Dëshmia / U përdhunua 16 vjeç në Kosovë, përlot kongresin amerikan

Ori

Vasfije Krasniqi Goodman, një nga gratë e para në Kosovë që ka treguar publikisht se ishte një viktimë e përdhunimit gjatë kohës së luftës, dëshmoi në një seancë të komisionit të punëve të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në Uashington të martën se SHBA-ja duhet të kërkojë drejtësi për viktimat e krimeve të luftës.

Në dëshmi shumë emocionale, Krasniqi Goodman tha në seancën e komisionit, të titulluar “Viktimat e kohës së luftës në Kosovë: Kërkimi për drejtësi”, se ajo ishte 16 vjeçe kur u përdhunua nga policia serbe në fshatin e saj në vitin 1999.

“Më pas qava shumë, duke iu përgjëruar atij që të më vriste. Jo, tha ai, nuk do ta bëj, sepse në këtë mënyrë do të vuash më shumë. Ai pati të drejtë. Kam vuajtur shumë,” tha ajo.

Ajo tha në seancë se donte vetëm drejtësi.

“Nuk do të bëj kurrë paqe me të kaluarën time derisa të vendoset drejtësi. Kështu që sot i bëj thirrje përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara që të trajtojnë mosndëshkimin për krimet e luftës dhe abuzimet duke ndërmarrë veprime të menjëhershme për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarit,” tha ajo.

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Citaku, vlerësoi dëshminë e Krasniqit Goodman, duke thënë se ajo pati një ndikim të madh emocional tek anëtarët e Kongresit të SHBA-së që ishin të pranishëm.

“Në sallë pati heshtje dhe lot,” shkroi Citaku në Twitter.

o.p. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *