Fitorja e Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës ka një simbolike të veçantë për shkak të rezultateve të arritura krahasuar me proceset e mëparshme elektorale.
Kjo forcë politike, e vetme arriti të marrë 8 mandate deputetësh nga 12 që ishin në total.
Kjo do të thotë 2 deputetë më shumë se sa marrë në vitin 2013 dhe në vitin 2009.
Gjithashtu, si subjekt politik, Partia Socialiste ka arritur të marrë 13% më shumë vota se sa në vitin 2013 dhe 2009. Në Qarkun e Vlorës është shënuar përqindja më e lartë e mbështetjes ndaj PS në rang qarqesh me 60%.
Partia Socialiste arriti të dalë forcë e parë politike me 45.94% të votave edhe në Bashkinë e Delvinës.
Partia kryesore e të majtës fitoi me 64.29% edhe në Bashkinë e Selenicës e cila aktualisht drejtohet prej Partisë Demokratike.
Elementët e tjerë të veçantë të Qarkut kanë të bëjnë me faktin se numri dy i demokratëve Arben Ristani mbeti jashtë parlamentit ashtu sikurse ish deputeti çam Dashamir Tahiri.
Mandat nuk arriti të siguronte as ish-deputeti i PDIU-së Tahir Muhedini.
Rezultati i zgjedhjeve la pa mandate deputeti edhe ministrin në detyrë të Lëvizjes Socialiste për Integrim Sokol Dervishaj.

Ore gazetare idiota ! Me thoni pak si i beni llogarite Ju kur qarku i Vlores eshte qarku qe ka perqindjen me te ulet ne votime vetem 36 si u rrit PS ?????
Shume mire qe nuk do tjua shohim me surratin ne Parlament ketyre pordhaceve ……..
o Ela,o budallacke , llogarite behen ne numer absolut votuesish. shko meso arithmetiken e klases 3, torollake