Dëshmori Vasil Trasha, piloti partizan

redaktor

Letër e nënshkruar

Robert Marko

 

Në këto festime të 70-vjetorit të çlirimit, doja të përkujtoja pilotin Vasil Trasha, që megjithëse djalë i ri nga Dishnica e Korçës, mori pjesë aktive në luftën e lavdishme. Vasili u rreshtua në radhët e batalionit “Hakmarrja” e më pas në Brigadën 4, deri në çlirimin e vendit. Nga fundi i 1945-ës së bashku me shokët Niko Hoxha, Babaçe Faiku, Peço Polena, Edip Ohëri etj, Vasili filloi studimet për pilot në shkollën e aviacionit në Jugosllavi. Më pas shkon për specializim të mëtejshëm në Harkov të Ukrainës. Mbas përfundimit të fluturimeve në shkurt 1951 kthehet në Shqipëri. Më 24 Prill 1951 Vasili së bashku me shokët Peço Polena, Thanas Gjiknuri dhe Babaçe Faiku fluturuan në aerodromin e Laprakës në Tiranë me aeroplanë Jak – 9P. Kjo ditë u quajt festa e aviacionit luftarak shqiptar.

Në fillim të 1954-ës së bashku me shokët shkojnë në Grozni (Çeçeni) për t’u specializuar në aeroplanin reaktiv Mig – 15 Biz. Ishte 1 Maji 1955 kur zhurma e aeroplanëve reaktivë dëgjohet mbi Tiranë. Në maj 1956 në hapësirën tonë fluturonin “Ballonat spiunë” në lartësinë 13.500 m. Komanda eprore urdhëroi asgjësimin e tyre. U kryen nga disa pilotë fluturime, por nuk po realizohej detyra. Vasili ngrihet në ajër me aeroplanin Mig-15 Biz dhe mbas një manovre e vë në shënjestër ballonin, hap zjarr dhe detyra u krye shkëlqyeshëm. Ishte 23 Mars 1958 kur në regjiment kryheshin fluturimet përfundimtare në kushte të vështira (natën në re). Vasili u ngrit në orën 22:35 për plotësimin e ushtrimit nr.195, por gjatë çpimit të reve 15 km nga aerodromi, në orën 23:05 u dëgjua një krisje e madhe, tym dhe flakë. Kjo ishte tragjedia dhe katastrofa e parë e aviacionit që i mori jetën pilotit Vasil Trasha.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *