Vizita dy ditore e Jonathan Moore nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret sa i përket situatës në KQZ. Gjatë një konference për shtyp që pati sot në Durrës, Moore u shpreh se mund të shkohet në zgjedhje edhe me këtë KQZ.
Në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri, Jonathan Moore drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në DASH deklaron nga Durrësi se SHBA do të monitorojë situatën para dhe pas zgjedhore. Ai paralajmëroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të mos plotësohet me tre anëtarët që mungojnë. “Më e mira pozitive do të ishte që KQZ të ishte e plotë”, vijoi Moore.
Në bashkinë e qytetit bregdetar, Moore u prit nga kryebashkiaku Vangjush Dako. Zyrtari i lartë i DASH tha se vjen përsëri në Durrës pas 20 vitesh, duke shtuar se për amerikanët pas kryeqytetit porti më i madh i vendit konsiderohet pasqyrë e zhvillimeve ekonomike në një vend.
Pas këtij takimi ai iu përgjigj interesit të mediave në lidhje me situatën parazgjedhore.
“Pata kënaqësi të vizitoja Durrësin, për tu njohur me projektet e bashkisë. Kam respekt të madh për kryetarët e bashkive, pasi përballen me problemet e njerëzve çdo ditë. Në takimin me kryebashkiakun Dako folëm edhe për zgjedhjet. I shpreha Dakos planet tona mbi zgjedhjet, mbi faktin që ato janë mjaft të rëndësishme”, tha Moor.
Zyrtari i lartë i DASH, Moor deklaroi më tej se SHBA do të monitorojë procesin parazgjedhor, ndërsa komentoi edhe situatën e krijuar në KQZ. Ai bëri apel që ajo të plotësohet, ndërsa shtoi se ka edhe institucione të tjera që mund të bëjnë vlerësimin e zgjedhjeve.
“Situata më pozitive do të ishte që KQZ të ishte plotë me 7 anëtarë, shpresojmë që kjo do të ndodhë, janë vetëm 4 anëtarë aktivë, kjo mund të zgjidhet shpejt, ose mund të mos zgjidhet. SHBA do i japin vëmendje të shtuar të gjithë procesit të zgjedhjeve, do monitorojmë edhe situatën parazgjedhore. Por dua të them se ka edhe institucione të tjera me rëndësi si Kolegji Zgjedhor, që mund të vlerësojë procesin e zgjedhjeve. Ne duam që votuesit të kenë besim te plotë tek institucionet që merren me menaxhimin e zgjedhjeve”, komentoi ai.
Te gjithe institucionet i komandon Berisha more, ska drejtesi ne kete vend sa te jet ai ne krye te shtetit.
Po ca eshte kjo mund te mos plotesohet KQZ jo po ta leme saliun vetem si ne parlament e si ne KQZ se ne gjykata vetem e vetem eshte ai..
Te rikthehet dhe nje here saliu si ne koherat e veta por tani nuk e ka xhaxhi enver po e ka vet, e bene diktature te shpallur me ligj dhe kjo do ishte kulmi ne shqiperi.
Nuk mund te shkohet ne zgjedhje me sali hajdutin me nje KQZ te tille, nuk eshte vetem problemi i zgjedhjeve po shqiperia do te bllokohet e per nja njezet vjete per ne cdo institucion. dhe ja pra qe nuk jane 3 ligjet.
Po nese nuk kemi nje KQZ normale ca vlere ka te bejme votime saliu do i masakroje te gjitha votat, mir PS qe preket po keto partit e vogla as voten e kandidateve nuk do ta gjejne dot.
bravo Arvizu ???!!!!
Kur Pushtetaret nuk degjojne edhe “Daullen” me te madhe ne bot, c’far te presesh ??//. vetem rremujen, qe e kane per zemer ata qe nuk ja duan te miren as vendit e as popullit. Daullet po bien, kush ka vesh ti degjoje e ta thot mendimin e tij vetem me vot me 23 Qershor 2013.Por kush e garanton voten?///??. Kemi pare me fytyre dhe e kemi degjuar me ze njeheresh Kryeministrin SALI tek sa thot:”JU VOTONI, UNE JA U NUMUROJ VOTAT”??//??…
Boll kaluan si kaluan 20 vjet, edhe domokratet e vertet u ka ardhur koha te luftojne per demokraci pa diktator ne krye. une kete e shpresoj. Vertet demokratet e vertet kane momentin ta thone te verteten dhe ta largojne neodiktatorin.
Kete duhet dhe do ta vertetoje 23 Qershori.
Ja lane ne tole Saliut. Si e nisi ta bitis. T’i dale per zot deri ne fund. Po ja mbajti tolia le te vere dore mbi zgjedhjet.
Opozita do ti lexoje dhe nxjerre rezultatin online nga te gjitha qjitha qendrat e numurimit ne Qarqe,si beri Top channel me votat e Bashkise se Tiranes ne 2011.
Le te mbaje Lefterine Saliu qe te shperndaje dhe grumbulloje bazen materiale.
Mund te mos plotesohet, sepse nuk terhiqet hajvani nga KQZ-ja, nuk heq dore ai nga shkelja e ligjit se eshgte mesuar ashtu gjithe kohen, eshte mesuar ta manipuloi rezultatin permes lolove te tij ne KQZ, por nuk ka per tia arritur…Rilindje
Berisha duhet ta kuptoj njeher e mire qe duhet te siguroje zgjedhj e te lira dhe demokratike….Nuk ka vjedhje qe e ndal fitoren e PS…….Sepse rezultati i fitores do te jete i thelle e i pamanipulueshem….Rilindje
Nuk ka pushtet te perhershem Berisha, ndaj lere te lire KQZ, se ajo nuk mund te te mbaje ty ne pushtet kur sovrani do te rrezoi me 23 Qershor
Duke mbajtur peng KQZ edhe pas thirrjeve te nderkombetareve per kompromis, Sali Berisha po tregon se eshte diktator dhe se nuk ka asnje deshire per ta integruar shqiperin ne BE, por ka vetem nje deshire…pushtet te perjetshem.
Ka vetem nje njeri qe e mbane peng KQZ dhe nuk lejon asnje zgjidhje te kesaj ceshtje, eshte kryeministri ne ikje i shqiperis Sali Beirhsa pengmarresi i cdo institucioni te pavarur.
Te gjtihe e dine qe KQZ-n e mbane perng Berisha per te manipuluar rezultatin e ndaj nuk eshte dakort per asnje lloj zgjidhje ai njeri…..Duhet nje KQZ e plote per te bere zgjedhje te lira, ne menyre qe mos kemi kontestime te rezultatit po nga vete Berisha kur ta shohe veten humbes me 24 Qershor.