Në vigjilje të Superkupës së Europës, në duel ndaj Manchester United, e planifikuar për të martën në mbrëmje në Shkup të Maqedonisë, trajneri Zinedine Zidane përgënjeshtron ofertën e aluduar të Real Madrid për Juventus, për të mbërritur te Dybala. 80-85 milionë euro plus kartonin e Kovacic. “Dybala është një futbollist i Juventus, ndërsa Kovacic është një futbollisti i Real. Nuk mund të bëjmë asgjë, nuk është as një ide”, deklaroi trajneri i Real Madrid për “Premium Sport”
Real, i cili në këtë merkato vere ka shitur James Rodriguez dhe Morata, është në gjueti të përforcimeve të rëndësishme. “Cila do të jetë goditja e madhe? Ka kohë deri më 31 gusht. Bale? Gjëja më e rëndësishme është që Gareth është në gjëndje të mirë fizike dhe është stërvitur me ne. Kanë kaluar 4 muaj nga dëmtimi dhe tani është rikthyer në formë. Cristiano Ronaldo? Më ka impresionuar. Ka të njëjtën formë që kishte në Cardiff, në finalen e Champions League. Fakti që është këtu me ne nënkupton shumë dhe është gati për të luajtur.
Të shohim nëse do të luajë nesër. Tani jemi të gjithë të përqëndruar te sfida ndaj Manchester United. Jemi gati dhe të dëshiruar për ta nisur. Është ndeshja e parë zyrtare dhe mezi presim. Kemi ende uri dhe nuk jemi të lodhur së fituari, unë nuk jam një gjeni por dua të fitoj”, vijoi Zidane.
Ndërkohë, sipas “Bernabeu Digital”, Mateo Kovacic ka qenë shumë pranë rikthimit te Inter. Sipas medias pranë klubit madrilen, klubi zikaltër kishte gjetur akordin me Real Madrid, për rikthimin e kroatit në Milano për shumën e 30 milionë euro. E madhe konkurenca e Los Blancos në mesfushë, aq sa ka gjetur konsensusin e të gjitha palëve për realizimin e transaksionit.
Por, performanca e Kovacic kundër Barcelonës gjatë ndeshjes miqësore të zhvilluar në turneun e realizuar në Amerikë, ka bërë që Florentino Perez dhe Zinedine Zidane të ndryshojnë ide, me bindjen për të besuar te ish-futbollisti zikaltër, për periudhën pas epokës së Modric.
