Në familjen Çiko janë hapur dyert e mortit.
Pak minuta para mesnatës së të shtunës (19 gusht 2017) në oborrin e shtëpisë është ekzekutuar kryefamiljari Vangjel Çiko.
Autorët – që sipas dëshmisë që familjarët i dhanë Ora News, ishin dy, kanë pritur momentin kur 50 vjeçari po parkonte makinën në oborr dhe kanë qëlluar me 5 plumba.
Krimi është shënuar në sy të vajzës, dhe për familjarët të paktën ky është një lehtësim, “Mirë nuk vranë dhe vajzën “, shprehen ata teksa presin miqtë për ngushëllim.
Ora News zbardh dëshminë e familjarëve.
“Sipas asaj që u ka treguar vajza atentatorët kanë qenë dy persona me makinë.
Ata janë fshehur tek ulliri pranë shtëpisë dhe kanë qëlluar në drejtim të 50 vjeçarit në momentin kur po parkonte. Afër ka qenë dhe vajza e cila ka parë skenën e ekzekutimit të të atit.
Pasi kanë qëlluar autorët kanë tentuar të largohen me makinë por makina nuk i është ndezur. Prandaj njëri prej autorëve ka vijuar të largohet në këmbë drejt rrugës “Eqerem Çabej” për tu zhdukur më pas mes rrugicave, duke përfituar dhe nga errësira.
Ndërsa personi i dytë është larguar pak më vonë pasi makina është ndezur.”
Vangjel Çiko ishte babai i Dhimitër Çikos aktualisht i arrestuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit më 24 shtator 2016).
Policia zyrtarisht nuk ka dhënë ende asnjë version të shkaqeve të këtij krimi, por nga mënyra si kanë rrjedhur ngjarjet pista kryesore është hakmarrja ndaj krimit për të cilin është arrestuar i biri.

Deklarata e te nderuarit Kryeminister te Qeverise EDI RAMA, vetem te kem timonin, se pastaj nuk do te keni shkelje ligjore dhe rendi e qetesia do te jene ne lartesine e duhur.
“E vertete prej kohesh nuk ndigjojme mbjellje – korrje – shirje – shitje droge, prej kohesh nuk kemi asnje renie zjarri, prej kohesh nuk ndigjojme vrasje dhe plagosje.
Rendi dhe qetesia ne lartesine e duhur”.
Hallall i keni pushimet ne bregdetin e Jonit ne plazhin e Dhermiut, sepse te gjitha detyrat i keni kryer me sukses. Te lumte dhe kur kap dhe arreston vetem ndonje cironke te kape grepi i jot. Je i modh o EDO, hajde kendej nga ne e na bej ndonje portret ose ndonje pejsazh ne vaj, sepse u ngopem me zhgarravinat tuaja.
Ore se kupton se je kot dhe ne pozite, ne pushtet dhe ne qeveri je vetem me 1/4 votave te elektoratit, sepse 2/4 i ke patur qe nuk kane marre pjese ne votim dhe 1/4 i ke patur kunder. Prandaj mos na bej shume pordhe se na qelbe dynjane, miletin dhe ambjentin.