Gjelosh Biku ka qenë në SHBA në vitet kur shkoi atje kampioni i peshëngritjes, Aleksandër Kondo.
Prania e tij në vdekjen e Kondos ishte e rastësishme, por ai e kujton mirë, siç të gjithë do të kujtonin një tragjedi të tillë.
Rrëfimi:
“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës isha në vitin 1971 dhe në vitin 1987.
Atje kam asistuar rastësisht në vrasjen e një shqiptari, që atë kohë kishte bërë emër në Amerikë, quhej Aleksandër Kondo.
Edhe pse ishte arratisur dy vjet më parë nga Podgorica, ndërsa ekipi shqiptar kthehej nga një aktivitet ndërkombëtar, unë e kam ndeshur për herë të parë emrin e tij në SHBA.
Nuk e di në ka njerëz në Shqipëri, por për herë të parë dua të them atë që kam parë ditën e ekzekutimit të tij.
Kam lexuar në shtypin shqiptar se kur shkruhet për të, shkohet deri te vdekja, e atje thuhet se ajo ishte aksidentale.
Por them se kjo nuk është e vërtetë.
Unë kam një tjetër mendim, nga sa kam parë me sytë e mi ditën e “aksidentit”.
Mbase fati i keq është ai që të çon të asistosh në ngjarje kaq tragjike. Mbase askush nuk e mendon kur del për shëtitje se mund të bëhet dëshmitar i një vrasjeje.
Po ju them se unë isha bujtës te njerëzit e mi, te nipërit në Nju Jork, të cilët mundoheshin të më plotësonin çdo dëshirë, pasi nuk ua kisha lodhur derën, siç themi ne malësorët.
Kështu, ata më nxirrnin të shëtisja në qytetin e madh të Nju Jorkut.
E kam parë me sy se si e kanë ekzekutuar Aleksandër Kondon.
Me sa më kujtohet, ngjarja ka ndodhur pak para mesditës. E kam parë se si e morën dhe e “pushkatuan”.
Edhe pse ishte e vështirë të merrej vesh se si ishin ato “punë”.
Nga shqiptarë të Amerikës kam mësuar se Aleksandri ishte njeri i përmendur në grupimin e tyre, për karakterin, mirësinë dhe të qenët kundërshtar i betuar i regjimit komunist.
Aleksandri kishte dalë në një manifestim me flamurin shqiptar pa yllin mbi shqiponjë, pra pa simbolin e komunizmit.
Këto ide që manifestonte dhe shprehte ishin ndoshta arsyet për ekzekutimin e tij.
Duhet të dini se shqiptarët në Amerikë ishin të ndarë, ka pasur të djathtë dhe të majtë.
Aq thellë ishte futur ndër ta Sigurimi i Shtetit. Kishte mes tyre të kuq, komunistë, që dukej sikur kishin lindur në një ditë me Leninin.
Këta, madje, ishin njerëzit më të favorizuar ndër shqiptarët, pasi gjenin punë më lehtë dhe, për rrjedhojë, stabilizoheshin pa shumë probleme.
Ndryshe ndodhte me të tjerët, të cilët e kishin të vështirë, qoftë dhe gjetjen e një vendi pune.
Duhet të thuhet tashmë se kush influenconte për të bërë këtë dasi. Në një karburant ka ndodhur tragjedia, ekzekutimi makabër i Aleksandrit.
Ndërsa ky furnizonte makinën, një krep e mori përpara dhe e përplasi në mur. Ishte shumë e dhimbshme. E pamë trupin e të ndjerit të dëmtuar, të shtypur plotësisht.
Më pas me një barelë e morën dhe e hodhën në një makinë. Ishte një gjë e paligjshme dhe dukej që ishte një vrasje e pastër.
U fol shumë për këtë ngjarje në Amerikë, por asnjëherë nuk doli në shesh e vërteta.
Askush nuk dilte të kërkonte apo të thoshte publikisht se kjo ishte një vrasje e pastër.
Edhe unë nuk kam dashur të flas mbi këtë ngjarje për vite të tëra me radhë.
Kur isha në Amerikë, miq dhe shokë më thanë të heshtja, sepse isha edhe i dënuar me burg të përjetshëm nga sistemi i Enver Hoxhës dhe mund të kisha probleme, nëse flisja për të vërtetën e ngjarjes ku vdiq Aleksandër Kondo…”

Vdekja e A. Kondos eshte e arkivuar ne Departamentin e Policise se New Yorkut. Kush eshte i interesuar nuk e ka veshtire t’i gjeje dokumentet. Llafet e ketij “malesori” , mjeshter i trillimeve: “me sa me kujtohet:, thote ky shpifes ,”ishte paradreke”?! Pastaj ku e identifikoi se drejtuesi i “krepit” paska qene “komunist” i privilegjuar ne SHBA?! Brockulla nga vapa!
Komenti i dyte, se te parin e gelltiten pabuksat…
Hahahaha cfare sajimi ordiner.
Bravo Dita ! Ti rrofsh e qofsh se edhe ne pike te vapes kujdesesh seriozisht te na ngopesh me refime kaq interesante… Qe t’i japesh akses cdo lloj “deshmitari okular”, dhe te publikosh pa u siguruar per vertetesine e lajmit pacavure te tilla me kredibilitet zero, kjo eshte pak te quhet shjejtanllek mediatik.
A mund te publikohen pa kurrfare preokupimi refime apo hamendesira te tilla gjelosherish ne kategorine histori?
Ne fillim – thote – se ne Amerike ka qene si “bujtës ke njerëzit e tii” vetem dy here. Nje here ne ’71-shin dhe nje here ne ’78-en, kurse ne fund deklaron se i perkiste te denuarve me burgim te perjetshem nga regjimi “diktatorial” i Enver Hoxhes. Keta do jene nga nga ata zabarhonet e legalitetit qe kerkojne te perfitoje kapital permes shpifjes ne dite per “DIELL”. Jane te indoktrinuarit e doktorit qe kapen fort pas teorise “Genje, genje, se dicka do te mbetet”.
Hidheni shpejt ne kosh te plehrave kete “trapllek historik” o Dita, se eshte turp per ju kush e lexon.
Franky ke te drejte.Duhet te jesh i pire qe te besosh kete shoferin e “krepit”.
KOMUNISTET mund ta benin edhe me shume ne ate kohe .Ajo qe shkruani juve nuk eshte e vertete.Une kam shkuar tek vendi i ngjarjes pas aksidentit te tij qe i mori jeten.U perplas me pemen me nje shpejtesi te madhe dhe ishte pa rryp sigurimi.Pas ekspertizes ka dale se frenat e makines se tij ishin jo ne rregull.
Shume idrejt beho , une isha perkthysi ne deponimin e te day bahkeatdhetarve , making e te ndierit kishte ne pik te hallit , pa frena , radiator i ridhte e sa e sa te tjera
Ky paska qene rastesisht atje?!
Dmth ky eshte nje nga “vrasesit” se cdreqin ky na qelloi atje ne kete vrasje kaq komplotiste ku Kondo u mor e u vra ne mes te dites ne Amerike!!!!
Hajde fantazi hajde! 1 min ne murin e fames se Shqiperise antikomuniste!!!!!!!!
Ha!ha! ha1 keta te bejne me te vertete per te qeshur me keto brockulla idiote.
O DITA po pse i botoni mer jahu keto idiotizma? Jo per gje po ju ulin prestigjin si gazete.
Miq
Mos beni kompetentin per te coroditur njerezit qe e kane njohur.
Si jua merr mendja, pas vitit 1990, nuk ka shkuar asnje nga familja e A.Kondos ne SHBA, e te njihet me dosjen zyrtare ? Sipas “malesorit”, edhe policia ne Amerike eshte “komuniste”?. Ne brezi i tij, do e kujtojme me nderim ate kampion te madh.
Ky malsori o eshte gazetar mashtrus ai sa nuk jetonte ne nju jork futja kot
Hahahaha cfare sajimi ordiner.
Bravo Dita ! Ti rrofsh e qofsh se edhe ne pike te vapes kujdesesh seriozisht te na ngopesh me refime kaq interesante… Qe t’i japesh akses cdo lloj “deshmitari okular”, dhe te publikosh pa u siguruar per vertetesine e lajmit pacavure te tilla me kredibilitet zero, kjo eshte pak te quhet shjejtanllek mediatik.
A mund te publikohen pa kurrfare preokupimi refime apo hamendesira te tilla gjelosherish ne kategorine histori?
Ne fillim – thote – se ne Amerike ka qene si “bujtës ke njerëzit e tii” vetem dy here. Nje here ne ’71-shin dhe nje here ne ’78-en, kurse ne fund deklaron se i perkiste te denuarve me burgim te perjetshem nga regjimi “diktatorial” i Enver Hoxhes. Keta do jene nga nga ata zabarhonet e legalitetit qe kerkojne te perfitoje kapital permes shpifjes ne dite per “DIELL”. Jane te indoktrinuarit e doktorit qe kapen fort pas teorise “Genje, genje, se dicka do te mbetet”.
Hidheni shpejt ne kosh te plehrave kete “trapllek historik” o Dita, se eshte turp per ju kush e lexon.
ça lloj pushke është ky “krepi”se si thotë ky lali e “kanë pushkatuar”?
pastaj sipas tij tërë të majtët,”ata që kishin lindur ditën e leninit”sistemoheshin me punë shumë kollaj?!
a po flet për amerikën antikomuniste apo për ndonjë shtet latino amerikan,psh kilin e alendes??
pastaj ky paska pas frikë se ka qënë dënuar me burg të përjetshëm nga enveri!?
duke qënë në amerikë??
o lali i ke mëndt e kokës mbi shpatulla akoma??
nuk di ndonjë arsye për të vrarë kondon kur në të njëjtën kohë kishte shumë e shumë që për aktivitetin e tyre mund të eleminheshin!!
aleksandër kondo nuk kishte ndonjë aktivitet të paktën të njohur!!
përveç urrejtjes së tmerrshme që kishte për regjimin komunist!!
dhe ismaili i tillë ishte,por se vrau kush!!
se harrova,moli doli një muaj pasi komunizmi ishte varrosur!!
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,
EDHE BAR DO TE HAJE, POR PARTINE NUK E
TRADHETON.
Si ka mundesi qe autoritetet nuk kane versionin e tyre zyrtar.
Ky koketrashe dhe injorant duhet te denohet me privim lirie(burg) per mos kallxim krimi ne ate kohe, ose per deshmi te rreme sot. I njeh ligjet ky analfabet, qe po i hap pune vetes me drejtesine, apo jo ? Hajde merhum, hajde.
Ka shume mundesi qe Aleksandri te jete vrare nga ish strukturat e sigurimit te shtetit, te cilat ishin aktive edhe ne Amerike ne ate kohe. Nje vrasje, fare lehte mund te kamuflohet si aksident. Ne Shqiperi ka disa raste te tilla, qe nga Tani i Topit e deri te Olldashi.
ëëëëëëëë???????
“nga Tani i Topit e deri te Olldashi.”,ëëëëëë?????????
a të funksionon apo e ke çu me pushime??
Jo te gjitha jane per te gjithe, shoku. Turmat shikojne vetem majen e ajzbergut, dhe kenaqen me ato qe ju servirin opinionistet, politika dhe mediat. Manipulimi ka arritur persosmerine, sepse i manipuluari nuk e kupton dot manipulimin e tij.
Qe te qartesoj se per c’fare po flisja, sepse ti nuk e kupton, po ta them me dy fjale qe ta marre vesh ajo radakja jote. Dritan Hoxha dhe Olldashi u vrane ne aksidente qe nuk ishin aksidente, por vrasje e pastra te cilat u shiten per aksidente. E more vesh nashti?
ndoshta ke të drejtë
por thënja me një bindje kaq të pakundërshtueshme më vë në dyshim!!jo për atë që ka,ose mund të ketë ndodhur,por për vet manipulimin!!pastaj lidhja e kondos me këta të fundit??
lali i thonë “jo ço gjë që shëndrin,është flori”,ashtu që “jo çdo gjë me ngjyrë kafe është mut”!!
sidoqoftë të funksionon nuk e paske çu me pushime!!toka është e sheshtë,alienët kanë nënshkruar marrveshje me papën dhe amerikën,toka nuk rrotullohet dhe njeriu nuk ka shkuar në hënë!!
çdo gjë pohoet se ëstë ndryshe nga këto që shkruajta më lartë është trillim i masonëve dhe i iluminati!!
Ish sigurimi i asaj kohe ka bere shume vrasje jashte kufijve, te atyre qe konsideroheshin te rrezikshem per sistemin monist ne Shqiperi. Aleksandri ishte nje person publik sportist i njohur ne arenen nderkombetare. Ekzistenca dhe oponenca e tij e forte ndaj rregjimit, i prishte shume pune sistemit te Ramiz Alise. Kjo me ben qe ti jape te drejte artikullshkrues, jo per versionin qe ai shkruan ketu, por per faktin se ishte vrasje. Versioni zyrtar i asaj kohe, ishte qe Kondo u perplas me nje peme me makine dhe aty gjeti vdekjen. Dedektivet e NYPD nuk investiguan me tej per traumat e te ndjerit apo ti behej autopsia nga eksperte, por thjesht e mbyllen dosjen si vdekje automobilistike aksidentale. Perse e ben kete, nuk e di. Ndoshta nuk i dhane shume rendesi dhe ky rast u trajtua si nje aksident i rendomte i nje emigranti ne NY.
Nje here e pushkatuan, nasanaj e morì krepi
gazeta dita po bie ne nje nivel teper te ulet gazetaresk duke botuar keto “derivatet” e antishqiptareve Halez biberaj dhe frakenshtein shkreli.
.
edhe vete robert papa ka deklaruar diku se keto emisione i ka bere per “mbijetese” ..
http://www.youtube.com/watch?v=7qpOB0dhTxA
Do ishte ne nderin e kesaj gazete, qe kete fare “deshmitari okular” te mos e kishte bere publik, jo vetem per mashtrimin ordiner, se sa per trashesine e nje trillimi hajvanollogesh qe i ka par Amerika dhe kane pare vetem Gryken e Selckes dhe Qafen e Lepushes. Teni meqenese e publikuat, dhe nga mjaft komentues te nderuar e mori reston Gjelosh Bitha, hiqeni kete paçavure, kete shpifje te ndyrre te ketij ish spiuni te sigurimit te shtetit.
këta të ditës kanë rënë aq poshtë sa nuk janë në gjëndje të bëjnë një intervistë me një mitoman!!
pyetjet që i drejtihen një mitomani kanë këtë formë bazë,rregullohet sipas momnetit,janë vetëm 2:
-po ti çfar i the??
-po ai ça të tha??
e kështu mund të “gjesh të vërtetën”,kuptohet të shkruash sa të duash!!ai nuk ndalon së treguari!!
Me kujtohet i madhi Sejfi Protopapa,qe thoshte:-Kur shkuam ne Amerike,na nxirrnin me shqelma nga restorantet shqiptare.Sejfi Protopapa ishte nje shkencetare i madh dhe fliste pa mllefe.Legata shqiptare ne New York,bente propogande ne rradhet e emigranteve ekonomike qe t`i perzinin emigrantet e mevonshem balliste,zogiste,disidente te regjimit te Tiranes.Me i egri prej tyre ka qene Abdi Baleta.Sapo i zura ne goje emrin e Abdi Baletes,Sejfi Protopapa beri nje xhest me dore sikur donte te thoshte:-lere mos ma permend!
Kete perralle Gjeloshi le t’ua tregoje nipave per t’i tmerruar kur nuk fln gjume. E ku mund te ndodhi kjo gje, SHBA? e ne mes te dites? O Gjelosh, si shume je menduar por genjshtar i ka kembet e shkurtera. Sipas Gjelosh Trimit, del q ligjin ne SHBA e ka bere PPSH dhe Enver Hoxha. Kaq budalla te jete jy gjeloshi dhe keta te “Dites” qe shprehin te till genjeshtra!!!
” del q ligjin ne SHBA e ka bere PPSH dhe Enver Hoxha.”
këtë mos e vër në dyshim!!
lexo dedektivin e agim hamitit dhe ke për tu bindur plotësisht se enveri nuk ka drejtuar shqipërinë por dhe amerikën e anglinë!!kuptohet me telekomandë!!
https://www.facebook.com/ALEKSANDER-KONDO-384634287493/
Burgim I perjeteshem?Me kodin e Hamurabit mund te jete e vertete por me Kodin Penal te Shqiperise se asaj kohe kur flet ky pacavure denimi maksimal me burg, ka qene 25 vjet .Kjo ,te pakten eshte nje genjeshter e provuar ndersa per te tjerat gjykoni vete.
Sepse kam dyshim qe teksa lexoj kete deshmi me duket sikur deshmimtari te jete vete ekzekutuesi n.q.se e kane ekzekutuar!Ai deklaron s isha per shetitje e me pas na tregon se e kan ngjeshur pas murri trupin e pajete!Imagjinoni ne shetitje ky person e kerkush tjeter prane ketij karburanti!