Autoritetet greke kanë shmangur një arratisje nga burgu i sigurisë së lartë në ishullin e Korfuzit.
Siç rrëfejnë ata vetë, plani për largimin e të paktën 25 të dënuarve me burgim të përjetshëm nga burgu më famëkeq në Greqi, është zbuluar fare rastësisht.
Sipas policisë së Korfuzit, ka qenë një kalimtar i rastit që po kalonte në rrugën jashtë burgut, i cili u tha gardianëve se qeni i tij kishte zbuluar një vrimë të vogël në rrugicën pranë dhe se nga nëntoka dëgjohej zhurmë gërmimi.
Pak çaste më vonë, qindra forca policore bllokuan zonën, ndërsa brenda godinës rojet zbuluan galerinë e nëndheshme prej 15 metrash, që të nxirrte në një pyll të vogël jashtë burgut.
Nën krevatet e të gjitha qelive të zonës “Z” të burgut u gjetën sasi të mëdha dheu, që të burgosurit e kishin depozituar për të mos e parë rojet. Në këtë zonë të burgut mbahen disa nga të dënuarit më të rrezikshëm të sistemit penitenciar të Greqisë, kryesisht të dënuar me burgim të përjetshëm, ose mbi 25 vite burg për krime të rënda-raporton TCH.
Koka e këtij plani dyshohet se është një i dënuar grek nga Larisa, ndërsa në listën e atyre që dyshohet se do të arratiseshin ndodhen grekë, disa shqiptarë, një turk dhe një sirian.
Policia thotë se, ata do të shfrytëzonin praninë e mijëra turistëve, që vizitojnë ishullin grek të Korfuzit për pushimet e verës, për t’u larguar nga ishulli pa u kapur prej policisë. Kjo është tentativa e dytë për arratisjen nga burgu i Korfuzit.
Edhe para 19 vitesh, 40 të dënuar shqiptarë ishin arratisur në të njëjtën mënyrë nga qelitë e tij, por që të gjithë u kapën brenda pak ditësh.
Burgu i Korfuzit konsiderohet si institucioni më famëkeq në Greqi. Ai është ndërtuar në vitet 1800 dhe shumica e qelive të tij ndodhen nën nivelin e detit, me lagështirë të lartë, mungesë ajrimi dhe kushte që konsiderohen çnjerëzore.
Ekspertë të organizmave ndërkombëtarë që e kanë vizituar atë, e krahasojnë me një ferr të vërtetë. Në këtë burg dërgohen kryesisht të dënuar për vepra të rënda penale. Midis tyre ndodhen edhe shumë shqiptarë.

Derisa jane te denuar per krime te renda ,ne ate ferr le te qendrojne.Mos duan ndonje hotel luksoze ata kriminela?
O agostin i agostos. Ca thua ca thua turp nuk kini qe i quani kriminel njerzit qe fute greku ne burge. Po kriminela jan ata qe i kan kam me 5 kg ashashe,kur gjysma e botes e ka te ligjshme
Po kriminelet futi regjimi komunist ne burge,kur gjysma e botes dhe mos me qe demokratike
A u rente samari o kafshe llacista qe u duken mafjoza te gjithe qe ven ne burge
Mos shikoni shume filma,dhe sidomos ate me kataninm po ku mi kosideron engjej greket dhe shqiptaret atje kriminela. A murte trute e kokes si ja u ka mare