Presidenti / Dështon raundi i parë, Alibeaj: Qëndron mbi supet e mazhorancës

J L

Komisioni i Ligjeve u mblodh për të shqyrtuar kriteret kushtetuese pas paraqitjes së emrave. Sipas njoftimit nga drejtoria përkatëse e Kuvendit, deri dje nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për President të Republikës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e quan dështimin e raundit të parë të zgjedhjeve të Presidentit, si faj të Partisë Socialiste.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Alibeaj u shpreh se PS duhet të mbajë një qëndrim për faktin që ende nuk ka kandidatura.

“Unë dua t’ju bëj me dije se cili është qëndrimi i opozitës. Ditë më parë, na është bërë me dije. Ne presim një qëndrim nga mazhoranca, jeni ju për një proces i cili të mos shëndërrohet në një lojë të vogël para parlamentit, por të thotë po, kemi dëshirën për t’i dhënë shqiptarëve qytetarin e tyre të parë. Kjo do të jetë në sytë e publikut, ky dështim i këtij raundi të parë s’do doja të bëja provokim, po qëndron mbi supet tuaja. Mbani një qëndrim”, tha Alibeaj.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *