Ish-presidenti i akuzuar për korrupsion i reziston arrestimit me armë, vritet një polic, 6 merren peng

Edona Llukacaj

Mbrëmjen e kaluar forcat e sigurisë kanë hyrë në shtëpinë e ish-presidentit të Kirgistanit, Almazbek Atambayev me një mandat për ta arrestuar.

Por operacioni ka dështuar pasi ish presidenti u mbrojt me armë nga mbështetësit e tij.

Në përleshje ka mbetur i vrarë një punonjës policie dhe janë marrë peng gjashtë të tjerë.

Ish-presidenti ka thënë se ata do të lirohen gjatë ditës së enjte.

Atambayev, që gjendet ende në ndërtesën e tij në kryeqytetin Bishkek, akuzohet për korrupsion, por ai mohon akuzat.

Atambayev pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht dhe të organizuara nga ish-aleati dhe pasardhësi i tij, Sooronbai Jeenbekov.

Parlamenti i shtetit aziatik i ka hequr imunitetin në muajin qershor.

e.ll./dita

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *