Përmes formulimeve të reja të dispozitave ligjore që parashikojnë vlerësimin e punonjësve të institucioneve në varësi të Ministrisë së Brendshme, është bërë e ditur se skema e mëparshme e parashikuar për vlerësimin ka hasur probleme, si dhe ka sjellë një barrë financiare të lartë, që ka ndikuar në vonesën e implementimit të procesit.
Sipas të dhënave të marra pranë Kuvendit, është përpiluar një pr.ligj i ri, i cili parashikon se procesi i vlerësimit nga 300 mln lekë, do të realizohet me 40 milionë lekë, duke i kursyer kështu buxhetit të shtetit 260 mln lekë.
Mekanizmi i parashikuar në ligjin ekzistues parashikon ngritjen e një serie organesh për vlerësimin kalimtar të punonjësve të institucioneve në varësi të Ministrisë së Brendshme. Sipas këtij modeli “ujëvarë”, vlerësimi kryhet në tri faza, ku në çdo fazë vlerësohen afërsisht 300, 3 000 dhe 9 000 punonjës. Numri i anëtarëve të komisioneve vlerësimit dhe sekretariateve teknike mbështetëse është parashikuar të jetë 30, 90 dhe 270.
“Kjo skemë ka disa avantazhe dhe disavantazhe. Nga njëra anë garanton pavarësi, paanshmëri dhe pronësi të procesit të vlerësimit nga vetë strukturat, ndërsa nga ana tjetër kërkon impenjim domethënës të burimeve materiale dhe atyre njerëzore.
Këto dy disavantazhe, pra fakti që kërkohet impenjim i konsiderueshëm i burimeve njerëzore të vetë strukturave, duke pasur parasysh se plot 240 punonjës të nivelit të lartë dhe të mesëm duhet të shkëputen nga detyrat e tyre funksionale dhe të kryejnë procesin e vlerësimit dhe sidomos aspekti financiar, ku sipas parashikimeve procesi i vlerësimit do të kushtojë rreth 300 milionë lekë ose rreth 3 milionë dollarë.
Në këto kushte, duke pasur parasysh se vetë elementi financiar ishte një nga arsyet që solli vonesa në implementimin e procesit, Ministria e Brendshme, pas një analize të thellë dhe shumëplanëshe propozon një mekanizëm të ri për vlerësimin, i cili mund të arrijë po të njëjtat objektiva, pra të pavarësisë, paanshmërisë dhe objektivitetit të procesit, me më pak kosto për buxhetin e shtetit”, thuhet në relacion.
Sipas parashikimeve të këtij projektligji, propozohen dy ndryshime thelbësore, pa prekur substancën e kritereve të vlerësimit apo të procedurës së ndjekur. Kriteret ngelen po ato, pra vlerësimi i figurës, i pasurisë dhe i profesionalizmit, siç ngelet po e njëjtë edhe procedura e vlerësimit.
Ndryshimi i parë thelbësor është që propozohet që punonjësit e SHÇBA-së të kalojnë të gjithë vlerësimin në fazën parë. Sot ligji në fuqi parashikon që vetëm 2 Drejtori i Përgjithshëm, Zëvendësdrejtori, drejtorët dhe shefat e sektorëve e kalonin vlerësimin në fazën e parë.
Vlerësimi i fazës së parë kryhet nga një komision i jashtëm me 15 anëtarë, i asistuar nga një sekretariat teknik me po 15 anëtarë.
Ndryshimi i dytë thelbësor qëndron në faktin se propozohet që të jetë SHÇBA-ja ajo që do të kryejë vlerësimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës në fazën e dytë dhe të tretë, pra punonjësit e nivelit të mesëm drejtues dhe të atyre të nivelit bazë.
Sipas relacionit të pr.ligjit, ndryshimet do të sjellin disa avantazhe:
Së pari, ka një impakt të ndjeshëm mbi buxhetin e parashikuar. Ngarkimi i SHÇBA-së me vlerësimin e punonjësve në fazën e dytë dhe të tretë, pra rreth 12 000 punonjës, i kursen buxhetit të shtetit rreth 260 milionë lekë, duke minimizuar kostot shtesë.
Së dyti, garanton të njëjtin të standard për të gjithë procesin. Duke pasur parasysh se vetë punonjësit e SHÇBA-s ë do t’i nënshtrohen të njëjtit proces në fazë të parë dhe i njëjti standard do të përcillet përgjatë gjithë procesit në fazat e tjera.
Së treti, garanton të njëjtën pavarësi dhe paanshmëri, sa kohë nuk ndryshojnë as kriteret as procedurat e vlerësimit.
Së katërti, shkurton kohën e vlerësimeve individuale, sa kohë një pjesë e madhe e informacioneve për punonjësit e Policisë apo Gardës gjenden në arkivat e vetë SHÇBA-s ë si organi i ngarkuar me monitorimin e punës së tyre dhe në veçanti me aspektet e integritetit, pa harruar rolin e vetë SHÇBA-së në proceset e pajisjes me certifikatë sigurie.
o.j/dita

Mos i mërzisni shokë se në fund të fundit paratë tuaja janë! Gëzoni dhe adhuroni liderin global!
Zotrinj te Dita-s,
Zoti Thano..
Vetingu ne Polici nuk mundet te Deshtoj…..sepse ende nuk ka filluar.
Sapo u zgjodh Kryetari i Vetingut Gjeneral Major Viktor Berdo, nje nga oficeret me serioz dhe me te pakorruptuar te Ushtrise Shqiptare.
Problemi i vertet, njekohesisht dhe i pist i ketij “Deshtimi” eshte fakti qe Ministri i brendeshem, gjeneral Brigade Lleshaj nuk ka shkuar asnjehere me Gjeneral Berdon…
Arsyeja e perplasjes ishte se Lleshaj ishte nje militant partie i flakte, militant i PDse Berishiste.
Minister Lleshaj, e ka te qarte se Gjeneral Berdo, nuk do ti kaloj asnje polic te korruptuar qe Lleshajt do ta promovoj.
Ndaj gjen rrugen e shkallmimit te ligjit dhe reformes me pretekstin e Kostove.
Kjo eshte nga gjerat me te turpeshme dhe te frikshme njekohesist qe po ndodh.
Ju te Gazetes Dita, ne cilesine e medias se vetme Realiste dhe te paaneshme ne Shqiperi, duhet ti shkoni deri ne fund kesaj historie TURPI dhe Shtet-shkaterrimi
Ministri Leshaj i kishte te gjitha mundesite ti vrente “demet ekonomike” qe ne dhjetor kur behet planifikimi i fondeve….por nuk i vuri re!!!!
Sapo u zgjodh ne Krye Gjeneral Viktor Berdo, nje nga njerzit me te ndershem ne kete vend, ky idhnak dhe dinak dhe Adhurues Kryeministrash, nxorri ason e “Demit ekonomik”.
Nje levizje Korruptive dhe teresisht Antireforme nuk po vihet re nga asnje nga MEDIAT e “Pavarura”…E Habitshme…
E habitshme qe nje levizje e tille, dukshem antireforme, kalohet kaq lehte…Ku dreqim po shkojme??
O ca behet ketu, keta planifikojne procedura “vleresimi” njelloj si planifikojne tenderat dhe koncesionet.
Dmth te vjedhin gjoja ne emer te luftes kunder krimit..
Hajde Teater hajde