Dëshmia tronditëse e pilotit: Mendova ta zhduk trupin e gruas, askush nuk do e merrte me mend që e kisha vrarë unë

Ornela

Babis Anagnostopulos, piloti 32-vjeçar grek që mbyti gruan me duart e tij ka folur sërish para policisë duke thelluar akoma më shumë tragjedinë që ka tronditur Greqinë dhe jo vetëm. Ai është shprehur se ka menduar të zhdukë trupin e 20-vjeçares pasi i druhej faktit se vajza e tyre mund të mbetej vetëm.

Ai thotë se natën e krimit Caroline ishte bërë agresive duke kërkuar që të largonte fëmijën pasi sipas tij nuk e donte pranë. Babis shprehet se i vjen keq për atë që ndodhi dhe e di që nuk ka justifikim për krimin e rëndë.

“Një ndjesë e madhe për njerëzit që lëndova. E di që ka shumë pak vlerë. Ajo që bëra nuk justifikohet, Sjellja e saj me lindjen e fëmijës ndryshoi shumë. Ajo ishte bërë agresive. Natën e vrasjes Caroline tha “mos e sill vajzën, nuk e dua”.

Unë i thashë që ajo duhet të ngjitet lart dhe të flejë. Unë e mbaja fort që ajo të më dëgjonte. Ajo po dridhej. Pastaj e mbulova me jastëk. Ajo po dridhej derisa në një moment ajo ndaloi.

U përpoqa ta zgjoja por më kot. Mendova çfarë do të ndodhte me fëmijën tonë. Mendova ta zhdukja kufomën e saj. Pastaj për ta bërë sa më të besueshme ngjarjen vrava qenin. Askush nuk do e merrte me mend që atë e kisha vrarë unë nëse lëndoja qenin”, është shprehur Babis.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Në këtë jetë të barabartë kemi ardhë,

    Si ti, djalë, dhe unë vajzë,

    Jetën të dy njësoj e duam,

    Si ti, burrë, dhe unë, grua.

    Por diçka për mua është ndryshe,

    Që mbi forcën, vë arsyen,

    Që me zemër, marr fuqinë,

    Dhe fjala “nënë”, më jep lumturinë.

    Mos, mos, mos ti more djalë,

    Mendo se dhe ti, nga një nënë ke ardhë,

    Mendo sikur atë të mos e kishe,

    E din shumë mirë që jeta e ngrohtë nuk do të ishte.

    A kujton kur i vogël ishe,

    Pas fustanit të saj nga e panjohura fshiheshe,

    Pas zërit të saj ti shpejt vrapoje,

    E kërkoje, e kërkoje se shumë e doje.

    Ushqimin vetëm nga dora e saj e shijoje,

    Këshillën e mirë nga ajo e pranoje,

    Aromën e saj nga të tjerat dalloje,

    Dashurinë e zjarrtë nga sytë e saj, ëndërroje.

    Këto kërkon shumë edhe tani,

    Që flokët po të zbardhen dhe po të bëhen gri,

    Sa herë që veten ti keq e ndjen,

    Nga thellësia e shpirtit, vetëm fjala “nënë” të del.

    Mendo tani ti fëmijën tënd,

    Pa ngrohtësi, pa dashuri atë po e lë,

    Pa fjalën, pa mbrojtjen, pa të ëmblën shpresë,

    E pa të bukurën fjalën “nënë”, të thërresë.

  • Problemet tronditese sociale te popullit grek jane te thella,qindra vjecare dhe lidhen me edukimin e grekut si ngadhnjyes mbi rracat e tjera,,si qenje e privilegjuar qe i ka sjelle botes qyteterimin,demokracine,shkencen,artin,shkrimin,shenjtoret.
    Greku duhet te genjeje dhe te mos skuqet,duhet te vjedhe dhe te mos njihet,duhet te vrase dhe te mos denohet,,te masakroje dhe te shtiret viktime..
    Bota duhet te punoje per te,,gjithmone duhet ti huaje borxhe qe nuk shlyhen kurre,sepse stergjysherit kryqtare kaluan neper Greqi dhe pushtuan Kostandinopolin,stergjysherit e gjermaneve kaluan neper Greqi dhe nuk kane paguar reperacionet e luftes me euro..i paguan me dojc marka,,,shqiptaret duhet te japin detin Jon,sepse nuk e kemi llogaritur mire kufrin. nje shkemb qe nsapo ka dale mbi uje eshte i Greqise.
    Tani hajde bejme nje dore tavell tek taverna Spiros,se ja hodhem Amerikaneve,gjermaneve dhe Alvanosave.
    Turqve do tu leshojme Makaronin.

  • Te dhjefsha mu ne ate arsyetimin tend o demo!
    Per cfare eshte tema e cfare diarreje i keput ti….
    Po ato krime ne familje ne mbare Europen me ke do ti lidhesh?
    Po ne si Shqipo qe ne tre dekada i kemi provuar te gjitha krimet e mundeshme, biles ua kemi kaluar edhe vendeve qe kane vite ne lufte, ku cdo dite kroniken e zeze e kemi ne faqen e pare, si do te na klasifikosh?! Apo, do ti besh nje lidhje me komunizmin si gjithmone dhe vete shpallesh profet…..rrote kari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *