DËSHMITË: Nga Mallakastra në Beograd, rrëfimet mbi krimin e Kadri Cakranit në fshatin e tij dhe ankthi i një vizite në ish-kampin famëkeq të Zemunit (II)

J L

Nga Asqeri Llanaj

(Vijon nga numri i kaluar)

             

1 – Dëshmia e Hasan Bregut

Late Bregu (Dukasi) ishte Anëtar i Këshillit të LANÇ-it Mallakastër. Hasan Bregu, djali i tij jep këtë dëshmi botuar sot në DITA për ngjarjen lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e Late Dukasit në kampin e Zemunit.

(Late Bregu njihej edhe si Late Dukasi, pasi në atë kohë, njerëz me influencë, që kontribuonin për patriotizmin ose që kishin pasuri, njiheshin me mbiemer fshati, sepse ata nderonin fshatin)

– Hasan, si e arrestuan babain nazistët?

Babai dhe cakranjotët janë rrëmbyer me listë. Lista u është dhënë gjermanëve e saktë bashkë me hartën e shtëpive nga Kadri Cakrani.

Latia kishte bërë debat, dhe i kish prishur takimin Kadriut në Dukas. Gjyshja ime shkoi tek Bahir Beu (pronar i godinës dykatëshe ku është spitali sot), mik i Lates dhe folës i mirë i gjermanishtes, i cili i premtoi për nxjerrjen e Lates, por në darkë ktheu përgjigje se fuqinë për këtë punë e kishte vetëm komandanti i Ballit, Kadri Cakrani.

Babai u informua për interesimin e Bahir Beut.

– Juve kini takuar në Vlorë, në vitin 1946, një qytetar vlonjat që ka njohur Laten në kampin e Zemunit në Beograd?

– Po, ai quhej Idadi Mezini. Ai na ka thënë se në Zemun në grupin mallakastriot prej 25 vetësh, të mplakur, njoha dhe Late Dukasin. Ata ishin djem 15 – 35 vjeç, por ai na tha të mplakur.

Me sa duket ndaj tyre u përdorën tortura të tilla, saqë u transformuan edhe nga pamja dhe dukeshin si pleq. Torturat ndaj tyre kanë vazhduar deri sa vdiqën të gjithë.

– A shkoni në vendin e ish kampit në Rrerës?

– Unë kam shkuar e vazhdoj të shkoj në çdo tetor, në datën e largimit, në atë kamp të mallkuar, që mori jetë njerëzish e të babait tim, vendos një tufë me lule, ndez një cigare.

Më vjen keq për babain, të cilin e mbaj mend si në mjergull, dhe për djemtë e Cakranit. Gjithashtu, me vjen keq që s`ka një pllakë përkujtimore në atë vend.

2 – Biseda me Namikun dhe Sofijen

Në bisedë herë përgjigjej Namiku e herë Sofija. Ishte bisedë prekëse dhe donin ta linin kohën e ngjarjen në heshtje, sepse u lëndoheshin plagët e kaluara. Namiku e vazhdon bisedën me hutim dhe i emocionuar. I kujtohet nëna e tij, që çdo ditë falej për shpirtrat e tyre.

Pastaj, e vazhdon bisedën Sofija:

“Kur më fejuan me Namikun, dëgjova bisedën se në familje ai kishte katër dëshmorë.

Kur erdha nuse në këtë derë, gjeta vjehrrën, nënë Hyrijen, kurse vjehrri kishte vdekur. Nënë Hyrija u gëzua që djali i vetëm, Namiku, u martua dhe rihapi derën. Unë vura re se kjo grua ndihej përditë e persekutuar shpirtërisht e moralisht me shfarrosjen e katër djemve të kësaj shtëpie.

Gjyshon, pavarësisht se ai ishte i vëllai i Ismailit, ajo e gjeti të vogël, katër vjeç, dhe e rriti vetë. Nuk e ndante nga fëmijët e barkut të saj. Por edhe ai i thërriste nënë. Ajo i vajtonte të katër me të njëjtat ligje vaji.

Ora e rrëmbimit të tyre nga nazistët gjermanë ka qenë rreth orës 11.00 dhe në këtë orë ajo falej çdo ditë për shpirtrat e tyre. Unë, si nuse e re e kësaj shtëpie, zbatoja këshillat e prindërve të mi, e veçanërisht të mamasë, dhe i qendroja afër.

Përpiqesha me çdo kusht që t`i merrja një pjesë të vuajtjeve të saj, ta lehtësoja shpirtin e saj, zemrën e saj të coptuar. Dhe, në fakt, edhe ajo vetë e ndiente një farë lehtësimi.

Më thoshte se shpesh i dilte përpara fytyra e spiunit, që shoqëronte ushtarët gjermanë”

(Sofija më vuri kusht që unë të mos e kërkoja emrin e tij, as të atyre që gjithashtu i morën gjermanët, por u liruan më vonë – shën i autorit).

Sofia vijon:

Në vitin 1969 lindi fëmija i parë dhe dajot i vunë emrin Skënder. Në dhjetor 1970 lindi djali i dytë, i cili i ngjan shumë xhaxhait, Haxhiut.

Nëna u çel në fytyrë: uaaa, tha ajo, ky është kopje e Haxhiut të nënës. Djali filloi të qajë. Nëno, i thashë Hyrijes, duke buzëqeshur: djali e “aprovoi”! Ta gëzojë emrin e Haxhiut e të bëhet si xhaxha Haxhiu.

Shtëpia u bë me dy djem, Skënderin e Haxhiun, i treti Faslliu, i katërti Gjyshua, të cilët bënë lapidarin për xhaxhallarët dhe të rënët në Kampin e Zemunit.. Nipërit deridiku, plotësonin boshllëkun shpirtëror të djemve të saj. Rivendosja e emrave të djemëve i shtoi jetën. Nënë Hyrija na la më 14 korrik 1977.

Një fyell prej druri e një lugë alumini të të djemve të vrarë ia dhuruam muzeut të Cakranit e me keqardhje shpreh indigjatën që ato u zhdukën. Unë u bëj thirrje sot në DITA: kush i ka, të na i kthejë, t`i ruajmë në breza, siç ruajmë prej 70 vjetësh foto e dokumente të Haxhiut e tjera.

Po pse i morën nazistët burrat e Tafajve?

E para, Tafajt s`pranuan kërkesën e Kadri Cakranit në takimin e bërë pak më përpara, që ata të ishin ushtarët  e Ballit dhe, e dyta, spiunët e Ballit dhanë informacionin e saktë se ata atë ditë apo të nesërmen do të shkonin partizanë në Grupin III të Mallakastrës. Ata erdhën me harta dhe me lista me emra në dorë.

Këtë e pohon nënë Hyrija dhe gjithë dëshmitarët e tjerë. Ajo, nënë Meleqja dhe gratë e lagjes iu turrën nazistëve, por ata u dhanë të shtymën me kondaktët e pushkëve dhe i kërcënuan me vrasje dhe, me shënja, u thanë se pas dy ditëve do kthehen, por që s`u kthyen asnjëherë.

3 – Unë autori, në kërkim të shpirtrave në Zemun

Ka më se dhjetë vjet që unë jam në kërkim të së vërtetës për të shfarosurit e Cakranit në kampin e përqendrimit të Zemunit. Askush nuk di gjë të saktë për ta. Askush nuk ka bërë përpjekje me këmbëngulje për të zbuluar dramën e nëntëmbëdhjetë cakranjotëve, nënat e të cilëve vajtuan e ligjëruan deri sa mbyllën sytë përfundimisht.

Vendosa të shkoja në ish kampin e përqendrimit nazist, për të mësuar mbi veprimtarinë gjakatare të tyre. Mundohesha që me çdo kusht të shkoja në Zemun.

Para katër vjetëve unë kam qenë në Kongresin Dentar të Ballkanit në Beograd dhe kam kaluar disa herë në atë kamp të mallkuar, por nuk dija gjë se çfarë ish, nuk dija se sa jetë të pafajshme kishte marrë ky kamp, nuk dija se në këtë kamp u është marrë jeta disa qindra shqiptarëve të rezistencës nazifashiste, nën nxitjen e bashkëpuntorëve ballistë.

Kampi i Zemunit ka hyrë në historinë e rezistencës shqiptare dhe në marrje jete si histori e rezistencës antifashiste e në simbol të dëshmorëve të kombit shqiptar.

Unë, para katër vjetëve, aty afër Zemunit ishte pallati që bëmë kongresin dentar, kam parë vilën e Arkanit, një kriminel serb, i cili, gjatë luftës serbe për spastrimin etnik të Kosovës, ka  vrarë me dhjetra e qindra shqiptarë kosovarë.  Ai ishte vazhdues i rrugës që ndoqën ushtria naziste, ka përdorur të njëjtat metoda në çfarosjen e intelektualëve, fëmijëve, pleqëve, njerëzve të pafajshëm, me ushtrinë paramilitare sërbe. Por unë s`mendoja asnjëherë se po kaloja përmes kampit famëkeq e shfarosës të Zemunit.

Në këtë kamp, ishte zëri i gjakut, i mijëra vetëve, që rëngonte nga toka e atij vendi. Ngjyrën e gjakut të atyre të vrarëve s`mundën ta lanin as ujërat e lumit Sava kur dilte nga shtrati i tij. Në këto zëra ishin dhe zërat e shumë shqiptarëve, midis tyre dhe të nëntëmbëdhjetë cakranjotëve, të cilët, më 20 apo 21 tetor të vitit 1943, do të rreshtoheshin partizanë në Grupin  III –të luftarak të Mallakastrës.

Prandaj kam pritur me emocione prej disa vjetësh të më jepej mundësia të mësoja vendin e mallkuar ku u zhdukën këta burra trima cakranjotë.

Unë e ndieja si obligim shpirtëror t`i përgjigjesha zërit të gjakut të tyre, që buçiste bashkë me oshëtimën e valëve të lumit Sava. E ndieja “thirrjen” e tyre: “mos na harroni, se neve ishim të betuar për Atdheun tonë të ishte i lirë”.

Haluçinacionet vazhdonin gjatë gjithë rrugës drejt Zemunit të mallkuar. Kaluam Kosovën dhe morëm drejtimin për në Malin e Zi, në fshatin Rozhaj, u kthyem në të djathtë drejt kufirit Serb. Rruga ishte e thyer dhe me shumë tunele të shkurtër. Më në fund, mbritëm në kufirin Mali i Zi – Serbi.

Me personelin e doganës komunikoi përkthyesi Skënder Risvani, me origjinë serbe, por lindur në Fier, dhe hymë pa problem.

Makina udhëtonte drejt krahinës së Sanxhakut – Novi Pazar – Beograd. Dua që gjithçka do paraqes të jetë gjithashtu me interes, si për familjarët, historianët dhe lexuesit e thjeshtë, veçanërisht për komunitetin e zonës së Cakranit dhe nxënësit e shkollës.

Të burgosurit, që ishin 30 veta, u nisën në mëngjes herët nga kampingu i Qafës së Rrerësit drejt Fierit. Lanë pa marrë 2-3 të moshuar, midis tyre edhe xhaxhain e Late Bregut …, i cili dha alarmin e transferimit të të burgosurve për në Fier …? Nëna e Lates, Haxhireja, sa mori vesh, u nis menjëherë për në Fier, për të takuar një mikun e Lates që fliste gjermanisht, por ai nuk dinte gjë. Kur u interesua?

Asqeqi Llanaj, Hasan Bregu, Pëllumb Shpata  dhe  përkthyesi të nesërmen mbërritëm në Zemun të Beogradit, në vendin që kërkonim. Kampi shtrihej në këmbën e Urës së Madhe, në veriperëndim të stacionit të trenit. Në këtë urë kisha kaluar disa herë para katër vjetëve. Në hotelin Hekurudha, në stacionin e trenit, kam fjetur tre netë, të cilin e freskonte flladi i lumit Sava dhe e zhurmonte lëvizja e trenave.

Ne nuk dinim asgjë rreth të burgosurve cakranjotë, të cilët i kishin zbritur këtu nga ky stacion treni, me përforcime ushtarësh dhe ashtu, të rraskapitur nga lodhja, trauma psiqike, të ftohtit e të pangrënët, kishin kaluar nëpërmjet kësaj ure (ashtu siç e përshkruan ish i burgosuri i kampit Idadi Mezini) dhe kishin mbritur në kamp.

Sapo hymë në kamp, pashë komandën naziste të tij. Siç na i spjeguan, ajo përfaqësonte bazën e dhënies së urdhërave, të terrorit, të tmerrit e të vdekjes. Kjo komandë ishte lyer me gjakun e atyre 40 mijë të vrarëve.

Më mbuluan djersët dhe u tmerrova nga haluçinacionet auditive të bijëve të Mallakastrës dhe më dukej sikur më thoshën se jemi këtu, në këtë baltë e rërë. Edhe valët e lumit Savës luftuan për 70 vjet rresht të na shkulnin shpirtrat tanë, por nuk qenë në gjëndje të na merrnin e të na çonin në Danub.

Pasi më kaloi ankthi, fshiva djersët me shami e kartopiceta, por përsëri djersët po më shtoheshin dhe fillova të bërtas: Mallkuar qofshi, kriminelë nazistë, që morët jetën e njerëzve të pafajshëm! Mallkuar qofshi dhe ju, o bashkëpunëtorë të nazizmit, që nuk u ndan asnjë përgjegjësi nga ata! Dora juaj e poshtër na pruri në këtë vend të mallkuar.

Tinguj të fuqishëm zërash vinin nga anë të ndryshme. Tmerr psikologjik para kësaj komande krimesh. Veshët më buçisnin sikur dëgjoja zhurma shurdhuese zërash, mallkimesh, vuajtjesh, lutjesh për nënën, për babanë, vëllezërit, motrat, komshinjtë, Atdheun. Lëvizja me aparatin fotografik në dorë dhe, sa më afër lumit shkoja, më dukej sikur zhurma shtohej, por më e shurdhët.

Afrohem dhe fotografoj një lapidar të vogël, në të cilin shkruhej: “Dyzet mijë të burgosur të vrarë nga nazistët e bashkëpunëtorët e tyre”. Këmbanat e kishës mesjetare të Savës binin, mendoja se meshonin shpirtrat e këtyre që kërkonim ne, gjemonin, por neve nuk i dëgjonim. Tani unë i dëgjova pastër, pavarësisht se zhurma e valëve të lumit bënte punën e saj. Ato shpirtra ishin hymnizuar në emër të njeriut të zotit e jo në emër të përkatësisë fetare.

Në këtë moment unë u përcjell atyre zërave të padukshëm, atyre shpirtrave, atyre njerëzve të pafajshëm, diçka që ata nuk kishin mundur ta mësonin në Qafën e Rrerësit, se nënat  dhe gratë e tyre ishin nisur për t`i takuar atje, por nazistët nuk i kishin lejuar.

Në kamp, të burgosurit i kishin ndarë sipas kombësive. Ata kishin kaluar para komandës naziste dhe i kishin çuar në një oborr të veçantë ku, ngjitur me të, ishin dushet. Aty i pyetën edhe një herë nëse dinin gjermanisht apo ndonjë tjetër gjuhë. Përgjigja u dha me heshtje. Në fillim u lexohej një karakteristikë në gjermanisht. Për robërit cakranjotë në karakteristikë thuhej se do të shkonin partizanë.

Fjala partizan ishte për të gjithë, sepse ose do të shkonte partizan, ose kishte një njeri të tij partizan. Ata kalonin një nga një para xhelatëve që zgërdhinin dhëmbët si ujqërit e uritur të cilët i godisnin me shkop, sa që nga trauma u binte të fikët.  Për t`u përmendur u hidhnin ujë deri sa çoheshin. Tmerri më i madh ishte veçanërisht kur shikonte vëllai – vëllanë duke u rrahur,  duke rrjedhur gjaku nga kamzhikët e nuk e ndihmoje, sepse xhelati të vriste, pra por s`kishe ç`të bënje.

Pas këtij riti, që nazistët e kishin si kënaqësi e argëtim, kalonin në dush dhe vishnin rrobat e kampit me matrikull (numër). Që nga ky moment secili prej tyre nuk do të thirrej në emër, por në numër.

 

——–

Botuar në DITA me dy pjesë. Ndalohet ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit

 

Share This Article
11 Comments
  • Krimi i vertete i Kadri Cakranit ka qene vrasja e terroristit bashibbozuk,Isa Toska,ne vend qe te vriste terroristin e kuq Mehmet Shehu.
    Kjo i kushtoi rende Shqiperise.

  • Dija edhe me perpara per kete ngjarje tragjike te djemeve te Cakranit e Mallakastres nga shkrimet e tregimet e Ahmet Salija qe ka kohe qe nuk ndihet me! Por aferim ne jete te jeteve Asqeri Llanaj qe e ke sjell kete ngjarje me fakte te shumta si ka ndodhur dhe dora makaber qe organizoi, drejtoi e realizoi eshte Cakranjoti Kadri Cakrani, komandant i Ballit, bashkepunetor i ngusht ne te gjitha veprimet me pushtuesin nazist prej shtatorit 1943 kur forcat gjermane erdhen ne shqiperi e deri me 29 Nendor 1944 qe u larguan se bashku me gjermanin edhe bashkepunetoret. Pervec internimeve qe benin ne kampet e perqendrimit jashte shqiperise kishin shume burgje te perbashketa brenda vendit. Ne bashkepunim me Kadri Cakranin u moren nga burgu i Tiranes u cuan ne Kampin e Prishtines per tu vrare brenda nates 204 veta. Ishte dhe vellai im qe u cua ne kete kamp nga brurgu i Tiranes, ish mesues ne Kosove. Ne Burgun e Peqinit me komande gjermano balliste kishte edhe gra qe burrat i kishin Partizan, kete e ka pesuar edhe tezja ime.Keto e shume te tjera jane bere vazhdimisht ne kohen e komandantit te Ballit Kadri Cakrani i cili drejtoi dhe kasapanen e nates se tmerrshme per popullin e Tiranes me 4 shkurt 1944. Ketyre Ballistet dhe dora e zgjatur e pushtetit me paturpesi u ngrejne monumente e u japin dokurata, por e verteta eshte ndryshe, populli i di fare mire dhe ja u ka futur ne gene pasardheseve, Pse Balli nuk nxjerr dot njecke deputet? Sepse vuajtjet e popullit nga pushtuesit e bashkepunetoret ballist, krimet e tyre dhe tradhetia nuk harrohen, populli u gjakos e u syrgjynos prej tyre. Po gjakose e tradhetove popullin nuk harrohen per qindra vite, sa do te shkruhen te pavertetat dhe te jepen dekorata falso. Eshte nje rast Asqeri qe duhet ta dish por nuk e ke permendur. Na ishin djegur shtepit me 25 qershor 1943, nga Italianet dhe Isa Toska. Ne Korrik 1943 na njofojne te largohemi nga fshati komplet i djegur dhe shkuam muhaxhire dhe per dy dite qendruam ne Hametbejas. Aty une dhe bashkemoshataret e mi, jashte nje shtepie qante nje nene e nuk pushonte, renkonte e mallkonte pasi djalin 20 vjecar ja kishte therur Iasa Toska me sharre te gjalle. Jame interesuar per ate nene te mjere dhe deri ne 1965 ishte ende gjalle. Ne vitin 1982 ZP ka shkruar hollesisht per kete ngjarje te tmerrshme. Une dua te di nese presidenti yne i ka dhene ndonje dekorate ketere monstrave si Isa Toskes qe xhandari deshmor nje dite tetori 1943 e vrau kriminelin Isa Toska ne Fier, dite e marte, dite pazari prane selise ku ishin gjermanet ku sot eshte prefektura ?. Te falenderoj shume Asqeri per jetersimin e kesaj ngjarje historike, makabre dhe heroike per popullin e Cakranit dhe Mallakastres per ato dite e vite te stuhishme per jete a vdekje ne mbare globin perparimtare dhe shqiptaret e rreshtuar kunder bishes nazifashiste dhe bashkepunetoret e tyre me te rrezikshem ne historine e njerezimit.

  • Pershendetje Asqeri! Shkrimet tuaja jane realiste, te sakta, historia i ka sanksionuar te tilla dhe i ka regjistruar e stampuar jo ne shkemb e gur por ne celik te patjetersuar dhe ju i keni ringjallur duke i sjell ne drite te diellit ne kujtese te popullit qe e pesoj. Pas kesaj kam nje pyetje pasi jeni nga Cakrani dhe nje mbiemer mbani! Ku eshte Hamdi Llanaj, mjeshtri i shpimeve te thella te kerkimeve te naftes ne Shqiperi ?

  • Dy fjale per komenuesin “demo”
    .
    Jam nga ata shqiptare qe mendoj se ne 1992 duhet te ishte bere pajtimi I Madh si beri Mandela ne Afriken e Jugut po ate vit.
    .
    Eshte kriminale te vazhdohet lufta midis te kuqve dhe jut e zinjeve demone qe nisi per aresye nderkombetar por jot e brendeshme..

    Po ashtu jam I mendimit qe te bashkohet I madh e I vogel per denimin ne nazi-berishizmit
    qe akoma ka pushtet me shume se poturet e Rames..
    .
    Pse ti demoni demo je nje berishist
    I maskuar dhe po aq I zi sa Isa Toska ?
    .
    Se ti bere pikerisht te njejtat gjera kur ishe drejtor I SHIK-ut Vlore ne 1995-1997 dhe e mbushte kupen kur vrate nga mbrapa Artur Rustemin ne 11 shkurt 1997..
    .
    Lexo o kerme e shikut berishes cfare thote ai me lart

    “””””djalin 20 vjecar ja kishte therur Iasa Toska me sharre te gjalle. “””

    Nese nuk e kupton..je demon

  • @skele1997
    Demo eshte Enver Memisha, ish kryetar i SHIK-ut ne vitin 1997. Iku i dhjere e u fsheh ne fshatin e tij nga frika e socialisteve.
    Eshte nje hajdut denbabaden.
    Dikur mbiemrin e kishte Hoxha, por nuk ia lane ta mbante.
    Tani fshihet pas mbiemrit Lepenica.

  • Kadri Cakrani zbuloi zhagajdhurin enver hoxha,ne gojen e Bahri Omarit.
    Kujtimet e Kadri Cakranit Jane margaritari i zbulimeve te Tares,Me kete hoqi perfundimisht perden Apostolike qew kish veshur enver hoxha pas 1944 dhe doli zhagajdhuri,paraziti,imorali,mashtruesi,hajduti,klouni,enver hoxha,me te cilin ZBAVITEJ Bahri Omari.
    Bahri Omari zbavitej me nje kafshe tinzare,qe e hengrri edhe ate vete.
    Ato qe une kisha degjuar nga pleqte dhe i kam botuar here pas here ne shtypin shqiptar qe nga 1991,,me ne fund u vertetuan katerciperisht nga Kujtimet e Kadri Cakranit,qe une nuk i dija.

  • Odemo te hengert tenja
    e paske te keqen brenda
    ligesine e ke ne gen
    prane s’te do as dhe nje qen…………..

  • Po qen i pjerdhur.
    Ju jeni qen kazanesh.Bejleret Cakrani treguan vlerat e GENIT te pamposhtur fisnik.U shkolluan pas permbysjes swe Terrorit te llumhanes proletare,dhe shkelqyen ne Boten e Lire.
    Miku im i Mire Benjamin Bektash Cakrani,megjithese vuajti 25 vjet ne Guilagun e Spacit,,shkoi ne SHBA,,studioi ne Universitetin e New Jersit dhe u be profesor Universiteti ne Shba,,qe ju i kishit mohuar edhe shkollimin edhe JETEN…
    Prej llumit te proletariatit,dalin vetem hajdute,kriminele,mashtrues,korruptuar..
    Nga sera juaj jane Sali Berisha,Fatos Nano,Ilir Meta,Edvin Rama,,prandajj kurrre nuk do shohi dite te bardhe ky vend sa te jeni ju ne timon.
    Shqiperine mund ta bejne vetem bijte e bejlereve dhe Intelektualeve qe ngriten flamurin me Ismail beun ne Vlore..
    Nje gje e tha mire Arben Duka..E keni shpellen ne koke.
    Pasardhesit e shpellareve,dhiareve,yzmeqareve, bijte e krimineleve te Deges se Puneve te brendeshme nuk bejne Shqiperi,,bejne hajduteri.

  • Sa mirë ju a paske bere fiks fare!!!!
    Dalin tani ca lapanjozë e tregojne Fake News jo me ka thene gjyshi keshtu jo me tha ashtu!!!

    Kot nuk vret njeri e sidomos ne ate kohe po ky CAKRANI paska qënë vërtet me TOPE jo BQ!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *