Dështoi me Perisic, trajneri Mourinho kërkon Draxler nga PSG

Gazeta Dita

Manchester United është përfolur në lidhje me një lëvizje surprizë për anësorin e Paris Saint-Germain, Julian Draxler. United është sfilitur në përpjekjet e kësaj vere në kërkim të kroatit të Inter, Ivan Perisic dhe tani po kërkojnë të marrin në konsideratë opsione të tjera. Referuar tabloidit britanik “Mirror”, njëri prej atyre që tashmë ka pushtuar mendimet e trajnerit të “Djajve të Kuq” Jose Mourinho është pikërisht ylli i përfaqësueses së Gjermanisë, Julian Draxler.

PSG ka vendosur të lërë të lirë 23-vjeçarin, të largohet nga klubi këtë verë, në tentativën për të zvogëluar numrin e futbollistëve në kontigjent. Gatishmëria e tij thuhet se ka tërhequr vëmendjen e Mourinho, i cili është ende në kërkim të një futbollisti anësor, përpara skadimit të afatit të merkatos së verës, në fund të muajit gusht.

Draxler është njëri prej futbollistëve që mund të largohet nga PSG, pas investimeve gjigante të klubit parizien gjatë kësaj vere, që theu rekordin botëror me nënshkrimin e Neymar nga Barcelonë në shumën 222 milionë euro. Ndërkohë, ka ende mundësi që investimi i çmendur i PSG të vijojë me blerjen e Kylian Mbappe nga Monaco për 180 milionë euro plus 20 milionë në bonuse.

Në këto kushte klubi i PSG është tashmë në kërkim të dëshpëruar për të ulur numrin e futbollistëve dhe shpenzimeve në skuadër. Kështu, pas largimit të Blaise Matuidi te Juventus, tashmë mund të jetë radha e Draxler të transferohet te Manchester United, ndonëse gjermani u shpall futbollisti më i mirë i turneut në Kupën e Konfederatave këtë verë. Interesim në adresë të ish-futbollistit të Wolfsburg ka shfaqur veç Manchester Unitedh edhe Arsenal, Chelsea dhe Liverpool.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *