Tenderi për zonën e lirë të Spitallës në një sipërfaqe prej 500 hektarësh për 99 vjet ka dështuar. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka njoftuar zyrtarisht dy kompanitë pjesëmarrëse, atë kineze dhe italiane se janë skualifikuar.
Në përgjigjen e dërguar Z. Zhou Xiaohe, Përfaqësues i Bashkimit të Përkohshëm të shoqërive “Zhejiang Haiteng Investment Co” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co, njoftohen se oferta e tyre është skualifikuar për shkak të mangësive të shumta në dokumentet teknike dhe paraqitje dokumentesh të panoterizuara (shih letrën në vijim).
Në letrën e drejtuar kompanisë “RENDur” 4 sh.p.k, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e njofton atë se nuk ka mos plotësuar asnjë nga pikat si kusht për kualifikim (shih letrën në vijim).
Tenderi ndërkombëtar për zhvillimin e zonës teknologjike të Spitallës në qarkun e Durrësit u hap në qershor të vitit të kaluar. Përmes tij, qeveria shpresonte të tërhiqte mbi 1 miliardë euro investime. Në fund të tetorit, vetëm dy kompani dorëzuan oferta.
E para ishte konsorciumi i përkohshëm i kompanive kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd”, oferta e të cilëve parashikon një vlerë investimi në shumën e 1.5 miliardë USD për 9 vite dhe synonte hapjen e 90 mijë vendeve pune.
E dyta ishte kompania italiane “RENDur4”, që nuk prezantoi një ofertë financiare.
Ka nje vit qe degjojme perrallat e Ahmetajt per zonen e lire te Spitalles, forcen e kompanise kineze, mijerat e vendeve te punes etj. Ne perfundim asgje e re nga Spitalla, e nga ana tjeter ministri ne fjale merr nje ministri tjeter per te implemntuar atje sukseset e ministrise se deritanishme….
mashtrimi normal shqiptarët në Spitale, me H. Sejdiu Argita Berisha, Lulzim Basha (Erion) Damir Fazlliç, i Ternit dhe të tjera veshje rreth energjisë