Dëshmorët, kauza kombëtare dhe realiteti i sotëm

Ornela

Xhevdet Shehu

Dje u shënua një ditë e veçantë: u përmbyllën veprimtaritë me rastin e 25-vjetorit të krijimit të Organizatës për Dëshmorët e Atdheut. Këngë e marshe partizane, këngë për dëshmorët ishte sfondi i kësaj veprimtarie në pragun e vitit të ri 2021. Në të vërtetë jubileu i kësaj organizate kombëtare u kremtua me një sërë aktivitetesh gjatë këtij viti, me botime librash dhe nderim të ngjarjeve dhe figurave të shquara të luftës Antifashiste.

2020-a ishte dhe viti i 75-vjetorit të mbarimit të një  prej luftërave më të përgjakshme të historisë së njerëzimit. Shqipëria jonë e vogël, me gjakun e 28 mijë dëshmorëve dha kontributin e saj të pamohueshëm në fitoren e madhe mbi agresorët nazifashistë, duke shkruar një nga faqet më të ndritura të historisë së saj.

Kryetari i Organizatës së Dëshmorëve, Gjergj Velo, thotë me këtë rast:

– Organizata jonë ui krijua në një periudhë të vështirë, në vitin 1995. Do thoni ju pse ishte i vështirë ai vit dhe kjo përiudhë pas vitit 1990 që na imponoi themelimin e një organizate për Dëshmorët e Atdhjeut dhe në mbrojtje të vlerave tona antifashiste? Të rinjtë e sotëm e kanë të vështirë ta marrin me mend. Por pikërisht në këto vite është ndërmarrë një fushatë e tmerrshme për të përmbysur historinë, për të zbritur heronjtë nga piedestalet dhe për të ngjitur antiheronjtë. Është hedhur një baltë e pambarimtë mbi Luftën tonë Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe mbi gjakun e 28 mijë dëshmorëve. Ishte kjo situatë e paimagjinueshme që ngjalli revoltë dhe na detyroi të themelonim një Organizatë të veçantë për të mbrojtur gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën sublime të tyre. Organizata jonë qysh në themelim e deri sot, edhe në vazhdimësi do të qëndrojë në ballë të luftës për mbrojtjen e vlerave që na krijoi gjaku i dëshmorëve. Askush nuk do të guxojë të errësojë epopenë e lavdishme të djemve dhe vajzave të Shqipërisë që bënë sakrificën sublime për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë!

Sepse kjo organizatë është vënë në mbrojtje dhe lartësimit të veprës jo vetëm të dëshmorëve të Luftës sonë Antifashiste Nacionalçlirimtare, por të gjithë dëshmorëve për liri dhe pavarësi në të gjitha kohët. Si e tillë kjo organizatë, jo vetëm është e pashmangshme, por do të jetë edhe më jetëgjatë, pasi misioni i saj është i pakufizuar në kohë, as në të kaluarën dhe as në të ardhmen.

Kjo Organizatë me n jë veprimtari të dendur atdhetare ngjall shpresë dhe optimizëm. Disa muaj më parë, u dekorua gazeta DITA me titullin Nderi i Organizatës për Dëshmorët e Atdheut. Por herë pas herë ajo dekoron dhe personalitete dhe individë të ndryshëm për kontributin që japin në mbrojtje të Luftës Antifashiste dhe të veprës së Dëshmorëve. Për shembull, dje, me titullin “Nderi i Organizatës së Dëshmorëve” u dekoruan Arben Pëllumbi dhe Dorian Koçi.

***

Ditët më të shënuara të kombit shqiptar janë pa asnjë dyshim 28 dhe 29 Nëntori. 28-a na dha pavarësinë, 29-a na dha çlirimin. Janë dy data që na bëjnë të ndihemi krenarë si komb dhe të ndihemi të barabartë me popujt e tjerë. Tek 28 nëntori i vitit 1912 dhe 29 nëntori i vitit 1944 nënkuptohen sakrifica të mëdha e lumenj gjaku që janë derdhur nga bijtë dhe bijat më të mirë të Shqipërisë. Gjaku i dëshmorëve të rënë për të arritur te këto dy data të mëdha, i jep më shumë shkëlqim historisë sonë.

Të dy këto data të mëdha të historisë sonë kanë në themel kauzën kombëtare shqiptare, ndaj dhe ato janë të lidhura pazgjidhshmërisht më njëra-tjetrën. 28 nëntori i vitit 1912 i dha kombit shqiptar pavarësinë e munguar prej afro pesë shekujsh robërie. Ndërsa 29 nëntori na dha lirinë e munguar pas pushtimit të egër nazifashist.

Kjo nuk është propagandë. Është një realitet historik i pakontestueshëm. Duke përkujtuar e nderuar këto dy data të mëdha historike, shqiptarët kudo që janë tregojnë se janë të qytetëruar dhe të dinjitetshëm përballë sfidave që na shfaqen pambarimisht.

Ky është një realitet që na mbush me shpresë. Megjithatë, është i trishtueshëm fakti që këto dy data të mëdha historike janë kontestuar në vijimësi, por sidomos gjatë tri dekadave të fundit.

28 Nëntori 1912

Kjo datë është një nga ditët më të rëndësishme, në mos më e rëndësishmja, e historisë kombëtare shqiptare dhe me këtë datë lidhen edhe shumë ngjarje të tjera të rëndësishme të kombit shqiptar. Më 28 Nëntor 1912, në qytetin e Vlorës, nga dora e Ismail Qemalit u ngrit Flamuri Kuq e Zi, flamuri kombëtar shqiptar.

Në mbledhjen e parë të Kuvendit ishin të pranishëm 37 delegatë. Isa Boletini me 400 luftëtarë kosovarë arriti më 29 nëntor, i pritur me gëzim të madh nga popullsia dhe nga delegatët e Kuvendit, ndërsa me arritjen e delegatëve nga krahinat tjera shqiptare, gjatë ditëve në vijim, numri i delegatëve u rrit në 63 veta që përfaqësonin të gjitha viset shqiptare. Shumica e këtyre delegatëve, ishin udhëheqës dhe veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Pjesëmarrja në Kuvend e delegatëve nga të gjitha trojet shqiptare, përfshirë edhe ato të cilat ishin pushtuar nga ushtritë serbe, malazeze dhe greke, kësaj mbledhjeje i dha karakterin e Kuvendit Kombëtar Mbarëshqiptar.

Me këtë veprim, shqiptarët shprehën vendosmërinë për t’u bashkuar në një shtet kombëtar duke përfshirë të gjitha trojet dhe viset shqiptare.

Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili foli për të kaluarën e Shqipërisë në periudhën osmane dhe për luftërat e shqiptarëve për të fituar të drejtat e tyre. Gjatë fjalimit të tij, ai theksoi se, në rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike, shpëtimi i vetëm është Pavarësia e Shqipërisë. Ky propozim i kryetarit të Kuvendit u miratua njëzëri dhe pas kësaj Ismail Qemali tha: “Shqipëria me sot bëhet më vehte, e lirë e mosvarme”.

Deri këtu shfaqet ana e ndritur e ngjarjes më të madhe në historinë e shqiptarëve. Por kjo datë ka dhe anët e errëta të saj. Duhet të pohojmë se nuk ishin të paktë ata që e kontestuan shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Në krye të kundërshtimit të pavarësisë kombëtare del Esat Pashë Toptani dhe pasuesit e tij dumbabistë. U desh gati një dekadë përpjekjesh të mundimshme derisa Shqipëria të pranohej në Lidhjen e Kombeve që Shqipërisë t’i njihej pavarësia. Por historia nuk mbaroi këtu…

 29 nëntori 1944

Pas 28 nëntorit 1912, 29 nëntori i vitit 1944 është dita më e madhe historike kombëtare. Kjo datë shënon çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre ballisto-zogistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.  Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi gjerman. Në mëngjes herët me 29 nëntor komanda e përgjithshme e UNÇSH në Tiranë do të njoftohej me radiogram për çlirimin e Shkodrës. Njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm e ka shpallur po atë ditë, me 29 nëntor, Nako Spiru në një miting të rinisë antifashiste që mbahej në Tiranë (në sheshin e sotëm “Nënë Tereza”) dhe që e transmetonte gjithashtu drejtpërdrejt Radio Tirana. Kjo është e vërteta historike. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çlirua me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe ruse. Çlirimin e saj në këtë luftë të madhe dhe të pashembullt historike Shqipëria e shënoi me gjakun e 28 mijë dëshmorëve, bijve dhe bijave më të mirë të këtij vendi.

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e atdheut. Në vitin 1923 ligjërohet vetëm pensioni për familjen e tij, si pjesë e ligjit për pensionet e ushtarakëve

Gjate Luftës Nacional Çlirimtare, fillojnë përpjekjet e para për të nderuar dëshmoret e rënë në fushat e betejave. Të rënët i bënë simbol frymëzimi për luftëtarët e lirisë. Këngët për dëshmorët, dhënia e emrave të dëshmorëve reparteve partizane, shkrimet për aktin e tyre në shtypin e luftës dhe në fjalime, betimi para varreve të tyre, varrimi partizan ceremonial, ndihma për familjet, zëvendësimi i tyre në radhët partizane nga të afërt etj., të gjitha këto janë shprehje e vlerësimit për aktin dhe figurën e dëshmorit.

Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Ky ligj sanksiononte edhe trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Aantifashiste Nacionalçlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut.

Realiteti i sotëm

Duke përkujtuar 29 nëntorin e vitit 1944, përulemi me nderim të madh para kombit shqiptar, nderojmë Luftën Antifashiste heroike Nacionalçlirimtare, dëshmorët e heronjtë e lirisë, partizanet e partizanët trima, familjet – bazë të LANC-it, veteranët, rininë dhe çdo shqiptar që u qëndron besnik idealeve atdhetare, të LANÇ-it e të socializmit, ata qindra e mijëra punëtorë, fshatarë, ushtarakë, gra e intelektualë popullorë, që, me zemër të pastër e me shpirt atdhetar, bënë sakrifica të mëdha për të ringritur e ndërtuar Shqipërinë. Kjo nuk është retorikë. Është një realitet i patjetërsueshëm, pavarësisht manovrave djallëzore të ish ballistëve e ish-zogistëve për ta zhvlerësuar këtë realitet.

Sepse pas vitit 1990 jemi ndeshur me një revanshizëm të egër nga ish-kolaboracionistët me pushtuesit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është bërë një përpjekje e hatashme për ta kthyer përmbys historinë, për të përbaltur Luftën Antifashiste dhe dëshmorët e saj, janë dhunuar memoralet e asaj lufte të lavdishme, bustet dhe statujat e dëshmorëve dhe heronjve, janë dhunuar varrezat e Dëshmorëve. Falangat neofashiste janë mbështetur në këtë ndërmarrje antihistorike nga forca të caktuar politike, të cilat shqiptarët i dinë fare mirë se çfarë përfaqësojnë dhe çfarë synojnë.

Organizat Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut, është vënë në ballë të luftës dhe përpjekjeve për ta ndalur dorën revanshiste, për të mbajtur lart dhe të panjollosur Luftën Antifashiste dhe gjakun e 28 mijë Dëshmorëve të Atdheut, duke e konsideruar këtë një mision të shenjtë historik. Nuk ka asnjë dyshim se kjo betejë do të vazhdojë, por ne jemi të bindur se neofashistët, pinjollë të ballistëve dhe zogistëve e kanë davanë të humbur, pasi përballë në përjetësi do të kenë pjesëtarët e familjeve të dëshmorëve, qindra mijë pasardhësit e tyre. Në këtë mënyrë madhështia e festave të 28 dhe 29 Nëntorit do të shkëlqejë edhe me shumë. Kauza jonë kombëtare e mishëruar në këto dy data të mëdha është e pavdekshme!

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombëtare të Familjeve të Dëshmorëve, Dalan Buxheli, e ka cilësuar të turpshëm veprimin e ish-presidentit Bujar Nishani që dekoroi ballistët, të cilët i kanë shërbyer pushtuesve. Buxheli thotë se ka fakte historike se ballistët hanin e pinin nëpër shtëpitë e gjermanëve dhe vepruan kundër shpinës së partizanëve, duke luftuar përkrah pushtuesve kundër popullit shqiptar.  Më tej, Dalan Buxheli kujton masakrën e 4 shkurtit 1944 në Tiranë. Ajo masakër u krye nga kryekomandanti ballist Kadri Cakrani i mbështetur nga nazistët gjermanë. “Në Masakrën e 4 Shkurtit në Tiranë, e kryer nga ballistët dhe gjermanët, u asgjësuan brenda një nate 84 antifashistë, i pushkatuan rrugëve të Tiranës dhe 400 të tjerë i çuan në kampet e përqendrimit, që nuk u kthyen asnjëherë. Në një fotografi, ballistët pozonin përpara trupave të partizanëve. Po Lejla Malon, partizanen 15 vjeçare që e zunë në Delvinë të plagosur dhe ballistët e pushkatuan dhe për turpin e tyre e nxorën lakuriq në sheshin kryesor të Delvinës? Dhe nuk lejonin familjarët të merrnin trupin…”, thotë Buxheli.

Po në këtë mënyrë dhe të revoltuar flasin familjarë dhe pasardhës të dëshmorëve të atdheut. Ata theksojnë se përdhosja e varrezave të dëshmorëve dhe shkatërrimi i memorialëve të Luftës antifashiste është një nga turpet më të mëdha që kemi përjetuar. Sii guxojnë e shkojnë për homazhe pushtetarë vendorë e qendrorë që, për turpin e tyre kjo gjendje vazhdon prej vitesh? Këta pushtetarë të pamoralshëm nuk mungojnë të dalin para kamerave me fjalime stereotipe pa guxuar të shkojnë pranë varreve të dëshmorëve, sepse atje do të ndeshen me familjarët e dëshmorëve të dëshpëruar që vendosin lule mbi varre të thyera e, në shumë raste, emrat e tyre me germa të hequra. Atje mungon shtiza e flamurit dhe flamuri kombëtar, ndriçimi elektrik, gjelbërimi, uji, dhe dhomat muze janë të shkatërruara, mungon rrethimi, rojet janë hequr, duke lënë kështu dorë të lirë keqbërësve për dëmtimin e tyre dhe këta palo burra me paturpësi shpallen si atdhetarë të flaktë, kurse ata që bënë çdo gjë për Shqipërinë, sakrifikuan edhe jetën, nuk kane as varre.

Serioziteti i shtetit duket te varrezat e dëshmorëve. Kur shteti nuk tregon asnjë kujdes për varrezat e atyre që u flijuan për lirinë e këtij vendi, do të thotë se kemi të bëjmë me një qeveri hipokrite që nuk ka respekt për historinë dhe vlerat e saj që në identifikojnë si komb.

A nuk është e turpshme që të priten e rivarrosen me ceremoni eshtrat e kryeballistit Mit’hat Frashëri, Eqerem Vlorës dhe shumë e shumë tradhtarëve të tjerë me paratë e buxhetit te shtetit, pinjollëve të tradhtarëve, kuislingëve dhe atyre që i vunë kurorën Mbretit të Italisë Vittore Emanuelit, vlerësohen me buste, përmendore e shpërblime, ndërkohë që, ata që u vranë prej këtyre bastardëve i kanë lënë me varre të prishura, të braktisur se gjoja mungojnë fondet.

Ky është qëndrim i palëkundur i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut. Një mision fisnik që vazhdon dhe do të kontribuojë në ndriçimin e të vërtetave historike që përpiqen të na i errësojnë pinjollët e kolaboracionistëve të dikurshëm.

Share This Article
10 Comments
  • Gjergj Velo,pse keni heshtur deri sot per 650 deshmoret partizane e rene ne lufte per clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi?
    Pse nuk keni ngritur nje monument per nderimin e luftes heroike te 4 divizioneve te UNCL atje per mbi nje vit dhe nje pllakate me emrat e 650 deshmoreve sic keni bere edhe per ushtaret pushtues ne Shqiperi?
    Turpi ju mbulofte o mashtrues te ndyre!

  • Dhane jeten 66,000 Ushtare Osmanllinj ne Luftrat Ballkanike, qe kemi kete shqiperi qe kemi sot,

    ata jane heronjte tane.

    Keta qe dhane jeten qe te futeshin nen yqmin e sllavo-komunisteve, le tua ngrene lapidaret ne beograd.

    • Arben Haxhiqamili….
      Ku jeton ti more te shkerdhefsha ate rrace te ndyre Anadolli. Ka mbaruar ai shtet ndaj ti o llum shkruan c’te do bytha. Ptuuuu ty dhe osmanllinjeve te tu!

  • Lufta me e pergjakshme ishte masakra ndaj shqiptareve civile ne Cameri.
    Ishte masakra e Tivarit,masakra e Drenices,masakra Kelmendit,masakra Lumes,qe forcat partizane sllavo-greke ne bashkpunim me serbet e kuq ushtruan kunder popullsise shqiptare.
    Te vraret tuaj jane si te vraret greke qe po ju ngrini varreza monumentala.
    Bashkojini me ANDARTET GREKE ne varreza te perbashketa,se nje mut jane.
    Kane masakruar popullin shqiptar.
    Lavdi deshmoreve te vertete te Kombit,Kosoves Martyre,Shaban Polluzha,Preke Cali,Adem Jashari.

  • O Demo!
    Muti do tu ngelet gjithmone ne turi atyre qe poshterojne historine e vendit qe vete i perkasin!
    Keshtu bene edhe turkoshaket e shitur mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit, u munduan ti ndyjne emrin e ti bejne Shqipetaret vellezer ne barbarine qe u bene popujve te Ballkanit e me keq vete vendit ame. Ja arriten me shume Vemje Shqipfoles,por nuk munden ti bejne te gjithe, nen emrin e Tij Rilindasit tane ne periudhen me te ndritur te rizgjimit kombetar u bashkuan dhe bene te mundur ate pak qe kemi sot! Si keta renegate jeni dhe juve qe me Esad Pashen te parin palaco mbas Pavaresise e deri ne L2B kur Zogolli e la vendin ne balte si bir i nje kurve qe ishte, ata qe e moren ne dore u bene levat e pushtuesve dhe po te mos kishte dalur ajo force e re clirimtare qe udhehoqi luften heroike partizane me Enverin ne krye, fati i Shqiperise do te kishte qene akoma me keq, pra coptim!
    Sot historine duan ta ndryshojne keta renegatet e rinj pa dinjitet e pa atdhe nga Saliu, Meta e deri tek i fundit Rama!
    p.s. mos e ngaterro Kolosin Adem Jashari me plehra e bythshitur si Prek Cali,Xhafer Deva etj…
    Ai eshte Shqipetari i fundit i vertete i shekullit te kaluar, nje vigan,atdhetar qe nuk kurseu asgje per lirine e Shqipetareve te Kosoves!

  • E di që harxhoj kohën kot, por sa herë lexoj apo dëgjoj shifrat 28.000 dëshmorë dhe 70.000 partizanë, pyes veten:Po si nuk u lodhën njëherë xhanëm duke gënjyer. Lufta u bë, shqiptarë, sipas motiveve të tyre luftuan, dhe si gjithmonë në luftë edhe u vranë, ca me armikun dhe ca me njëri-tjetrin, për interesa ideologjike por mbas saj dhe të pushtetit. Po numri i pjesmarrësve dhe i të vrarëve, as ia shton e as ia ul vlerat asaj. Është motivi wë prevalon. Dhe motivi nuk është as i madh e as i vogël, është një. Luftë kundër okupatorit. Në të kundërt, kushdo që është interesuar për shifrat reale, që kanë lidhje ne luftën, është serioze t’u referohet shifrave dhe akteve historike zyrtare që disponon shteti. Dhe këto janë me shumicë në Arkivin e Shtetit, dhe jo në librat e Enver Hoxhës, që i shkruante dhe ia redaktonte gruaja sipas interesave të ditës, për mbajtjen dhe trashëgimin e pushtetit të tij, reminishenca, të cilat i gjejmë me shumicë dhe në shkrimin e mësipërm.

  • O Remo as ke per te kuptuar ndonjehere qe Shaban Polluzha,Preke Cali Adem Jashari jane i njejti gjak shqiptari qe kerkon drejtesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *