Nga Janusz Bugajski
Botuar në DITA
Hipokrizia e dukshme e udhëheqësve të BE-së në kritikat e tyre ndaj Shteteve të Bashkuara rëndohet edhe më fort nga dështimi i tyre për të zgjidhur konfliktet në rritje në Ballkan.
Pas nënshkrimit të një pakti trepalësh të sigurisë midis SHBA, Australisë dhe Britanisë së Madhe, zërat e “autonomisë strategjike europiane” po dëgjohen sërish në BE. Nën udhëheqjen e qeverisë së inatosur franceze, marrëveshja për nëndetëset e së cilës me Australinë u anullua, europianëve u thuhet se SHBA nuk është e besueshme. Ndërsa konfliktet në Ballkan po zgjerohen, BE -ja është e pafuqishme dhe do jetë sërish Amerika që do marrë rol thelbësor në zgjidhjen e tyre.
Sulmet franceze ndaj Shteteve të Bashkuara janë të rreme dhe hipokrite. Ndërsa fuqia ushtarake amerikane mban NATO-n të bashkuar dhe pengon çdo agresion ushtarak rus, përmes marrëveshjeve për energjinë, Gjermania komploton me Rusinë në kurriz të fqinjëve të saj në BE e Franca nëpërkëmb aleatët e vet të NATO-s përgjatë frontit lindor duke u përpjekur për marrëdhënie më të ngushta me Moskën.
Parisi është munduar ta tejkalojë veten që nga largimi i Mbretërisë së Bashkuar prej BE-së, por përpjekjet e Presidentit Emanuel Macron për të zëvendësuar kancelaren Angela Merkel si udhëheqës parësor i Europës janë hedhur poshtë gjerësisht si arrogante.
Nëse Franca do të marrë mbështetje në mesin e vendeve më proamerikane si Polonia, shtetet baltike dhe Rumania, atëherë asaj i duhet të tregojë se do të mbrojë aleatët e vet po aq vendosmërisht sa Shtetet e Bashkuara. Por kontributi i saj në mbrojtje për NATO-s është rrëgjuar nga Uashingtoni dhe Franca nuk ka arritur të japë 2% -in e PBB–së, të paracaktuar për shpenzimet e mbrojtjes.
Naiviteti francez ndaj Rusisë ishte i dukshëm qëkur Parisi donte që NATO të hiqte dorë nga operacionet e saj në fundin e Luftës së Ftohtë. Tani Macron e ka “diagnostikuar” Aleancën me “vdekje të trurit”. Për më tepër, Franca nuk e ka mbështetur zgjerimin e BE-së dhe vazhdon të kundërshtojë përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, siç është e qartë në mos-hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Një dokument i brendshëm i publikuar në prag të Samitit të 6 tetorit midis udhëheqësve të BE-së dhe atyre të Ballkanit arrin në përfundimin se anëtarësimi i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të garantohet, për shkak të frikës nga një reagimi politik në mesin e vendeve anëtare.
Putin përfiton drejtpërdrejtë nga propozimi i Francës që BE-ja duhet të rivlerësojë marrëdhënien e saj me SHBA-në. Kremlini i përdor shtetet e mëdha të BE-së kundër Uashingtonit dhe është besimplotë se Franca dhe Gjermania do të vazhdojnë të krijojnë telashe.
BE nuk arriti ta ndalojë bashkëpunimin e Berlinit me Rusinë për gazsjellësin Nord Stream II (Linja Veriore II), pavarësisht kundërshtimit të madh nga Europa Qendrorë. Gazsjellësi minon sigurinë energjetike të Europës dhe dobëson pavarësinë e saj politike.
Nëse Brukseli ndjek axhendën franceze për të kufizuar lidhjet me Uashingtonin, atëherë, stratigjikisht, ai do të kryejë vetëvrasje, pasi kështu do të ndihmojë forcat që kërkojnë të shpërbëjnë Unionin. Politikat e paqarta të kancelarit të ardhshëm të Gjermanisë sigurisht do të kthehen në teste të mëtejshme të kohezionit, harmonisë trans-atlantike.
Dështimi i ardhshëm i politikës së BE-së në Europë po shpaloset përgjatë kufirit Serbi-Kosovë, ku Presidenti Vuçiç po shfrytëzon mosmarrëveshjen për targat për të nxitur konflikt dhe për të kërcënuar me një luftë të re. Ndërkohë, udhëheqësit dhe diplomatët e BE-së bënë thirrjet e zakonshme për përmbajtje, të cilat të gjithë në Ballkan i mbajnë mend që nga vitet 1990 kur luftërat anti-civile patën shpërthyer.
Edhe pse një marrëveshje e përkohshme i dha fund bllokimit të kalimeve kufitare nga protestuesit serbë, BE duket se nuk është në gjendje të imponojë zgjidhjen e vetme të qëndrueshme: njohjen reciproke të targave të automjeteve. Padyshim, Shtetet e Bashkuara do të duhen për të shuar çfarëdo zjarri pasues.
Dështimi më i madh i BE-së në Ballkan është mungesa e dëshirës për të pranuar se Vuçiç po prodhon mosmarrëveshje me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën në rrugëtimin e tij për një mini-perandori të maskuar si “bota serbe”. Sa më pak rezistencë të hasë në Bruksel, aq më i guximshëm do të bëhet ai.
Me Gjermaninë të shpërqendruar nga negociatat për koalicionin (qeverisës), me mungesën e Britanisë së Madhe dhe me SHBA-në të përqendruar në një mori krizash globale dhe të brendshme, mosmarrëveshjet e Francës me Uashingtonin thjesht do të inkurajojnë ofensivën për Serbinë e Madhe.
Kur pretendojnë se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës mund të “normalizohen” pa njohjen dypalëshe ndërshtetërore, në fakt, udhëheqësit e BE-së i japin dorë Vuçiçit. Duke mos iu kundërvënë cenimit të pavarësisë së Malit të Zi nga Beogradi dhe duke mos kontribuar për forcimin e integritetit të Bosnje-Hercegovinës, padashje, Brukseli po përgatit terrenin për një shpërthim të ri rajonal.
Dhe ndërsa Vuçiç po koordinon politikën e tij rajonale – gjithnjë e më agresive – ngushtë me Kremlinin, udhëheqësit e BE-së duken të paaftë për të kuptuar se si një luftë e re ballkanike do ishte në dobi të axhendës neo-perandorake dhe anti-perëndimore të Moskës.

A e kuptojne shqiptaret ne cfare situate ndodhen. Prandaj duhet bashkepunim dhe Bashkim te shqiptarve sepse aleancat ndryshojne dhe Europa eshte Europa……..e ndyre qe gjithmone ka vepruar ne ndarjen e shqiptarve. Franca e Rusia mbeshtetje e madhe e Serbise.
Shqiptare bashkohuni , politikane mjafte vodhet se do humbasim cfare na dhane. Lexojeni me vemendje keto analiza te ben autori.
Absolutisht e vertete kjo qe thua!
Problemi eshte qe percarja ne kombin tone eshte e jashtezakonshme. Politikanet tane jane strumullari i kesaj percarjeje, pa harruar kuptohet nje mishmash besimesh fetare qe normalisht bejne politiken e atyre qe i financojne (shihni me fondet e kujt u ngriten kishat e xhamiat qe ta dini se kujt luge i fryjne prifterinjte e hoxhallaret).
Varferia e mbivendosur me arsimin anemik e te kthyer ne thjesht formalitet pa qellim (56% e nxenesve qe dalin nga shkollat tona klasifikohen si analfabet funksional) ben qe shqipet te sorrollaten si delet pa bari. E si pasoje skane alternative tjeter vecse te besojne e ti falen cdo fshatari te zbritur nga malet (vicidoli e cepani) e te armatosur me pushtet si te ishte mesia.
Ne vendin tone kane vdekur vlerat. Mediat jane drejt degradimit absolut. Imagjinoni ka arrit puna deri aty sa edhe profesionet me fisnike qe ka shpik njeriu, mjekun dhe arsimtarin, ne i kemi ndot aq shume me korrupsion e antihumanizem, sa eshte e veshtire ti besosh femijet shkollave e te semuret spitaleve.
Prinderit marrin vrapin e bejne vertikalen kur i zen halli per te ardhmen e femijeve te tyre duke u stermunduar si te gjejne mundesi ti shkollojne femijet jashte. E njejta ggje per familjaret kur qellojne te semuren e te duhet ti cosh po jashte Shqiperise per kurim.
I vetmi vend ne planet ku mjeket kerkojne zyrtarisht te legalizohet korrupsioni (me termin «bakshish»).
Ne kete situate sociale qe eshte Shqiperia eshte e veshtire te besh propagande kombetarizmi e patriotizmi! Gjendja eshte e tille qe eshte me kollaj ti besosh nje te huaji se vellait tend te gjakut. Mungesa e besimit te njeriu po e shkaterron kete komb njesoj si kanceri qelizat. Mashtrimi, korrupsioni, hajdutlliku qe ka perfshire ADN e cdo qelize te shoqerise sone eshte veshtire te luftohet.
Besoj se patriotizmi eshte e vetmja rruge per te dale nga kjo situate. Por duhet pune te bindesh njerezit. Ne fund te fundit patriotet jane njerez qe sakrifikojne nga vetja per kombin, atdheun. A mund te jete patriot nje njeri qe bertet kur luan kombetarja e shan serbet e greket ne forume gazetash, e pastaj sillet si padron me cdo «viktime» e qyqar qe rasti e sjell ta kete perballe (mendoni per policet, prokuroret, gjykatesit, punonjesit e administrates, policise, arsimit, shendetesise, e te gjitha bizneset qe mundesine e pasurimit e shohin nepermjet mashtrimit si fjala bie, tregtaret e naftes qe perziejne naften me nafte bruto te parafinuar e qe eshte prej arsyeve te perhapjes se semundjeve kancerogjene kaq shume ne zonat e populluara, apo ato ndertuesit e atyre pallateve qe moren ne qafe familje te tera kur ra termeti ne Durres etj etj).
Pra vella i dashur i gjakut, situata eshte absolutisht e deshperuar. Ne mund te dalim si komb nga kjo situate vetem me mendje te kthjellet, rikthim te vlerat, te arsimi, te ndershmeria.
Perndryshe eshte thjesht ceshtje kohe kur ketu te mos kete pasardhes te ilireve e arberve!
Hajt tungjatjeta!
Alibia e Januzit me Bashkim Europian nuk qendron. Hipokrizia dhe deshtimi perendimor ne Ballkan ka marken ‘Made in USA’ qe kete Ballkan e ka se paku nga 1999 e luftes ne Kosove, nje parcele eksperimentale ku ka eksperimentuar politikat e saj.
BE ashtu sikundër dhe USA për momentin kanë një mal me probleme kollaj të evidentueshme, përfshi këtu dhe pasojat e rënda të pandemisë, kështu që s’është çudi pse nuk po tregln interes për zgjerimin e mëtejshëm të saj.
Përkundrazi, oferta e bashkëpunimit me vende që kurrë nuk mundën të zhvillohen ekonomisht me forcat e veta, sidomos pas brexit-it dhe lojës së dyfishtë që luajnë politikanët korruptë të vendeve ish-anëtare të bllokut të lindjes, do krijonte probleme akoma më shqetësuese, pa dyshim, edhe skepticizëm e pakënaqësira ke vendet me ekonomi të fortë e të qëndrueshme.
Po t’i qëndrojmë këtyre argumenteve vetëkuptohet pak a shumë dhe “interesi” (koran, koran, sa më shumë koran) se pse shqippërtypsi me emër sllav i bashkohet dhe ai teorisë trushplarëse se “fajin e ka evropa” dhe jo politika e menderosur e kusarpolitikanëve të ballkarit perendimor.
Që bol(e)shevikët moskovitë dhe manivela e saj në ballkanin perendimor, me të cilën kryepinoku ynë shallvaregjerë ëndërron si zogolli të bëjë haleancë minishengore pa marrë pëlqimin e askujt prej shqiptarëve.
Për besë, përjashto këtu sojin e bythshiturve që morrën pjesë heshturazi në ceremoninë e prurjes në “atdhe” (a ka tradhtari atdhe???) të eshtrave të thërmuara të mut’that beut, askush nuk ka as arësyen më idiotdske të bëhet dikur vasal i tjetërkujt, e aq më pak i atyre që mbajnë akoma nën presion kosovën dhe vise të tëra veriore të banuara prej shqiptarëve autoktonë.
Beogradi po koordinon politiken e tij agresive ne Rajon, ngushte me Kremlinin – ben “zbulimin” e rradhes Bugacja !
Dhe perendimoret “i pergjigjen” ketij koordinimi Beograd-Kremlin duke detyruar Kosoven te rrije ne tryeza qesharake me keta qe kordinojne veprimet me Kremlinin, pa e detyruar kete tryeze me njohjen e Kosoves nga keta pra, Koordinuesit!!
Bugace, ik e futi nje klizme vehtes se je bere kapes nga oksipitali.
Lerini politikat e medha.Gjeja eshte e thjeshte.Shqiperi-Kosove nje.Ne se kreret antishqiptare nuk e duan kete zgjidhje ,eshte e kote, politike llafe shume.Parlamentet e te dy vendeve vendosin per kete zgjidhje.I treti prish pune.Ja sheshi ,ja mejdani,ja patriotizmi.Te tjerat jane hipokrizi qe ndihmojne armiqte e shqiptareve.Moment historik i shqiptareve.
Ne jemi te percare si asnjehere me pare qe nga Lidhja e Prizrenit (nje shekull egjysem me pare) I gjithe faji per kete gjendje eshte i politikaneve te te dy kraheve, dhe kjo percarje eshtre nxitur artificiaisht nga qeverisja e 30 vjeteve te fundit.
Ne keta 30 vjet Shqiperine e dane drejtuar politikane ( politikane u thenshin) politikane qe e kane politizuar polarizuar dhe percare vendin dhe popullin vetem per te mbeshtetur karrieren dheper te ushqyer egon e tyre per pushtet.
Shqiperise sot me shume se kurre i duhet nje bashkues i popullit e jo percares te tipit pardeysbardhe (Berishe, Meta, Nano, Rame e Bashe).
Me qe nje figure e BASHKUESIT nuk po del se dhe po te dale e eliminojne bandat politike , vetem SHBA mund te nxjerre Shqiperine nga kjo gjendje duke zbatuar me vendosmeri reformen ne drejtesi qe do te eliminonte POLITIKANET e korruptuar, gje qe do te pastronte kete klase politike te korruptuar qe prodhuan forcat antishqiptare ne keto 30 vjet.
Ne jemi te percare si asnjehere me pare qe nga Lidhja e Prizrenit (nje shekull egjysem me pare) I gjithe faji per kete gjendje eshte i politikaneve te te dy kraheve, dhe kjo percarje eshtre nxitur artificiaisht nga qeverisja e 30 vjeteve te fundit.
Ne keta 30 vjet Shqiperine e dane drejtuar politikane ( politikane u thenshin) politikane qe e kane politizuar polarizuar dhe percare vendin dhe popullin vetem per te mbeshtetur karrieren dheper te ushqyer egon e tyre per pushtet.
Shqiperise sot me shume se kurre i duhet nje bashkues i popullit e jo percares te tipit pardeysbardhe (Berishe, Meta, Nano, Rame e Bashe).
Me qe nje figure e BASHKUESIT nuk po del se dhe po te dale e eliminojne bandat politike , vetem SHBA mund te nxjerre Shqiperine nga kjo gjendje duke zbatuar me vendosmeri reformen ne drejtesi qe do te eliminonte POLITIKANET e korruptuar, gje qe do te pastronte kete klase politike te korruptuar qe prodhuan forcat antishqiptare te nxitura nga fqinjet arrmiqesorene keto 30 vjet.
Percarja te shqiptaret eshte shenderruar ne praktike.Antishqiptarizmi dhe urrejtja me e madhe nder shqiptare e ka burine ne Tirane.“Elita“ politike e shtetit shqiptare qe30 vjete qe punon per zhdukjen e ndjesise shqiptare ne Shqiperi dhe shpartallimin e shqiptareve ne Maqedoni dhe Kosove.Europa e ka verejte kete dobesi te shqiptareve dhe edhe po te beje dicka nuk eshte e sigurte me politikanet gjithnje me te dyshuar dhe korruptuar, te cilet edhe dirigjohen nga fqinjte…..
Serbia nga agresori eshte shenderruar ne viktime,ne luften e Kosoves.E gjithe kjo ka ardhe si rezulltat i politikes dhe propagandes serbe-ruse dhe gjumit dimeror qe i ka marre shqiptaret per shkak te percarjeve te ndryshme,qe kane marre permasa tragjike.Perhapja e urrejtjes dheshpifjet kundra UCK dhe drejtuesve te saje,nga politikanet me te larte (presidentja,kryeministri,ministrja e jashtme….)favorizon pa kufi serbine dhe armiqte e Kosoves.
Izraelitet sic e ka treguar historia,jane te zgjuar dhe te afte,ne cdo fushe,por bugajski,nga e njejta race duket qe nuk i ngjan aspak atyre.Vazhdon ta shese shume lire veten duke hedhur germat spas karadyzenit te koheve te vdekura.
Shkrimi as me shume dhe as me pak cfaqet me nje stil vulgar luftarak i gjithe i ngjajshem me propoganden e Hoxhes,kunder imperializmit dhe revizionizmit,ku tani bugajski me te njejtat arme te ndryshkuara sulmon Europen e bashkuar,kurse me Rusine kerkon te vazhdoje luften e ftohte si dikur,ne vend,qe ti meshojne gjuhes se bashkepunimit,vecanerisht me Europen dhe Rusine.
Dhe shembulli ekstrem,per kete eshte,superfuqia amerikane dhe europiane deshtoi per 20 vjet,karshi talibaneve te erresires se erret dhe injorances se thelle.
KY shkrim ndikon per keq..! Me pelqen komentuesi qe shkruan se shqiptaret duhen te jene te bashkuar, po ku te jene e kush ti bashkoje .?! Shqiptaret moren aratine se “ju prishen shtepine”..! Me hajdutin nuk lidhet bese se shume shpejt, do te shese..! Aman na lini rehat se u mplakem e s’kemi takat… Dua te theras “rrofte Shqiperia” , por ne krye jan “mavria”..! Jo vetem keta sot, por e ata qe ishin dje..! Te gjithe jane per ne… lere se s’kam nge..!
Zoti Bugajski,Serbia eshte nje shtet nacionalist,qe perkunder luftrave qe beri arriti te ruaj lntegritetin si kombe dhe bile nga shumekush trajtohet si viktime.Serbia financon ne boten serbe ne Serbska Republiken,ne Mal te Zi ne Kosoven veriore,ne Maqedoni,shqiperi…shqiperia 0 interes per shqiptaret jashte Shqiperis, 0 interes per kulturen shqiptare ne Shqiperi……Kina eshte superfuqi,shume shpejte do jete e para ne bote.