Rënia e skelës në Tiranë, dëshmia e të mbijetuarit: Më shpëtoi bluza, ishte një mrekulli

J L

Genti Bardhi është një nga tre punëtorët që mundi të shpëtojë nga vdekja, pas rënies së skelës në një pallat në Tiranë, ku një firmë kishte marrë përsipër termoizolimin e saj.

Genti dhe dy të tjerë mbetën të plagosur në pallatin 13 katësh, ku po punohej në fasadat e jashtme. Ndonëse në spital, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tregon se si ndodhi tragjedia.

“Ishim në momentet e fundit të punës. Nuk e mbaj mend në detaje, por di që ishte në aq pak sekonda, sa vetëm një klithmë kam nxjerrë”– tha Genti Bardhi.

“Eshtë një mrekulli që jam gjallë. Isha në katin e katërt në momentin që skela ka rënë dhe për një moment kam qenë i varur nga bluza në skelë dhe më pas kam rënë në tokë”, thotë ai.

Ai e mori vesh, që dy personat e tjerë që ishin shokë të tij kanë humbur jetën, ndërsa tregoi se ata po punonin në katin e gjashtë.

Ndërsa dy punonjësit e skelës që kanë shpëtuar janë hedhur nga skela.

Përsa i përket viktimës tjetër, Genti tha se nuk e njihte shumë, pasi ishte në punë vetëm prej pak ditësh.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Pse nuk tregon per masat e sıgurımıt teknık ne pune,A jane punuar dhe a ka fırmosur kund per njohjen me keto rregulla,Skelar a ıshın te sıguruara,Te lıdhura mbas faqes se murıt,apo rrının vete ne kembe,edhe per eto na trego,

  • Nje fakt qe Shqiperia eshte kapur totalisht nga krimi.Asnje gazetar moterdhir dmth integativ nuk guxon te hetoje ,lere me shtetin qe merr urdher nga lart.Mafia Mafia Mafia ..asnje mase asnje vizite e ndonje ministri ,asnje hetim per masat e sigurimit,asnje debat nga anal istet,per ngjarjen ne fjale.Nuk guxoni horra sepse jeni te piste deri ne gryke.Asnje sindikate punetoresh ,asnje asnje asnje..Ngushellime familjevete atyre Punetoreve qe lane jeten.Ky eshte kapitalizmi.Krimi i licensuar dmth Kapitalizem.Maskarenj te peshtire.Burra kurvash e bij kurvash e baballare kurvash.E kurverut edhe shoqerine shqiptare.E keni tmerruar keq saqe te vetmen rrugei keni lene arratisjen ngasyte kembet.Genocidi pashembullt i oligarkise 30 vjecare kunder popullit Shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *