Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deshtuar të shtunën me testin e Fierit për numërimin elektronik të votave për zgjedhjet e 23 qershorit. Prova e lajmëruar nga vetë kryetarja e Lefterie Lleshi gjatë një interviste për Top Channel nuk është realizuar, ndërsa është shkelur një tjetër afat, duke vënë nëe rrezik përdorimin e teknologjisë së re në këto zgjedhje.
Top Channel mëson se afati është shtyrë sërish për në muajin prill.
Ashtu siç ka shoqeruar te gjithe kete proces, mungesa e transparences, edhe ne kete rast Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bere publike arsyet e deshtimit te ketij afati.Te kontaktuar zyrtarisht permes Zyres se Shtypit ne KQZ, asnje nga zyrtaret e administrates se ketij institucioni nuk eshte pergjigjur per projektin qe shihet jo vetem si risia e ketyre zgjedhjeve, por edhe nga varet edhe fati i tyre.
Ndryshe nga sa ishte rene dakort gjate hartimit te ligjit zgjedhor, se teknologjia do te niste procedurat e perdorimit qe ne dhjetor te 2012, KQZ vendosi ta shtyje kete afat per ne fund te janarit te 2013. Por as ky afat nuk u respektua dhe per me teper as nuk u bene publike arsyet, duke bere qe te mberrihet ne fund te muajit mars asnje nga dy projektet teknologjike te mos jete gati.
Perveç numerimit elektronik, edhe projekti tjeter i teknologjise se re ai per verifikimin e zgjedhesve ne Tirane nuk ka njohur asnje zhvillim. Kontrata me kompanine qe administrata e KQZ negocioi per te kryer kete proces, qe nga burime prane KQZ mesohet te jete e njejta me ate numerimit ne Fier, nuk eshte nenshkruar ende.
Arsyet mbeten serish te pazbardhura nga administrate e institucionit me te larte zgjedhor. Shkelja e afateve te njepasnjeshme çon ne kufijte e deshtimit me dy projektet e medha pilote ne dy qarqe te medha, kjo pasi perdorimi i teknologjise parashikon edhe nje process te gjate trajnues per komisioneret qe do ta perdorin ate. Por me shume se sa kaq, deshtimi me teknologjine do te cenonte procesin zgjedhor ne dy qarqe te medha ne vend si Tirana dhe Fieri./TCH
Doemos duhet te vonohet edhe ca qe ose te mos realizohet ose edhe te krijohen variante qe vetem ai ” ishpifuri” i parashikon.
Mjere ne qe nuk kemi njerez te sakte qe te parandalojme cdo parashikim te tij dhe ta kunderveprojme.
OSBE po fle gjume se Sala i ka dhene bar miu.Mire Sal Palla njihet per te krijuar deshtime qe i leverdisin vetem atij , po Trupi Dipllomatik, eshte vetem per vakance ? Salen kur e takojne e pergezojne, pastaj keta tipa kur shkojne ne ndonje rrett te larget i bejne kritika Qeveris , paradokse dhe parodi pa fund . Numerimi Elektronik ne Fier e Tirane nuk do te behet sa eshte gjalle Doktori Pacient, eshte me sifiliz ne TRU.