Dështoi në reforma, qeveria finlandeze jep dorëheqjen

Ornela
Pääministeri Juha Sipilä (kesk) antamassa eduskunnalle ilmoitusta ulko- ja turvallisuuspoliittisen sekä EU-toimintaympäristön muutoksista eduskunnassa Helsingissä 31. toukokuuta 2017. LEHTIKUVA / MIKKO STIG

Qeveria finlandeze ka dhënë dorëheqjen dhe shkak për këtë, siç shpjegoi kreu i grupit parlamentar të partisë së kryeministrit Juha Sipila, u bë vendimi i tij për t’u larguar nga posti pas dështimit të reformës shëndetësore.

Sipila ia paraqiti zyrtarisht këtë mëngjes Presidentit Sauli Niinisto letrën e dorëheqjes dhe ajo u pranua.

Por, kreu i shtetit i kërkoi ekzekutivit që të vazhdojë punën si kabinet i përkohshëm deri në caktimin e ministrave të rinj.

Vetë kryeministri sqaroi më vonë se kujdesi shëndetësor ka qenë një prej objektivave kryesore të qeverisë së tij dhe dështimi i kësaj nisme e ka zhgënjyer pamasë.

Dorëheqjen ai e përshkroi si një “vendim personal”.

Reforma në shëndetësi dhe shërbimet sociale synonte uljen e kostove në rritje, ndërkohë që popullata e vendit po plaket me shpejtësi, duke shkaktuar kështu kontraksione të mëdha financiare.

Por, shkurtimi i kostove të tilla përbën një pengesë madhore politike në vendin nordik, i cili ka pasur historikisht një sistem shëndetësor tejet të kushtueshëm.

Rrëzimi i qeverisë në Finlandë vjen vetëm një muaj përpara se vendi të mbajë zgjedhjet parlamentare.

Sipila, një ish-biznesmen që u kthye në milioner në fushën e IT-së, e kishte njoftuar që përpara se do të jepte dorëheqjen nëse reforma në shëndetësi dështonte.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Keto jane per tiu hedhur hi syve , njeresve , sepse mbas nje muaji do te mbahen zgjedhjet dhe , populli me siguri qe nuk do e votonte serisht . Nuk me duket ndonje gjetje per ta pasur zili .

  • Nuk eshte hy syve po pergjegjesi: je deshtuar , ik.
    Prandaj vendet skandinav jane aq perpara e jo si te na ku deshtaket riciklohen as vitam eternam

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *