Dështimi i PD, Selami: Rezultati jo befasues, shenjat dukeshin

Gazeta Dita

Themelues dhe Kryetar i Partisë Demokratike në vitet 1992-1995, Eduard Selami synon të rikthehet sërish në krye të PD-së pas dështimit të Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 qershorit.

I ftuar në “Top Story”, Selami u pyet nga Sokol Balla nëse a ishte i papritur ky rezultat i dobët i Partisë Demokratike.

E për kandidatin për kreun e PD, ky rezultat nuk ishte tërësisht i papritur. Këtë rezultat ai e lidh jo vetëm me situatat e fundit brenda partisë, por edhe me mos ndryshimin e mentalitet brenda PD-së, duke mos analizuar e ndryshuar çfarë nuk shkonte pas humbjes në vitin 2013.

“Shenjat dukeshin, kishte një qetësi që nuk më pëlqente. Në 2013-tën ne dolëm në opozitë dhe ne nuk e morëm mesazhin e popullit. Ishim një opozitë me kokën prapa”, u shpreh ish-kreu i PD dhe kandidati për këtë post në zgjedhjet e korrikut brenda PD-së, Eduard Selami.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *