Dështon protesta e thirrur në Facebook nga mbështetësit e 2 imamëve Hysa e Balla

redaktor

Besimtarët myslimanë paralajmëruan protesta në mbështetje të 2 imamëve të vetëshpallur dhe 6 personave të tjerë të arrestuar, të dyshuar për terrorizëm dhe si organizatorë të rekrutimit dhe dërgimit në Siri të besimtarëve myslimanë për të luftuar. Por duket se thirrja ka mbetur anonime në rrjetin social Facebook, në faqen e hapur posaçërisht, sepse dje nuk u zhvillua asnjë protestë. Nuk pati tubim as në bulevard dhe as para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Të vetmit dje ishin familjarët e katër të dyshuarve që prisnin masat e sigurisë. Kurse Policia e Tiranës bëri të ditur se besimtarët myslimanë nuk kanë paraqitur asnjë kërkesë dhe si rezultat nuk kanë leje për zhvillimin e protestës. “Besimtarët nuk paraqitën kërkesë për protestë. Pavarësisht mos bërjes së kërkesës, kemi marrë masa për ruajtjen e objekteve”, bëri të ditur Policia e Tiranës. Një grup besimtarësh myslimanë hodhën të enjten thirrje për protesta në mbështetje të Genci (Abdurrahim) Ballës, i vetëshpallur Imam i Xhamisë te Unaza e Re dhe Bujar Hysës, i vetëshpallur Imam i Xhamisë së Mëzezit, të dy të paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, për të cilët Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”. Në burg u lanë edhe Zeqir Imeri dhe Fadil Muslumani (Dervishi). Ata sulmonin shtetin për arrestimet duke e cilësuar “shtet qafir” apo “shteti i tagutit” dhe kërkonin “lirimin e vëllezërve myslimanë”.

Share This Article
1 Comment
  • Po kuptohet qe nuk do ti mbeshteste asnje qe hesht shqiptar.. Ata jan nje pakic arabesh e jo shqiptar.aikini par fytyrat e tyre me mjekra nuk i ngjajn aspak races shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *