Dëshpërakët e pushtetit të humbur

redaktor

Letër e nënshkruar,

Preng Pjetri

Të dëshpëruarit! Dëshpërimi është një virus që përshkon çdo qelizë të trupit. Madje edhe sistemin nervor dhe gjysmën e shqisave. Kur njeriun e zë dëshpërimi, duhet medoemos t’i qëndrosh larg, shumë larg. Ndryshe, dashje pa dashje do të zërë edhe ty i njëjti virus. Lypset që njerëzit e dëshpëruar të lihen në vetmi të plotë për çdo kohë. Ndofta në vetmi të dëshpëruarit rikuperohen në një farë mase. E pra, mos i bëni shoqëri të dëshpëruarve për pushtet, pasi do dëmtoni vetveten tuaj dhe sigurisht të dëshpëruarit nga humbja e pushtetit do ta humbin davanë fare! Lëreni të meditojnë ca kohë, me siguri do të ndërgjegjësohen për gabimet e fajet e tyre. Pastaj doemos do të kërkojnë ndjesë. Ndofta falje e ndofta do të largohen paqësisht nga skena politike. Jo nga dëshira e tyre, jo e jo. Por nga ndëshkimi krejt i natyrshëm që pa dyshim e meritojnë. Nëse do të mbështeten, sigurisht do të shndërrohen nga të dëshpëruar në përbindësha gjysmë robot. Po po, gjysmë robot, pa gjak dhe pa asnjë gram yndyre njerëzore. Bëhuni të vetëdijshëm, braktisni dëshpërakët e pushtetit të humbur. Jepuni kohën e nevojshme të reflektojnë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *