Raketa e prodhuar nga kompania “Astra Space Inc”, e cila ishte projektuar për t’u lëshuar, nuk ka arritur dot të shkojë drejt orbitës.
Prova u krye në stacionin hapësinor të Paqësorit, në Alaska ku raketa ra disa metra pasi u shkëput nga toka.
Ajo ishte rreth 11 metra e gjatë dhe u ngrit nga toka për rreth 30 sekonda përpara se të rikthehej sërish dhe të shpërthente më pas në flakë.
Ky ishte fluturimi i parë nga tre të planifikuara për t’u kryer në muajt e ardhshëm.
h.b/ dita
