Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Vladimir Kosta, le të jetë me një mandat më pak PS-ja, sepse nuk ju bë “vollja”, sepse i ra hunda. deputetëve të tillë t’u hiqet mandati. Mandatin ta ka dhënë votuesi për ta përfaqësuar atë në subjektin që të ka votuar. Për çdo qejfmbetje të dalësh kundër vullnetit të votuesit, si deputeti Vladimir Kosta, është e papranueshme, sepse e bën politikën të pamoralshme, pa etikë. Politika pa etikë është e destinuar të dështojë. Në qoftë se brenda llojit, grupit të deputetëve ku bën pjesë ka “përplasje”, atëherë “luftën” bëje brenda llojit, nëse vota e grupit nuk të mbështet atëherë je i detyruar të tërhiqesh dhe jo të largohesh, duke lënë forcën politike për të cilën je votuar, me një votë më pak e duke fyer rëndë votuesin. Qëmoti, për të tilla veprime përdorej shprehja, “të hash bukën e turkut e të bësh duvanë e kaurit”. Përshëndetje DITA, Ymka, Pogradec.