fizike apo mendore një personi kundërshtar i pa fajshëm si Izet Haxhisë ,ose me nxitjen e tijë apo miratimin e tijë të hapur apo të fshehur siç është dhe porosia për të goditur Ambasadën Amerikane ,vetëm një nga këto krime e ka hedhur fshehur dhe me qëllim për të ruajtur pushtetin e tijë ,për bythë të çelbur të Saliut ,sot ai vuan burgun ,në vend të babajt të krimit që drejtësia ka mbyllë sytë.Kjo është një tortur dhe akt çnjerzor e poshtrues për edhe shqiptarët për të futur frikën kush ngrihet e denancon në vend të autorit dënohet viktima. Izet Haxhis duhet menjëher të lirohet nga tortura ,kjo sjell dhe rënimin e drejtësisë në ërsi.
    Pra kush po e plagos SOT -në shpirtë Izet Hyhinë !?..
    Mafja VAZHDON në thellimin e krimit. Kjo është çnjerzore.

  • Një badigard trim e i ndershëm ndaj atdheut e kombit ,fatal që i ka shërbyer kriminelit më të shëmtuar të kombit si Sali Berishës ,që ka vënë në përdorim dhe forcën e dajakut në raste të veçanta , ka rrahur e kanosur disa politikan shqiptar ,ose disa personave në fund të fundit përbëjnë kundravajtje penale që dënohet me gjobë ose burgim gjer në një vit sipas nenit 84 kanosja .

    Po përse atëherë është peresekutuar e mbahet në burg Izet Haxhia ,kur ky person nuk është vrasës i Azem Hajdarit ,thjeshtë është një viktimë e judës Sali Berisha .

    Atëher, kush e vrau Azem Hajdarin ?!….
    .
    Azemin e futi në rrethim dhe e vrau Sali Berisha ,kjo dihet publikisht ,por faktikisht asnjëher ky ish zyrtar i lartë që është dhe autor i krimeve më të rënda në shqipëri që mba padrejtësisht në burg dhe Izet Haxhin ,nuk është marrë në hetim si i pandehur ,apo ndëshkuar nga gjyqësori shqiptar ,për shumë vrasje e krime të bujshme që kan ndodhur në shqipëri si sulmi kundër jugut në v. 1997 ,dhe krimet në v.1996-98 ,firmat piramidale ,ku populli humbi 2 milard dollar ,26 të vrarë të Gërdeci ,katër të vrarë më 21 janari 2012 ,vrasja e Azem Hajdarit ,zhdukja e Rrmzi Hoxhës ,Trebickës ,dhe shumë çeshtje të pa zbardhura qëllimisht nga mafja e drejtësisë shqiptare në shërbim të Sali Berishës ,që i ka ka bë shqipërisë fytyrën më të zezë se këpuca .

    Për 30 vjet këto krime i jan mbyllur ,në mënyra korruptive ,pajtuese , ose duke paguar para NËN DORË
    te gjykatësit ,avokatit ,sekserit prokurorit ,apo dhe viktimës.pa pasur nevojë për seanca të rregullta gjyqësore,por gjithmon jashtë institucioneve gjyqësore ?

    Pra kemi Sali Berishën që me dashje ka kryer vepra penale ,ka vra njerëz ,ka shkaktuar vuajtje të rënda e tragjedi kombëtarer ,tortura fizike apo mendore ,siç është viktima Izet Haxhia që vuan padrejtësish burgun .

    Është e pa lejueshme për drejtësinë shqiptare ,e njollos atë rëndë që një person si Sali Berisha që ka ushtruar funksionin më të lartë publik si kryeministr ,apo president i shqipërisë i ka shkaktuar vuajtje të rënda ,fizike apo mendore shqipërisë ,shumë njerzve ,një personi kundërshtar i pa fajshëm si Izet Haxhisë ,ose me nxitjen e tij, apo miratimin e tijë të hapur apo të fshehur siç është dhe porosia për të goditur Ambasadën Amerikane ,vetëm një nga këto krime e ka përdorur si mercenar ,e hedhur fshehur dhe me qëllim në vepra kriminale për të ruajtur pushtetin e tij ,për bythë të çelbur të Saliut .

    Sot ai vuan burgun ,në vend të babajt të krimit Saliun që drejtësia ka mbyllë sytë.Kjo është një tortur dhe akt çnjerzor e poshtrues për edhe shqiptarët për të futur frikën kush ngrihet e denancon në vend të autorit dënohet viktima. Izet Haxhis duhet menjëher të lirohet nga tortura ,kjo sjell dhe rënimin e drejtësisë në ërsi.
    Pra kush po e plagos SOT -në shpirtë Izet Hyhinë !?..
    Mafja VAZHDON në thellimin e krimit. Kjo është çnjerzore.

  • Bravo që flet… por ke bere kaq dëme që më vjen të pështirë! Tropojanet I kam njoh gjithmonë si njerëz të zgjuar por keni lënë përshtypje kafsherie në ato vite! Shëndet e suksese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *